Nëse Berisha, Meta, Rama, Elvis Naçi, Muhamet Sytari etj, shkojnë në parajsë, unë e kam vendin në ferr

10 Qershor 2020, 09:11Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Në ekran shihet një montazh fotografik me Erdoganin, Trumpin e Netaniahun, që të tre udhëheqës të rëndësishëm të botës. Janë që të tre me librat që besimtarët i quajnë të shenjtë. Erdogani me Kuranin, Trumpi me Biblën, Netaniahu me biblën hebraike, Tanakhun. Janë besimtarë këta? Edhe mundet. Unë nuk besoj, por nuk e përjashtoj që të jenë.

Nuk e përjashtoj që të jenë besimtarë në mënyrën e tyre. Sepse besimtarët kështu janë: janë besimtarë në mënyrën e tyre. Si beson njëri, nuk beson tjetri. Prandaj pra nuk kemi pse ta përjashtojmë që Trumpi, Erdogani e Netaniahu të besojnë në Zot. Nuk kemi pse ta përjashtojmë edhe që Muhamet Sytari të besojë në Zot.

Çfarë nuk bën vaki në këtë botë! Madje, nuk kemi pse ta përjashtojmë që Muhamet Sytari të jetë edhe shqiptar.

Me që ra fjala, Muhamet Sytari i kishte bërë këto ditë një homazh të ndjerë Mehmetit II, sulltanit që pushtoi Konstandinopojën, sulltanit që pushtoi edhe të gjitha viset ku sot banojnë shqiptarët.

Keni parë ju kështu? Do thotë ndonjëri: ok, ai është mysliman, është normale që ta bëjë këtë. Por jo, nuk është ashtu. Me këtë ai nuk bëri një gjë fetare. Bëri një gjë politike. Në këtë rast nuk është mysliman. Është turk. Ha bukën e shqiptarit e bën duanë e turkut. Apo është ndryshe, ha bukën e turkut e bën duanë e turkut?)

Po kthehem atje ku isha. Trumpi, Erdogani e Netaniahu mund të jenë besimtarë. Por prapëseprapë, Biblën, Kuranin e Tanakhun nuk i mbajnë në duar si besimtarë. I mbajnë në duar si politikanë.

Kush bën shoë me besimin, ai nuk e bën këtë në emër të besimit. E bën në emër të politikës.

Por problemi nuk është tek demagogjia e tyre aq sa është te dëmi që ata bëjnë me këtë sjellje.

Dhe dëmin ia bëjnë kulturës laike e shekullare në këtë botë. Laicizmi është një arritje e madhe e njerëzimit, që e ka burimin tek një frazë aksidentale, por fatlume, e Jezu Krishtit.

“Jepini Çezarit çfarë është e Çezarit dhe jepini Zotit çfarë është e Zotit”, u tha ai atyre që e pyesnin, nëse i duheshin paguar taksa sundimtarit.

Dhe prej kësaj fraze aksidentale buroi vlera e madhe e laicizmit, i cili me fjalë të varfra ka kuptimin që sundimtari ka punën e vet dhe Zoti ka të vetën.

Me fjalë të tjera akoma, që politika është një gjë e besimi është një gjë tjetër. Laicizmi është një vlerë, që e kanë përqafuar edhe shoqëri që nuk janë të krishtera. Mirëpo, një shoë si ky i Trumpit, Erdoganit e Netaniahut e kompromentojnë këtë vlerë.

Këtu në Tiranë ende nuk ka ardhur dita që ndonjë politikan të dalë në rrugë e sheshe me Bibël apo Kuran në dorë, por do të vijë edhe ajo ditë. Janë duke u përgatitur. Janë duke bërë nxemje. Rama nuk ka javë të mos u referohet profetëve të feve të ndryshme. Meta e Basha mezi presin të vijnë festat fetare që të bëjnë deklarata apo vizita nëpër faltore.

Ndërsa Berisha e ka kaluar fazën e nxemjes. Është gati për të filluar lojën. Në ditën e fiter bajramit, ai shkroi në facebook: “Ju bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve të udhëheqin me urdhër të të Gjithëfuqishmit lutjen e besimtareve dhe të mos i tradhëtojnë ata, si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të atij që kërkon të dalë në këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshem!”

Dhe pas tij, doli dhe Oriola Pampuri. “Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës. Sigurisht nëse ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do të ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfillini të pafetë.”

Sikur të kishte Zot, mua ma thotë mendja se të parët që ai do zgjidhte për në ferr do të ishin Trumpi, Erdogani, Netaniahu, dhe soji i tyre në Shqipëri.

Dhe si shkak Zoti do kishte, në mos tjetër, shoë-n që këta bëjnë në publik me besimin në Zot, përdorimin që këta i bëjnë emrit të tij.

Sepse nëse ka një Zot, dhe Ai preferon të marrë në parajsë Trumpin, Netaniahun, Erdoganin, Muhamet Sytarin, Elvis Naçin, Sali Berishën, Edi Ramën, Lul Bashën, Ilir Metën, atëherë unë po e prenotoj që tani vendin për në botën e përtejme.

Nëse parajsa është për këta, vendin tim po e zgjedh vetë. Ai është në ferr!.

7 komente në “Nëse Berisha, Meta, Rama, Elvis Naçi, Muhamet Sytari etj, shkojnë në parajsë, unë e kam vendin në ferr”

  1. Mos e ngacmo mutin se vine era says:

    ….Syrtari dhe Naci jane spermatozoid otoman islamqener te mbetur ne tokat arberore, skane lidhje me shqiptaret dhe po mbijetojne nga nje grup injorantesh qe imbajne me lek.

  2. Theatre and Drama says:

    sikur ta dija e do flisje per 567 vjetorin e Costantinopoles,hahaha…
    ne peovokacjen tjeter mos harro te na sqarosh pak ca ishte Byllis “grek” apo “shqiptar”,Sgarbi tha eshte “grek”,ti si thua?

  3. Studenti says:

    Ata si te shkojne ne Parajse si ne Ferr, nuk ndikojne kursesi per ty sepse ti e ke vendin vetem ne Fer e kerkund tjeter ,jo nga ligesite por nga idotesite!
    Sa per Ramen ore katunar i keq ti hashe m….sa je gjalle ,ju kafsheve qe kujtoni se Saliu u hoqi bishtin dhe jo evolucioni!Plehra si ty padyshim qe e kane vendin vetem ne ferr!
    Ti sot ke fatin e je moderator sepse fshati ka zbritur ne qytet se ndryshe ,soji yt hante sup me alkullore kur ishte student i vitit te pare o M..Nano!

  4. epo kjo pune says:

    drejt o Muco, sot llapin gjithe diten per tolerancen fetare por po deshmojne intolerance me ateizmin duke filluar nga kokat lart qe u mbeti ne goje bibla e kurani, se c’pune ka politikani te zgjedhe mes paleve… duhet te respektohen njesoj te gjitha ndjenjat, fetare lloj lloi apo jo fetare, ndryshe jane pallavra, mban era lincim tani sa dalin injorantet dhe marrin zemer nga kokat lart dhe pellasin per zot e allah dhe saken se del kunder … njesoj si dikur por invers. Ja keshtu po e percan popullin politika se ateistet jane shumice dhe do mbeten shumice por po diskriminohen keq nga politika. Rama e Basha e Berisha e Meta te shkojne privatisht ne keto kulte nese besojne (c’ne xhanem fetare te thekur apo e kane bere balte dhe kane zbuluar se te falen gjynahet ….) jo ne emer te shumices ateiste qe nuk eshte virtyt i asaj kohe por virtyt i njerezimit sepse te ben vertet te lira nga hipnozat dhe iluzionet. Po behemi gati te ikim ne planetin Mars, zgjojini nga gjumi ca tipa qe besojne ate qe deri dje thoshte toka ishte tepsie.

  5. informer says:

    Ky ka dhe emrin Mustafa. Imagjino cfare kontradikta ka ne vetvete nje qenie e tille. Me emer shume te nderuar mysliman (eshte edhe emer apo cilesi me te cilin thirrej Profeti), fillon e krijon probleme ne radhe te pare me veten e tij (tek e fundit ketu e kane zanafillen te gjitha problemet qe ai ka me besimet), pastaj me te gjithe te tjeret. Ndersa besimtaret jane teresisht racionale, gjykojne thjesht ate qe duket, nuk veshin rroben e atij qe vendos kush shkon ku (parajse apo ferr). Mustafa mos merr persiper me shume se cte mbajen kellqet, se keputesh ne gjunje, pastaj vete ne myqe. Mustafa duhet ta dish, qe sipas Islamit deri ne diten e Qametit dhe me pas te Gjykimit askush nuk e di se ku e ka vendin. Askush qe ka kaluar dhe do te kaloje mbi kete toke. Edhe ti.

  6. @autori says:

    Sot me dukesh me i vertete..

  7. Real says:

    More Muc idioti. Ku e veren se thenja e Jezusit: Jepini Cezarit cfare i takon Cezarit,dhe jepini Zotit cfare i takon Zotit eshte nje shprehje aksidentale. Pale don te besh interesantin duke komentuar fjalen e perendise. Pastaj se kush do shkoje ne parajse e kush ne ferr nuk eshte mendja jote e mykur qe duhet te beje vleresimin. Sepse kur erdhi per here te pare ne Shqiperi Nene Tereza viziten e pare ne vend e beri tek varri i diktatorit,qe i kishte sjelle andralla asaj vete dhe familjes se Saj ne Shqiperi. Prandaj mos u merr me kete teme se nuk je ti personi i duhur,jo vetem mendja jote mjerane,por e asnje njeriu ne kete bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje