Tenderi për drekën në nder të tij, reagon Pëllumb Pipero: Anullojeni, lekët të shkojnë për njerëzit në nevojë

10 Qershor 2020, 21:13Sociale TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas publikimit të lajmit se Bashkia e Skraparit kishte shpallur tender për organizimin e një dreke në nder të tij, ku do t’i jepej edhe titulli “Qytetar Nderi” i Skraparit.

Reagimi i Piperos:

Sapo dola nga studio televizive e EuroNeës Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe,por paska edhe “ca kusure”.

Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!
Me mirenjohje!
Pellumb Pipero

3 komente në “Tenderi për drekën në nder të tij, reagon Pëllumb Pipero: Anullojeni, lekët të shkojnë për njerëzit në nevojë”

  1. kulmaku says:

    Ja qe paska edhe skrapalinje te mire. O doktor Pellumbi,dreken haje dhe te befte mire se nuk pyesin ne Skrapar per dy dele dhe 10 litra raki.

  2. Eri says:

    Beni dallimin me deputere qe ndenjen ne shtepi dhe moren dhe rimbursimin e karburantit ne kohe pandemie.

  3. qytetar says:

    O zot cfare gaetarie ! Tenderi per dreke. !!!!!!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje