Ish deputetja e PD Orjola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama mashtron në lidhje me rindërtimin e Thumanës.
Pampuri vlerëson se Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne.
Më tej, Pampuri shprehet se Edi Rama di të bëjë vetëm shou propagandistik, që tregon edhe më shumë dyfytyrësinë e regjimit të tij.
Ia vlen te kujtojme se ish deputetja e PD Oriola Pampuri, gjate protestave te Astirit te Unaza, deklaroi se nje protestues ka vdekur prej dhunes se policise. Vetem disa minuta me vone, per fatin e mire i “vdekuri” qe shpalli Pampuri qetsoi familjaret permes mediave se ishte gjalle dhe s’kishte probleme.
Postimi i Pampurit:
Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit, vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara. Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne.
Ajo që Edi Rama di të bëje është show propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve.
Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.
??
KU jeton ti moj laraske pa bisht.Me cilet njerez do behej puna kur te gjithe ishin te karantinuar.KETU U MBYLLEN edhe bizneset e vogla private,kjo flet si e ama e Zeqos maje thanes