Blendi Fevziu pas shumë vitesh, është kujtuar të bëjë një emission për pasurinë e politikanëve kryesorë në Shqipëri.
Natyrisht, ai nuk ka bërë ndonjë investigim për paratë që ata mund të kenë fshehur, por thjesht ka raportuar deklaratat zyrtare të pasurive të tyre.
Pra, ka publikuar thjesht ato që ata kanë deklaruar.
Më poshtë po sjellim të plotë, raportin e publikuar nga Fevziu, për pasurinë e disa prej politikanëve kryesorë në vend.
Vila në Surrel dhe para në bankë, sa është pasuria e Edi Ramës?
Deklarimi fillestar i pasurisë së kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të trashëguar nga i ati.
Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj.
Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi. Ajo posedonte rreth 6 milion lekë në llogari bankare dhe 70 mije euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes. Në këtë kohë, Rama llogariste më pak se 1 milion lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milion lekësh, të deklaruara si të ardhura nga shitja e librit “Kurbani”.
Por ndërsa figuronte pronar me 50%, të një shtëpie banimi në Surrel, me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë lekë të reja, kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë lekë, kundrejt subjektit ndërtues të shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro.
E ndërsa llogaritë bankare dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe shpenzime, Kryeministri në vitin 2017 ka shitur apartamentin e privatizuar për një vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa duket se gjatë gjithë kësaj periudhe të ardhurat më të shumta i ka siguruar zonja Rama.
Duke u përpjekur të sjellim një përllogaritje të afërt, bazuar në çfarë çifti Rama ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë me përkatësisht 50% të shtëpisë në Surrel. Gjithashtu zonja Rama ka një llogari bankare që shkon në afërsisht 20 milionë lekë të reja, ndërsa kryeministri në 5 milionë lekë. Ata kanë ende edhe 22 mijë euro për të shlyer nga kredia që kanë marr në vitin 2013.
Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente
Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro, një apartament në kryeqytet, tokë me sipërfaqe 1200 metër dhe pjesë takuese nga apartamenti i privatizuar apo trashëguar. Çifti deklaron edhe një kredi prej 175 mijë euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.
Për çiftin Meta- Kryemadhi shihet një rritje e ndjeshme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve me sipërfaqe 1444 metër katrorë, të përfituar nga një kontratë me Agi Kons e vitit 2008, për caktimin në natyrë të pjesës takuese në tokën që ajo posedonte.
Nga shitja e 6 apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë me vlerë 155 mijë euro si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marr në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë euro llogarinë bankare.
Pasuria e Veliajt, sa është vlera e parave që ai deklaron në bankë
Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankare të cilat i posedonte së bashku me të shoqen në vlerën 50%. Është fjala për një llogari bankare në vlerën rreth 12 mijë euro dhe dy automjete me vlerë 29 mijë euro. Në vitin 2014 bashkëshortja realizon një kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë me vlerë 88. 641 euro, si palë në sipërmarrje me Agi-Kons shpk dhe ku pjesa takuese ishte 33%.
Në vitet që pasuan me ndryshimet dhe shpenzimet në jetën familjare të çiftit, duket se ajo që shtonte më shumë llogarinë bankare është bashkëshortja e Veliajt, Ajola.
Sipas një përllogaritjjej të përafërt, Veliaj posedon në llogaritë e tij bankare rreth 5 milion lekë, dërsa Ajola pak më shumë se 10 milionë. Në vitin 2015 ata kanë marr një kredi prej 6 milionë lekësh të reja, me afat deri në vitin 2030.
Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë deklarojnë fëmijët e tij?
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke. Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke.
Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron të ardhurat nga puna si notere, të cilat vlerën makismale e arrijnë në 2014, me një shifër prej në 4 milion e 700 mije lekë.
Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit, ka arritur të shtojë me afërsisht 1 milion lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare.
Pasuria e Bashës, unazë diamanti dhe gati një milionë euro kur hyri në politikë
Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përmendim banesën në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara siç ishte ora e dorës, servisi i porcelanit apo unaza e diamantit me vlerë 11 mijë euro.
Ndërkohë, Basha deklaronte edhe një kredi me principal 204 mijë euro, nga e cila kishte ende pa shlyer edhe 198 mijë euro.
Përgjatë viteve, veprimet në deklaratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta, ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën në Holandë për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.
Deri në vitin 2018, çifti Basha deklaron të ardhura të konsiderueshme kryesisht nga pagesa e zotit Basha në Kuvend dhe pagesa bashkëshortes së tij, Drejtore Programesh në EËCP. Megjithatë në deklaratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare apo lëvizje të tjera pasurish.
Albin Kurti 75 m2 shtepi…..
Vetem ne shqiperi ndodhin keto cudira, ku politikanet jane miliarderizuar me djersen e popullit te varfer.
Ne cdo shtet tjeter , keta jo vetem do ishin ne burg, por do i ishte konfiskuar e gjithe pasuria qe kane vjedhur.
Basha paska deklaruar dicka por Kryeministri qe ka qindra miljon euro ne vendet offshore nuk deklaron asgje.
Koke predha tall trapin me popullin,dhe nji budalla nuk i beson keto brockulla
Te beje ndonje emision per pasurite e gazetareve!
A deshem kapitalizem ? Po. Tani pse llapim kot . Ku i gjeti leket Basha per unaze 1 milion euro ? Po te gjithe e dime se u “zhdukun ” 230 milon euro nga rruga e Kombit . Ku u zhduken ? ne xhepat e Bashes dhe Saliut. Ose ka mundesi t’ja kte dhene XHo Mugoi i Tritan sheut ,kur zbuloi avinet me flori . A ju kujtohet ? E doni kryeministeAjde ta votojme. A i dimë kush janë ? Edhe i dime se cilet jane,edhe i i votojme me vite me radhe edhe si i votojme i marim neper goje , jo kriminel,jo hajdut . E c’fare i beri drejtesia Saliut, Bashes se vodhen 230 milion euro, se vrane 4 qytetare te pafajshem ? Po kush e A FAJIN ? Enveri,Enveri e ka fajin . Ai e ka fajin qe e mbushi vendin me uzina e kombinate ,me avion e tanke dhe keta i shiten si mallin e tyre . Fut pare ne xhep e “derdh” lot per popullin se po vdes per kafshaten e gojes. E kini pare Bashen e unazez me diamante si u qane hallin tregtareve qe nuk u vene bleres ? E degjuate Kryemadhin si vuan ,e nuk do qe ti vuajne femijet si kjo ? Ndaj ta mbyllim gojen se ky eshte kapitalizmi ,po tani e kane zbukuruar dhe e quajne demokraci. Qe do te thote : Fol.ti , fol se po te pjerdh njeri.
ESHTE 11.000 EURO JO 1.000.000 EURO O PYKE.
TE JESH BIZNESMEN DHE TE BEHESH MILJONER ESHTE NORMALE NE GJITH BOTEN POR…….
TE JESH POLITIKAN DHE TE BEHESH MILJARDER VETEM NE SHQIPERI NDODH…….
KY ESHTE NJE TMERR QE TREGON NIVELIN E ULET TE ATYRE QE I VOTOJNE……
POPULL DELE DHE DERRA……
keto jane turpet shqiptare qe i jep vend ne emision ne menyre fare te siperfaqeshme fevziu, pa bere nje emision ivestigativ sic do te duhet te beje nje gazetar ne keto raste.
por perse ta beje??? ai eshte nje legen lepires qe ne menyre te pamerituar ka bere edhe leket e pasurine e tij.
nga nje legen qe nuk dinte as te vishej dhe qe i shkonte pas femrave vetem se i shihte ndonje firme, si person i kompleksuar e akoma i pa mesuar me pasurine, sa here qe hap gojen, do te duket e te tregoje se ku ka udhetuar dhe ti duket sahati qe vendos, madje tani me apple, vendos ne te dy duart. pas pak do filloje te vendose edhe ne qafe a ne kycet e kembeve.
Plehrat shqiptare qe nuk kane idene se si sillet e cfare dmth te jesh borgjez e te jesh rritur me para.
Jevgu kur ka vaj, lyen edhe by… thote populli,
felliqesira qe do ti vjellin ketu, te mos behen merak
Z.Fevzo ,po salehun ,argitën, shkëdhenin e fevzo toptanin pse nuk i ke paraqitur,apo ju jeni bashkë grupi mos më prek,se ndryshe e pëson si i ndjeri konomi apo remzi hoxha që nuk ka një varr ku ta qajnë fëmijët e të afërmit.
Fevzo bën mirë që ju të mos shkruani për këto gjëra pasi pasuria jote bie era gjak ,për të mos thënë era m..
nga bythë lëpirja juaj më se 30 vjeçare
Me shume para gjate viteve ne politike ka bere cifti Rama.
Vlen per te thene se ne Shqiperei politikanet,deputet,prokuroret,gjykates,kryetar komune,drejtor,epror policore,doganier..,posedojne 5 miliarde euro te depozituar ne banka evropiane dhe boterore qe eshte pasuri e shtetit shqiptar!
gjynah te varfer qenkan duhet me i ndihmuar ne shqiptaret qe te rrin edhe nja 20 vjet ne poshtet keto fytyra se na duhen
O Loni…….c’ke o Loni….
Cili politkan ne vendin tone ka qene i pasur para se te behej i tille?
Politika eshte miniere ari,o Loniiiii….
Ndaj po behet amnistia,mjer kush fakir kapet me ndonje gje te vogel e e ha sa krahu ,kurse per VIP,Oligarke qe su dihet se si e kane vene pasurine ,me D se kam frike ta ze me goje,prostituc,kalime te paligjshme apo me privatizimet e kombinatit metalurgjik,apo me florinj,ka AMNISTI!Gjykoni o popull,,,,,,,,,,,Jemi miza para ketyre mbase edhe miza jo se miza fluturon e eshte e lire!
undefined