Cakaj në Sarajevë, takon Turković: Njohja e Kosovës, vendim i rëndësishëm për Ballkanin

16 Qershor 2020, 13:59Politika TEMA

 

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Sarajevë, zhvilloi një takim me Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković.

Fokusi i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së turizmit.

“Vlerësuam bashkërisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e ndërlidhjes, transportit, digjitalizimit dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të shtuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” -u shpreh Cakaj në një reagim në facebook.

Për më tepër, gjatë takimit theks i veçantë u vendos tek njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina, si një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Ndamë pikëpamjen e njejtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.” – përfundoi Kryediplomati Cakaj postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje