Rriten frikshëm shifrat në Shqipëri: Rekord i ri, 82 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

16 Qershor 2020, 10:49Sociale TEMA

Shënohet tjetër rekord të infektuarish nga Covid në Shqipëri.

Raportohet se 24 orët e fundit, janë infektuar 82 persona.

Prej ditësh tashmë po regjistrohen shifra të larta me Covid-19: 69 raste dje, dhe ditët e mëparshme 57, 48, 44, 31.

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar sot në studion e Wake Up tha se shifrat e larta të ditëve të fundit ishin të pritshme që në momentin që u vendos për hapjen e vendit.

“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim , kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen.

Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha ajo.

Por Rakacolli flet dhe për një neglizhencë dhe ulje të vigjilencës nga qytetarët:

“Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”.

Pyetjet se a po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës, Rakacolli iu përgjigj: “Do duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen që të flasim për diçka të tillë. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina”.

Deklarata e Ministrisë: 

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste positive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korcë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)

Testime totale                         21177

Raste pozitive                          1672

Raste të shëruara                      1064

Raste Aktive                            571

Humbje jete                              37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           271

Shkodër         86

Krujë           72

Durrës            33

Kamëz            30

Vlorë            28

Lushnje              12

Pukë                 11

Elbasan      8

Fier          6

Lezhë         3

Kukës           2

Tropojë             2

Mallakastër        2

Korçë                2

Berat                1

Ura Vajgurore   1

Gjirokastër      1

2 komente në “Rriten frikshëm shifrat në Shqipëri: Rekord i ri, 82 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit”

  1. luli says:

    Shteti me inspektoret e policise per zonen qe mbulojne te mbajne ne vezhgim gjithe personat qe jane pozitive me Covid-19
    Nqse nuk zbatojne karantinen ti gjobisi me gjoba qe ti dridhen kembet nqse kapet jashte deri ne burgosje
    Tek ne inspektoret e zones duke patur njohje me popullaten e zoned tregohen tolerant
    Shikoni rasti e ciftit ne Fushe Kruje qe megjithese pozitive shkojne ne pune. Kush jane keta plehra qe e konsiderojne veten mbi ligjin.
    Ne Gjermani kush del pozitiv. me Covud-19 dhe thyen karantinen denohet me dy vite burg. Nuk ka toletime.
    ndersa tek ne ec se ska problem.
    2- Duhet te vendoset me detyrim levizja me maske ne rruge , ne supermarkete,Rregullin e hyrjes me maske ne Shqiperi vetem sistemi bankar e perdor, kush nuk ka maske nuk hyn brenda per te marr sherbim.
    Ne njesite e tregtimit bile dhe tek dyqanet e bukes sherbimi kryhet jo sikur jemi ne pandemi por sikur nuk ka ndodh asgje. Ka shume persona te cilet jane maske dhe teshtijne si derrat duke mos u mbeshtetur tek berryli por tere sperkat qarkullojne dhe infektojne te tjeret brenda njesive te tregtimit.
    Si cdo qenie humane kudo ne bote qe vetem ndershkueshmeria e ndergjegjson edhe ketu tek ne kjo gje te behet.

  2. emigranti says:

    kjo ndoll sepse shqiptaret jane kokefort nuk zbatojne rregullat dalin ne protesta te udhehequra nga budallenjte demokrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje