FOTOT: "Zonja e Parë" e Ukrainës shtrohet në spital prej koronavirusit

17 Qershor 2020, 10:33Bota TEMA
FOTOT: "Zonja e Parë" e Ukrainës shtrohet në spital

lena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila disa ditë më parë ka rezultuar pozitive me koronavirus, është shtruar në spital.

Raportohet se ajo është diagnostikuar edhe me pneumoni në të dy anët e mushkërive.

Lajmi u bë i ditur nga zyra presidenciale, e cila thotë se gjendja e 42-vjeçares është e qëndrueshme, megjithëse diagnoza është pneumoni bilaterale me ashpërsi të moderuar.

“Bashkëshortja e presidentit është në izolim, nën mbikëqyrje mjekësore, ndërkohë që presidenti dhe fëmijët e çiftit kanë rezultuar negativ ndaj virusit. 

Pra, ajo nuk ka nevojë për ndihmë me oksigjen, pasi gjendja është e qëndrueshme”,– tha zyra e presidentit në një deklaratë publike.

Ukraina vendosi karantinën në muajin mars, duke parandaluar një përhapje masive të koronavirusit.

Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar që restorantet, palestrat dhe transporti publik të operojnë normalisht.

Ukraina që nga fillimi i pandemisë së koronavirusi ka regjistruar më shumë se 30 000  të infektuar prej të cilëve 900 persona kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje