"Lufta", Kina: Nuk dëshirojmë më përplasje me Indinë

17 Qershor 2020, 11:13Bota TEMA

Kina theksoi sot se shpresonte për një qetësim të situatës me Indinë, pas një incidenti që përballi të hënën dy gjigantët aziatikë në kufirin e tyre të diskutuar të Himalajave.

“Nuk dëshirojmë të kemi përplasje të tjera me Indinë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Zhao Lijian.

Zhao i kërkoi Indisë të shmangë gjestet provokuese që mund të përkeqësonin situatën.

“Tre ushtarë indianë humbën jetën pas një përballjeje me ushtrinë kineze në kufirin e diskutuar në Ladakh, burim tensionesh ushtarake që prej muajit maj mes dy gjigantëve aziatikë”, njoftoi dje ushtria indiane.

“Gjatë procesit të uljes së tensioneve të vazhdueshme në luginën e Galwanit, një përballje e dhunshme ndodhi natën e kaluar dhe ka shkaktuar viktima. Një oficer dhe dy ushtarë humbën jetën nga krahu indian në këtë përballje”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë indiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje