Raporti Global i Paqes: Ja sa na kushton dhuna çdo vit

17 Qershor 2020, 15:49Ekonomia TEMA

Kosto e dhunës në ekonominë shqiptare është sa 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, vlerëson instituti për ekonomi dhe paqe me qendër në Sidney, në Indeksin Global të Paqes 2020.

Sipas raportit, dhuna dhe konfliktet i shkaktojnë një humbje prej rreth $1370 për frymë, të shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPP), çdo shqiptari. Kosto ekonomike e dhunës në vendin tonë për 2019-ën vlerësohet në $2.2 miliard, në PPP, ndërsa impakti i dhunës, po në PPP, fiksohet në rreth $4 miliardë, thotë raporti.

Sa i përket kostos së dhunës në ekonomi Shqipëria renditet në vendin e 82-të në botë, më keq se vende si Irani apo India. Shqipëria ka bërë hapa prapa në tërësi sa i përket paqes dhe sigurisë. Sipas Indeksit për Paqen Globale 2020 vendi ynë renditet në pozicionin e 55-të, nga pozicioni i 57-të që mbante një vit më parë.

Shqipëria le pas Greqinë, Bosnje-Hercegovinën Maqedoninë e Veriut, Malin e  Zi dhe Kosovën, ndër vendet e rajonit, por jo Serbinë, e cila renditet më mirë se ne.

Në Europë vendi ynë lë pas edhe shtete si Franca, Turqia apo Qipro. Indeksi, merr në studim 163 shtete.Indeksi i përgjithshëm merr në analizë indikatorë si konfliktet e brendshme dhe ato të jashtme, siguria, dominimi ushtarak, etj. Në nivel global, Islanda është vendi më paqësor në botë, ndërsa Afganistani mban vendin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje