Integrimi, Rama: Gati të ulem me Metën në çdo kohë, por jo për një datë zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare

18 Qershor 2020, 13:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh se përsa i përket integrimit është gati që të takohet me Ilir Metën, por jo për vendosjen e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare.

“Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar presidentin këto ditë? Jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e këshillit të integrimit dhe unë do të jem në cdo pikë ku është e nevojshme prania ime, presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri.

Patjetër në cdo rast kur është e nevojshme për t’u ulur do të ulemi dhe kur presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam gati të ulem”– tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje