Më të varfrit e Europës: Shqipëria sërish me konsumin dhe të ardhurat më të ulëta për frymë në 2019-n

18 Qershor 2020, 17:45Ekonomia TEMA

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

 BE, më e varfra është Bullgaria

Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së.

4 komente në “Më të varfrit e Europës: Shqipëria sërish me konsumin dhe të ardhurat më të ulëta për frymë në 2019-n”

  1. Zigur Qarri says:

    Jemi shumë te varfer,i tha fshatari kryeqolit supermashtrues te ridhjerjes.Fol per vete i tha kryekaqoli fshatarit.Edhe familja ime
    te keputur jemi,më keq se më parë.Kush te ka mesuar te flasesh keshtu,Sali Berisha?Jo jo i tha fshatari,ti je Kryeministri parë qe
    shkel ne Fshatin tone.Degjo ketu i tha Ramuti,statistikat flasin ndryshe,qe mireqenia eshte rritur ne Shqiperi,dhe mos ndigjo se
    çe thot shqupi.Ashtu eshte Zoti Kryeminister,me shqopa ndezim zjarrin qe gatuajm,na e kan prere korentin se nuk kemi Leke ta
    paguajm.

  2. taksapaguesi says:

    Por cuditrisht jane njerezit qe shpenzojne me shume per turizem jashte Shqiperise gati 1 miliard a gjysem euro ne vit.

  3. ERTV says:

    Bravooo ! ?
    Ky po është artikull për ERTV.
    Me këtë lajm duhet të rrij gjithë ditën ERTV në titrat.
    Të trumbetoj këtë “sukses” të qeverisë….
    Këta po ja dalin më së miri ta mbajnë vendit në fund. (Jo se ishim ne fillim, por prit prit me monopolizimet dhe oligopolizimet me duar në thes në paret publike dhe pasuritë e vendit).

  4. God Bless you! says:

    Ky është “suksesi” më i madh i Rilindjes.
    Pjesë e strategjisë të ikin sa më shumë.
    Se problemi i papunësisë në vend do jetë më i vogël .
    Rezistenca po ashtu se zvogëlohet numri i të pakënaqurve.
    Si dhe pretendohet se këta që ikin do të kthejnë pas remitanca dhe kapitale, dhe në afat mesëm dhe gjatë ndoshta dhe investime dhe kontribute në GDP.
    Kjo është strategjia e Rilindjes, për fat të keq në të njëjtën linjë dhe opozita. (Se keshtu ju intereson dhe atyre).
    Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që ishin fillesat e konsolidimit të Shqiptarëve .
    Sot kemi Rilindjen e Shkatërimit (fillesat e shpërbërjes)
    Dhe nqs Saliu, Edi, Iliri dhe LUL (holandezi). Do mbahen mend si shkatërruesit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje