Rama ironizon Gjuzin në Kuvend: Të hongsha shamin që ke në xhep, veç mustaqet nuk t'i ndryshojmë dot. I vetmi mbret që bërtet

18 Qershor 2020, 11:53Politika TEMA

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar edhe me të qeshura nga përplasja që ka pasur kryeministri Edi Rama me deputetët e opozitës së re.

Teksa ka dalë në foltoren e Kuvendit, shefi i qeverisë është ndërprerë disa herë nga deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka përdorur tone të larta.

Rama ka zgjedhur ta ironizojë duke e konsideruar si mbret.

“Të hongsha shamin që ke në xhep, veç mustaqet nuk t’i ndryshojmë dot. I vetmi mbret që bërtet”, tha ndër të tjera Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje