Nga Mustafa Nano
Ja një histori që e dëgjova në programin e televizionit News 24 “Jeta pa filtër”. Një vajzë 18 vjeçe fejohet. Fejohet me nipin e burrit të tezes. Është tezja që bën shkesin. Sepse ajo donte ta shihte mbesën në një lidhje me një djalë për së mbari. Dhe mes të dyjave bëhet kjo bisedë. -“Të pëlqen nipi i burrit tim, filan fisteku?”- “Po, më pëlqen.” -“Si thua për një lidhje serioze me të? Ia vlen.” -“Ashtu mendoj dhe unë.” -“Po ti je e virgjër? Se ai të do të virgjër.” -“Jo, nuk jam.” -“Po si t’ia bëjmë?” -“Nuk di ç’të them.” -“Duhet të shkosh të qepesh te gjinekologu.” -“Ok, që nesër.”
Shkon, dhe atje gjen vajza të tjera që kishin të njëjtin hall. Donin të qepeshin. Ju e dini ç’është qepja, apo jo? Qepja është procesi i rekuperimit të cipës së virgjërisë. Kështu e kemi quajtur ne prej kohësh që nuk mbahen mend: cipa e virgjërisë. Do të ishte një emërtim i bukur, nëse virgjërisë së vajzave nuk do t’i jepnim simbolikën morale që ne i japim. Mirëpo, ne ia japim virgjërisë së gruas këtë simbolikë morale. Dhe kështu, me mënyrën se si e kemi pagëzuar, ne e kemi shndërruar në një nëmë, në një mallkim. I kemi dhënë një ngarkesë morale të jashtëzakonshme një membrane, që është një pjesë e trupit, që në të vërtetë duhet të ketë ngarkesë morale po aq sa një puçërr, sa menisku i gjurit, apo mukoza e hundës, apo llapa e veshit, apo një dhemb i qumështit, apo një dhemballë e pjekurisë.
Po thoja që qepja është një ndërhyrje kirugjikale për ta ripërftuar cipën e famshme. Merren mbetjet e cipës që janë ende në vaginë dhe qepen, qepen literalisht, bashkohen me njëra tjetrën. E kështu, në rast se vajza kryen një akt seksual, cipa do të shqepet sërish, për pasojë do të ketë hemoragji. Është kjo që duan të shohin një pjesë djemsh shqiptarë. Kur shohin gjak në shtrat, ia bëjnë me vete: Bingo! Dhe e quajnë veten me fat. E quajnë veten të zgjuar.
Djem të tillë vetëm të zgjuar nuk janë. Sipas meje, nuk janë në rregull, nuk mbushin mirë. Dua të bëj një diskutim me këta djem. Dhe po u drejtohem atyre: “Ju kërkoni një vajzë të virgjër, dmth një vajzë që të mos ketë shkuar me asnjë djalë, dmth ju doni që të jeni djali i parë i saj, dhe i vetëm. Kështu? Epo dijeni që kjo është e pamundur. Çdo vajzë ka pasur gjithnjë një djalë, me të cilin ka shkuar të paktën mendërisht. E ka pasur një djalë, për të cilin ka fantazuar. Sepse më e para gjë që një vajzë do, që nga momenti që kupton se kush është vetë e çfarë është kjo botë, është: të dojë e të duhet. Nuk është se do që të ketë një cipë virgjërie, apo të ketë një burrë. Jo, do të dojë dikë e të duhet nga dikush.”
Kjo është njëra anë. Ka edhe një anë tjetër. Ju djem që kërkoni vajza të virgjëra, a jeni vetë të virgjër? Nëse po, atëherë e ka një logjikë që ju të kërkoni një vajzë gjithashtu të virgjër. Dhe unë ju heq kapelen. Jo që jeni të virgjër. Por që jeni koherentë. E që respektoni rregullin e artë, që e kanë të gjitha filozofitë, kulturat e fetë e moçme, i cili thotë: “mos kërkoni nga tjetri atë që vetë nuk jeni në gjendje t’ia jepni”. Për këtë, përsëris, ju heq kapelen. Por kjo nuk ju bën djem të mirë apo të mençur. Jo, kjo nuk ka lidhje.
Ama kur ju vetë nuk jeni të virgjër, ju duhet ta qepni gojën. Dhe duhet ta dini se gjithçka që meritoni është një vajzë e qepur, jo një vajzë e virgjër. Jo sepse me këtë do t’ju bjerë një fat i keq. Jo, jo, një vajzë e qepur mund të jetë një vajzë e shkëlqyer. Por sepse ju vetë, po ta dinit se keni marrë një vajzë të qepur, do vuanit si qen. Kjo do të ishte drama e jetës suaj.
Rrofshin vajzat e qepura! Sepse vetëm ato ju tallin ashtu siç e keni hak: duke ju dhënë atë që nuk e kanë, e që nuk ka pse ta kenë: cipën budallaqe që ju e quani cipën e virgjërisë. Edhe njëherë: rrofshin vajzat e qepura!
TANI DO MATROHEMI ME BYTHE VRIME ZGJERUAR SI TY .
LERI VAJZAT NE PUNEN E TYRE SHIKO ZOGUN E TIRANES BARDHEN E PD KE PLOTE.
Bravo
Bravo, se shqepja e burrit me kurore nuk konsiston vetem ne aktin seksual por edhe dhunen qe ai mund te ushtroje,, pasi ka radte qe e shqep mire ne dru. Pra kemi shqepje te dyfishte.
Shkrim i mire, po ti Muci qe hiqesh si burre parimor, sa femrave u ke dhene dru, qofte edhe verbalisht?
Lereni Muqin…ai nuk i do te virgjera haha…ai i do te zhbilluara haha
Ne fakt ma mire e zhbilluar se e qepuer ?
Nuk na the asgje për 365 miljon eurot që i gjetën taçit(berishës) në Malajzi ???
Apo më mirë meru me brimat se nuk ka asnjë rrezik si thashethem që nuk prek asnjeri.
Shkoni edhe ju zotërinj gazetarë,analist,oportunistë,rrogëtarë,pelivanë mashtrues,
“qepeni” dinjitetin tuaj njerëzor dhe profesional që e keni të çpuar dhe grisur nga çdo drejtim.
Askush nuk përgjigjet dhe nuk kam asnjë iluzion se do prekni ju argumentin qe prish pune rrogës.
Kur ka meshkuj te mbaruar qe martohen me keto gopshqyerat , biznesi vazhdon mjaft te shikosh tv shqiptare dhe e kupton sa VLERA ka nje e virgjer.VAJZA RUANI TRUPIN DHE JETEN TUAJ SE DO PENDOHENI.
…keto mund te jene femra si gjini por sjane femra ne karakter.
Menjifjal,then trç shqip ky Muçi po thrtet “rrofshin pidhnat e qim”!
Haaa..
Shif kur t dali Sala n miting tu gerthit “pidhi qe s qihet s osht demokrate”
Kurse Nard Noka tha “pidhi i qep esht pidh i qim,po i paqepi?.
Natyrisht i paqim”!
Jo te na pyesesh ne per ty Nano,qe po se po,por dhe ti te pyesesh veten,del qe Mustafa Nano eshte i qepur,jo nje here por disa here(pra e ka dredhur paturpesisht disa here ku injoranca alabake nga nje province e thelle, ka qene perzjere me interesin,duke marre poza fare te pjerdhura heroike).
Por ngushellohu sadopak Nano, se shumica ketej nga ne e ka ne gen qepjen,bile dhe shume nga kjo shumice,ku nxjerrin koken ´´intelektuale sojsez´´,e kane per mburrje karakurverine dhe refuzojne ´´krenarisht´´ dhe qepjen.
Duke te pare nga nje pozicion i ftohte,Nano te keshilloj ne menyre njerzore,qe do ish mire qe te besh elektricistin,mbas kesaj do te filloje ta shikoje
qete veten,pasi dhe ekonomine vetjake,besoj e ke siguruar mire nga pelivanlleqet ´´gazetareske´´.
Edhe ushwimi i parapergatit haet.
A haet mishi pa u gatu?
Veç kafsha e ha pa pergatitje gatimi.
Edhe pidhi osht me i omel i parapuni sesa i mblu me lèvozhg …
Ky perfundimisht ka pjerdhur e demostron veten ne cdo shkrim qe ben Kripe Nano kripe
Arsyetim i ceket dhe mburravec, pasi pretendon qe ka dhene nje zgjidhje. Muci flet e jep keshilla nga nje pozicion me “i larte” , sikur perpara ka dy personazhe budallenj e te pashkolle, njeri mashkull e tjetra femer. Per te ilustruar mendimin po i bej autorit nje propozim; botoje kete artikull ne nje gazete angleze, qe te kuptosh aspektin qesharak te saj. Edhe andej ndonjera qepet akoma, por njerezit nuk pranojne nje trajtim te tille te ceket nga askush.
Mustafa Nano ka lidhje te ngushta emocjonale me vaginen !!
Ky ala kujton se asht rilindas i akademise se seksologjise Shqiptare.
Imagjinoni Nanon ne sheshin Skenderbej, duke pare vajzat e reja me nje shikim prej filozofi, ne pantallona te grisura nder shale !!