Negociatat, Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin Zef Mazi: Politika duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve

22 Qershor 2020, 13:26Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me Ambasadorin Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndan edhe fotot të takimit, Meta thotë se mes tyre ka qenë një diskutim i hapur e konstruktiv për perspektiven e çeljes së negociatave të vendit tonë.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.”-shkruan Meta. (TemA)

2 komente në “Negociatat, Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin Zef Mazi: Politika duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve”

  1. Eri says:

    Like Pordha eshte nen hyqmin e greqise dhe janullatosit.

  2. Ziko Qeparoi says:

    Prit kur Mazin ta prese edhe Ver Llapa. une pres, ti pret, ai pret. Ne nuk presim, ikim vete ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje