Sherri me Halit Valterin në Kuvend, Ralf Gjoni tregon çfarë ndodhi: Ishte keqkuptim, u sqarova me Murrizin

25 Qershor 2020, 18:06Politika TEMA

Deputeti Ralf Gjoni ka sqaruar sherrin me Halit Valterin në Kuvend. Në një intervistë në News 24, Gjoni tha se ka qenë gjithçka një keqkuptim dhe është sqaruar me Myslim Murrizin.

Deputeti i ardhur nga listat e LSI, tha se nuk e kuptoi acarimin e Halit Valterit, pasi vetë deputeti nuk përmendi emra, por tha se nuk e kupton ende pse ka dalë ky lajm.

Në fakt se di pse ka dalë ky lajm. Unë isha shumë i fokusuar tek debati për KLGJ, ku ndërhyva, ku thashë se pa ndryshim sistemi s’mund të presim një reformim drejtësi. 

Ka pasur një keqkuptim që e sqarova me Murrizin, që gjej rastin ta falënderoj që më dha mundësinë ta shprehja.

Unë fola për lojëra politike nga të gjitha anët në kurriz të Reformës në Dretjësi dhe Zgjedhore. Që ne e kemi pasur kauzë. 

Thembra e akilit gjatë angazhimit parlamentar. Propozimet tona konkrete që ne i kemi në Kuvend. 

Nuk e mora vesh sinqerisht, pashë një acarim momental, por nuk e kuptova fare se pse ka dalë ky lajm. 

Unë nuk përmenda asnjë emër”, tha Gjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje