Nga Veton Surroi
Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi publik në Kosovë, që mund të ndërlikojë edhe më tej situatën.
Ja disa shembuj dhe si të korrigjohen.
1. Mbi përgjegjësinë individuale dhe kolektive
Deklarata e prokurorit të Gjykatës Speciale lidhur me H.Thaçin dhe K.Veselin dhe konfirmimi eventual i aktakuzës ndaj këtyre dy individëve dhe të tjerëve të përfshirë në këtë aktakuzë nuk bën të konsiderohet se është e drejtuar kundër UÇK-së. Fjala është për përgjegjësi personale dhe të bashkëveprimit eventual grupor. Gjatë të gjitha gjykimeve të Hagës nuk është vërtetuar në asnjë moment se në UÇK në tërësi e në Shtabin e vet të Përgjithshëm në veçanti ka ekzistuar një urdhër apo formë e operimit, që do të merrte si cak civilët serbë e romë, apo ata shqiptarë që do të konsideroheshin si kundërshtarë politikë. Për më tepër, gjatë gjykimit të R.Haradinajt është dëshmuar se ka pasur urdhër të shprehur për moscënim të jetës a pronës së civilëve.
Reagimet e para se ngritja eventuale e aktakuzës është drejtuar kundër UÇK-së janë emocionale, por krijojnë efekt krejtësisht të kundërt, pra shkojnë në drejtim të kolektivizimit të fajësisë eventuale me UÇK-në në tërësi.
2. Mbi barazimin mes Kosovës dhe Serbisë
Narracioni kosovar, i cili do ta identifikonte aktakuzën eventuale ndaj H.Thaçit dhe të tjerëve si aktakuzë kundër UÇK-së, jo vetëm se do të ishte i gabueshëm në fakticitet, por do të çonte drejt një pike vetëfajësimi në opinionin ndërkombëtar me efekt skajshmërisht të dëmshëm të barazimit me veprimet e Serbisë gjatë luftës së Kosovës. Në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, në një sërë gjykimesh e dënimesh fuqiplota është përcaktuar roli i institucioneve të shtetit serb në përpjekjen për gjenocid në Kosovë. Ky rol i institucioneve të shtetit ka qenë produkt i udhëheqjes politike të Serbisë me në krye S.Milosheviqin, udhëheqje e cila ka pasur përkrahjen shumicë në shoqërinë serbe.
Në krahasim, në Kosovë nuk ka pasur udhëheqje politike e më vonë as ushtarake që ka udhëzuar drejt akteve të përpjekjes së gjenocidit ndaj popullit serb apo popujve të tjerë.
3. Mbi Gjykatën dhe “kapjen e shtetit”
Deklarata dramatike e Prokurorisë Speciale qe e paprecedent, dhe u arsyetua si mbrojtje nga përpjekjet e H.Thaçit dhe të K.Veselit për “pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së” dhe fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën, dhe ndryshe “kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”. Në një shtet të kapur çfarë është Kosova, veprimet e këtilla të pushtetit ndaj gjykatave nuk janë risi. Por Gjykata Speciale, ndonëse kosovare për nga mandati juridik, është e përbërë prej ndërkombëtarëve, dhe ky reagim i Prokurorisë Speciale është një vërejtje për mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit nga njëra anë dhe të mundësisë që edhe pengimi në zbatimin e gjyqësisë të jetë objekt i një aktakuze paralele ndaj tyre.
Insistimi në narracionin kosovar se Prokuroria dhe Gjykata Speciale janë të drejtuara kundër interesave të Kosovës është argument që lehtë kthehet kundër Kosovës. Fillimisht, ngase ishte vetë insistimi politik kosovar – prirë nga H.Thaçi – që të instalohej kjo gjykatë dhe madje të vihej brenda sistemit kushtetues të vendit. Dhe, dy , ngase del që Kosova është kundër Gjykatës vetëm tashmë kur paralajmërohet kahja e veprimeve të saj.
4. Mbi nevojën e ndarjes së Gjykatës nga negociatat
Raporti Marty dhe fillimi i negociatave Kosovë-Serbi kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht. Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar ekzistenca e Gjykatës Speciale ka qenë një faktor objektiv e ndoshta edhe subjektiv presioni ndaj Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, në veçanti për H.Thaçin, i cili ka qenë njëkohësisht emri kryesor në Raportin Marty dhe emri kryesor në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Një ecje e këtillë e përbashkët ka arritur që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të degjenerojë e të shtrojë si të negociueshme statusin e Kosovës, tërësinë tokësore të saj dhe rregullimin e brendshëm kushtetues.
Deklarata e Prokurorisë Speciale është një fund i natyrshëm i këtij procesi të ecjes së përbashkët të Gjykatës dhe negociatave. Tash duhet të ndahen rrugët dhe përderisa të ketë një përcaktim të Gjykatës lidhur me validitetin e akuzës, nuk do të ketë rrethana për vazhdimin e negociatave.
5. Ballafaqimi me të kaluarën
Deklarata e Prokurorisë ka hapur një kapitull të historisë së Kosovës, të ballafaqimit me të kaluarën. Por, ndonëse kjo çështje ishte objekt trajtimi juridik edhe më herët –në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe tash në Gjykatën Speciale – ajo ka munguar fare në procesin negociator mes Kosovës dhe Serbisë. Çështja e të zhdukurve, viktimave civile të luftës, viktimave të dhunës seksuale, si pjesë e përgjegjësisë shtetërore të Serbisë, duhet të marrin përparësi në formatin e ri të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjykatat nuk mund të ofrojnë as drejtësi e as pajtim nëse shoqëritë nuk i vendosin drejtësinë e pajtimin në paqe si objektiv parësor të negociatave Kosovë-Serbi.
6. Konsolidimi politik
Deklarata e Prokurorisë kontribuon në rritjen e jostabilitetit politik, i cili kishte mbërritur pikën e vet kulmore me rrëzimin e një qeverie gjatë pandemisë dhe me formimin e një qeverie tjetër me shumicën më të hollë të mundshme. Tash vendi ballafaqohet me sfidë edhe më të madhe për stabilitetin e vet politik.
Në javët dhe muajt në vijim vendi do të ketë nevojë për konsolidim politik. Ky konsolidim domosdo duhet të ketë konsultime forcash politike dhe mbase edhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pa tjeter zgjedhje te parakohshme. Te nderpritet dialogu, te mos shkohet ne Paris, te hidhen pas shpine interesat personale, te unifikohet qendrimi ndaj integritetit, pa bere dallime.
Nje trajtim me fakte dhe ide te qarta. Vetoni duket i kthjellet ne shikimin e ngjarjeve dhe te politikes kosovare. Kjo sepse Vetoni i shikon gjerat nga jashte. Kurse pushtetaret, te terhequr nga lufta per pushtet, po dhe nga akuzat personale ndaj tyre, kane humbur qartesine e sjelljes. Ne keto rrethana njerez si Vetoni mund te perbejne nje berthame keshillaresh per negociatat. Per me teper kur kosova nuk ka tradite ne marredheniet nderkombetare dhe bisedimesh per ceshtje kaq te rendesishme dhe komplekse.
Ky gjuan bomben (jo gurin) dhe meshef doren,pastaj vjen dhe te ngushllon .Lubonja nr 2.
Integrimi i kosoves pothuajse eshte e ngelet nje batute satirike! Udheheqsit Jan ne Lüfte pushteti,shum te Pa shkolluar dhe nje fryme urejtje nacionale,qe me ngjason me ATE te Adolf Hitler Duke U brymosur edhe popullit te thjeshte ekstremizmin e nacionalizmin !
Natyrisht ka edhe shum Serbe qe ushqejm nje gje te tille,dhe perplaset se bashku ku pasojat Jan katastrofike!
Papunsia kap mese 60% te popullsise, 200.000 kosovar mbajn nenshtetesin e serbise,dihen shkaqet,sado qe shperndarjen her pas Here populli me emigrime,perseri popullsise shtohet ne Menyre ekstreme,ku Problemi i kesaj energjie nuk vihett ne interes se kosoves!!??
Politika integruese nuk kan dhen asnje frut,pervecse vazhdimsise se urejtjes nacionale e pushtetit Personal te disave dhe ne sherbim te Interesave te te tjerve,mos Them kroacine apo shba e jo europes qe kerkojn te antarsohen!
Paqja eshte nje begati dhe shpetim per gjith popullin e kosoves e ballkanit,integrimi i saj Luan rolin kryesor ne mardhenjet serbi – kosove dhe ne kto Momente qe ekonomia boterore Po tkuret jo shtim te popullsise,sepse gjithenje lufta ka pas meisteret e Veta ne raste krizash ekonomike sic ndodhi ne kosove 1999? Ndryshim i sistemeve Politike e shoqerore nuk mündet te mos shoqerohet me viktima nga te dy krahet ku me shum e ku me Pak!
Nuk di te them cfar eshte Veton Surroi, por qe eshte nje mendje e ftohte dhe racionale.
Edhe ne ne Shqiperi e lexojme nga jasht situaten ne Kosove.
Ja pra si i ham kokat njeri tjetrit per pushtet sa harrojme kryesoren, berjen e shtetit….
Sot te dy vendet tona jane te cfilitura si mos me keq
Per pak para dhe pushtet…..
Në një koment, botuar në Gazetën “Rilindja” të 4 marsit të vitit 1989, Veton Surroi bënte përpjekje t’i qartësonte opinionit se kërkesa për “Kosovën Republikë” ishte kërkesë nacionaliste, shoviniste dhe prekte themelet e Jugosllavisë. Krijimi i një Republike të tillë, sipas Surroit ishte një veprim krejtësisht i papranueshëm, që nuk do të duhej të lejohej, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Ai mohonte kategorikisht përkatësinë shqiptare të Kosovës dhe kërkesën gjithë popullore për Kosovën Republikë e trajtonte si kërkesë për Shqipërinë e Madhe.
Veton Suroj dhe “analiste” te tipit Lubonja, perpiqen qe me ane sofizmash te turbullojne nje çeshtje qe ne Shqiperi e mer vesh dhe lopa. Eshte si ajo barcaleta Ruse: ” E dashur Masha te pres tek mullari te te q…njehere dhe Masha pergjigjet: I dashur Misha, per sa me shkruajte e kuptova”. Çeshtja eshte e thjeshte: Largoni Thaçin e Veselin e disa qe do te dalin rruges kur ti shkrepet gjykates dhe uluni bisedoni me Serbine, pasta flasim dhe per vizat. Kjo do te ishte deshtimi me turp i krijimit te shteteve te reja ne Ballkan. Por kjo nuk i shkon aq per mbare Putinit qe gllaberoi Krimene prandaj ne biseden sy ne sy me Vuçiçin ne Moske i parashtroi variantin e kethimit te Kosove ne zone te hapur, kuptohet ku Serbet do te kethehen me buzeqeshje. Duke qene te bindur se SHBA nuk do ta pranonin kete plan u zgjodh varianti i sabotimit te samitit nga prokurore “shenjtore. Shqiptaret duhet te aktivizojne politikane profesioniste, te gjejne gjuhe te perbashket midis vetes ne te mire te gjithe kombit Shqiptar dhe te hartojne nje politike te perbashket, ne te kunderten do tekethehemi ne vitin 1913 ne pazarin e fuqive te medha.
Cfare mutin eshte “ bashkëveprimi eventual grupor”? Shkruaj shqip dhe shkruaj qarte o koqe, se keshtu so e ben ti nuk i hyn ne pune njeriu.