REPLIKAT/ Rama batuta me zv.ministrin e Bujqësisë dhe deputetin e zonës në Lushnje: Konkurrencën me Erion Braçen s’jua zgjidh dot, jeni si me miza në kokë. Më keni nxirë jetën

26 Qershor 2020, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte në Lushnje, ku inspektoi punimet e sistemit të ujitjes në zonë.

I shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, zv.minsitri Dhimo Kote dhe deputeti i zonës, Bujar Çela, Rama tha se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës.

Shefi i qeverisë shtoi se në bujqësi është bërë “një revolucion i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon”.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat.

Teksa Çela po numëronte punët e bëra, përmendi edhe zv.kryeminsitrin Erion Braçe, ndërsa Rama iu përgjigj:

“konkurrencën mes jush nuk e zgjidh dot. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat”

Pjesë nga biseda:

Rama: E di edhe vetë Saliu, se të tjerët po e po, se Dhimo ishte kryetar komune konsensual, që unë jam nxënësi i Dhimos për çështjet e bujqësisë dhe më kujtohet shumë kohë përpara, akoma pa ardhur Dhimo në qeveri, që më thoshte, rezervuari Janjas dhe i Thanës. Ti dekoratë ke fermerin, zv.ministrin e ke njollë.

Bujar Çela: Unaza bujqësore është një nyjë shumë e rëndësishme, është bërë një rrugë me standarde. Është rrugë shumë herë më e rëndësishme nga ajo e Mërtish-Tre ura që u bë në kohën e ardhjes së Erion Braçes deputet në atë zonë.

Rama: Këtë konkurrencën me Erion Braçen nuk jua zgjidh dot Bujar. 

Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat. 

Faktikisht, kushtet e sotme, ça bëhet për mirë të bën lajm me shumë vështirësi, por nëse i marrim me radhë sektorët, më i keqi lajmëruar nga mediat është bujqësia.

 Probleme ka sa të duash, por të shohësh sot sa produkt vendas shkon në treg në krahasim me produktin e importuar bujqësor është dyfishi. 

Natyrisht që kush nuk e njeh fshatin, mendon që këtu njerëzit vuajnë për bukë. Por këtu bëhet ekonomi kombëtare.

 Ky është revolucioni i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon. 

Po të bëjmë një llogari, sa tokë punohej para 5 vitesh dhe sa punohet sot, është revolucion, është trefishi dhe jo me 7 her shtatë 42, se kështu është 300 fish

4 komente në “REPLIKAT/ Rama batuta me zv.ministrin e Bujqësisë dhe deputetin e zonës në Lushnje: Konkurrencën me Erion Braçen s’jua zgjidh dot, jeni si me miza në kokë. Më keni nxirë jetën”

  1. kanina says:

    Ti je kokrra e idiotit, o Edi Rama, dhe mjere shqiptaret qe u ke rene per hise! Shto ketu edhe gazetaret dhe gazetat-leter higjenike qe mallengjehen me batutat tua-nevojtore….

  2. Cudia says:

    Z Rama, degjove gje per lpjshimin e ceshtjes gjyqesore te energjitikes… Boll na bere Lenka Cukon tani se na hape barkun!

  3. Pyka says:

    Ķ/ministri të vogël…sa një provincë në perëndim???..me dy milion banorë,në se janë….nuk kontrollon dot korrupsionin në territorin e tij…në administraten e tij,që i ka emëruar vetë!!!Në fakt ka 30 vjet që është kështu…por ky erdhi ,kërkoj vota për të marrë timonin(tepsinë)për ta zhdukur.???..dhe ja doli??

  4. joel shkodra says:

    E ke mesuar permendesh 7 x 7 = 42, o kokeminister. Si nuk u merzite? Do te mesohesh keq duke e perseritur kaq shpesh, sa do ta harrosh se bejne 49.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje