VIDEO/ Momenti kur Sokol Balla ndan live lajmin e vdekjes së të atit: Kujtoj kur më mori për dore dhe më ngjiti te shkallët e TVSH

26 Qershor 2020, 14:21Kulturë TEMA

I përlotur dhe me zërin e dridhur, gazetarit të njohur, Sokol Balla, iu desh të ndante live në emisionin e mbrëmjes së kaluar mbase lajmin më të hidhur të jetës së tij, atë të ndarjes nga jeta të të atit.

Në fund të emisionit, teksa e cilësoi një emision jo të lehtë për të, gazetari publikoi dhe një fotografi të të atit, duke thënë mes të tjerash se nëse ka një anë pozitive që ja gjen vetes, e ka pikërisht prej atij.

“Ky nuk ka qenë një emision i lehtë për mua, pasi pak orë më parë është ndarë nga jeta babai im. Sigurisht ishte një vendim i vështirë që ta bëja dhe këtë emision, por mendoj se ishte një vendim i mirë që ta bëja dhe këtë emision.

Do isha shumë egoist të tregoja shumë histori se si ai mua, se si unë prej atij, kujtoj 28 gushtin e vitit 1982, kur më mori për dore dhe më ngjiti te shkallët e TVSH, sapo kisha fituar konkursin e gazetarisë, dhe më futi në një botë, ku jo thjesht jam këtu për shkak të tij, por jam ndoshta nëse kam një anë pozitive që unë ja gjej vetes, e kam prej atij, se të gjithë e njohin si “Luli”, njeri i qeshur, i gëzuar. Do doja ta mbyllja me fotografinë e tij, një burrë i pashëm, dhe në fund të fare, thjesht ai ishte babai im”, tha Balla në fund të emisionit.

15 komente në “VIDEO/ Momenti kur Sokol Balla ndan live lajmin e vdekjes së të atit: Kujtoj kur më mori për dore dhe më ngjiti te shkallët e TVSH”

  1. Nikolini says:

    Ngushdhimet e mija jeta vazhdone e duhet te vazhdoje per gjith kende

  2. Arqile says:

    Ngushellimet me te sinqerta dhe uroj te ndiqni shembillin e tij te mire e te respektuar sikurse ti e ke realizuar me paanesi deri me sot

  3. fteri says:

    Ngushllime Sokol ,për ndarje nga jeta të babës tëndë të dashur.U past lënë uratën.

  4. Vienna says:

    Njeri i rralle, humor, zemer, intelekt. Te prehet ne paqe Lul Balla

  5. Yzeir Hima says:

    Po momentin kur vdiq i ndjeri nuk do ta jepni live?

  6. beni says:

    Moderatorit Balla ngushellime per babane!
    Spara te degjon shpesh,por per ato emisjone je shum i pregatitur,me pelqen kultura e menyra e sjelljes ne ekran!

  7. Kozeta says:

    Ngushellime për babain tuaj profesionistin e mrekullueshëm e njerin model Lul Balla. Ju pastë lenë urata e bekime familisht! Rest in Peace ?

  8. Cakeboti mire says:

    KA INTERES KY RASTI PER PUBLIKUN SE NUK PO E KUPTOJ UNE KETE FARE. PO KUSHERIRI I ROJES TE KRYEMINISTRIA MOS KA DHIMBJE BARKU

  9. joel shkodra says:

    Ne video vete Sokoli thote viti 1992, ndersa ne lajmin e shkruar me siper eshte viti 1982. Cili eshte i sakte? Kush e ka gabim? Sokoli apo gazeta?

  10. aqifi says:

    Ky Lulzim Sokol Balla per ca eshte shquar qe po na cani trapin? Ca ka dhene me shume se nje metalurg, minator, mesues, mjek etj etj? A po do kete filmuar varrimin e Enver Hoxhes, ktu po

  11. Isuf says:

    Pushofte ne paqe babai Sokol. Respekte. E kam njohur babain tend tek Vizion Plusi.

  12. Alban Dega says:

    KUSH NUK DON E NDERON BABAIN E NENEN E VET AQ ME PAK DON E NDERON DHEUN E TYRE, ATDHEUN E MEMEDHEUN..

    Sokol Balles e krejt familjes se Lulit te Madh ngushellimet e mia familjare per kete humbje te tyre.
    Drite e lule i paste emri dhe shpirti Lulit, te cilin e kam njohur per here te pare ne vitin 1981 gjate stervitjeve ushtarake per mbrojtjen e Atdheut qe RTSH e ATSH i benin se bashku !
    Te rroni, ta kujtoni e nderoni Lulezimin tuaj te dashur jo vetem per ju, por edhe me cilindo qe e ka takuar qofte edhe nje here te vetme .

  13. Mire caboti says:

    Ma vish pak ate xhaketen roze me kuadrate aman se je artist fare je.

  14. Cabo ti mire says:

    Ku kishte konkurs gazetarie ne 1982. Po te ishe rreth 18 vjec atehere tani i bie qe te jesh 56 vjec. Po pse nuk u fute dhe ne konkurs matematike se mos do e kishe fituar edhe ate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje