Hap fals ndaj Celta Vigos, Barcelona largohet më shumë nga titulli kampion

27 Qershor 2020, 19:05Sport TEMA

Barcelona bëri një gabim të pafalshëm në ndeshjen e radhës të kampionatit, duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të shkëputet më tej në krye të klasifikimit.

Katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Celta Vigos, e cila në letër duhej të ishte një ndeshje e lehtë për blaugranat.

Barcelona shënoi e para me Suarez në minutën e 20 të takimit. Vendasit, në kërkim të pikëve për të siguruar qëndrimin në La Liga, barazuan me Smolov. Ishte sërish Suarez që çoi Barcelonën në avantazh në të 67-ën.

Dhe atëherë kur mendohej se çdo gjë kishte marrë fund, Iago Aspas barazoi për të tijët me një goditje dënimi duke e futur topin poshtë këmbëve të murit.

Tashmë Real Madrid ka një mundësi të artë për t’u shkëputur në renditje ku në ndeshjen e radhës luan me Espanyol-in e vendit të fundit

1 komente në “Hap fals ndaj Celta Vigos, Barcelona largohet më shumë nga titulli kampion”

  1. Sokol says:

    Barcelona eshte bere ekip mediocre, iku brezi I arte qe nuk I vjen me kurre. Tani do shkoje aty ku I takon, mbas Realit. R.I.P. Barca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje