Ditën e sotme u prezantua projekti i ndërtimit të rrugës Milot-Fier me vlerë 1.2 miliardë euro dhe u shpall gara ndërkombëtare për këtë vepër infrastrukturore.
Por për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë tender ndërkombëtar për këtë projekt, dhe se fituesi është paracaktuar.
Përmes një deklarate për mediat nga seliu blu, Dorian Teliti tha se është përdorur një kompani greke pas së cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë që pastrojnë paratë e kryeministrit Rama.
Deklarata e plotë e Telitit
”Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar.
Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar.
Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Binzeset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.
Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.
Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje.
Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.
Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.
Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.
Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro.
Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.”
Me ne fund u be i gjalle famulltari i Dioqezes se Shqupit Prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri qe paska bere zbulimin e madh per pastrimin e parave. Se shpejti del dhe neperka tabakhonja e pd leshelis per te hedhur helmin e kobres mbi kete veper gjigande te Edi Rames. Kembes ti bini rruga Milot Fier do behet dhe tuneli i Llogarase do hapet dhe tabakhonja me priftin pastor do ngelin me gisht ne goje.
Hahaha,ku e kan gjet kete kok dhjamurin mor aman??? Nuk e kan idene se çfare thone!!! Ja plasin ne mes te turrmes,hajt se njerin do e kape.Se kush eshte kompania qe keta e dine dhe por nuk e thone,kush jane sipermarrsit shqiptare,nje dreq e di.Teliti e beri detyren,tani vrap ti futi nje pace te ntrashi qafen akoma me shume.
Rama thoshin te gjithe se ishte psikopat.E vertete po askush nuk ja ha hakun….doli mafioz me i zot se Meta dhe Berisha sebashku.
undefined
dorian teliti,c’ti besh kur ju koqet-gaace-corbe ,nuk jeni te zot te fitoni pushtetin!
So,vetem llapni sepse jeni nje tufe gabelash injorante!Ja shtroni vete Rames RED RUG !
Cfar thote ky cop mishi…..
Ngelen gam gam ju partia e qelbesirave
Po mire o njeri katror, si thu ti mos behen rruget apo duhet ta bejne kompanite e lulit fhe te sales
Ik o trap , mbylle halen me mire e merru me gjera te tjera
Opozite idiote mezi lidhni 2 llafe …thoni qe 9 euro me tvsh per 100 km eshte shume per nivelin e te ardhurave ne Shqiperi dhe max qe kane nxjerre ekspertet eshte 3.5…..kush e ka bere kte studim? Mos eshte e njejta qe do e ndertoje? Sa do shkoje me gjithe shpronesimet? Etj etj….nderkohe rruga eshte e domosdoshme dhe duhet bere pa tjeter po pa korrupsion.
Mos hidhni bomba “tymuse”.Kush jane shqiptaret qe kerkojne te pastrojne parat???????????O MASHTUESA,O GENJESHTAR,O MANIPULATOR E VRASESA TE POPULLIT TUAJ:TREGONI KUSH VJEDH,CILI MINISTER APO KRYEMINISTER,Mendyren se si vjedhe???????Nuk ju vjen turp o bande rrencakesh,manipulatoresh,mashtruesish me seli Shqup-in e qe llomotisin nga mengjezi deri ne darke e qe tregojne fantazinat e tyre ne cdo konference shtypi te PD.Ju lutemi zyrtareve te Shqup-it: ju lutemi qe vetem nje here te tregoni te verteten,e perseris vetem nje here.Boll ma:keni kthyer rrenen si virtyt baze te kryesis e antarsis PD-iste, qe akoma ma teper ju largon nga votuesit e votuesit largohen frigshem nga ju o PD-ista