Halli i Ilir Metës me Ardian Dvoranin: Tani që e hoqëm qafe, shpëtuam. Rreforma po shkon siç duam

1 Korrik 2020, 10:12Politika TEMA

Ilir Meta ndihet i çliruar pas largimit të Ardian Dvoranit nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo gjë duket qartë në një editorial të gazetës që shpreh qendrimet zyrtare të Ilir Metës, “KJ” e Nikoll Lesit.

“Pas katër muajsh ndërprerje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të drejtuar nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dy institucionet që përzgjedhin gjyqtarët e lartë, kanë rifilluar nga puna për plotësimin e vakancave.

Institucioni i Presidentit dhe Parlamentit kanë dhënë sinjalet e para për bashkëpunim institucional për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Nga qëndrimet zyrtare të drejtuesve të institucioneve kryesore, të cilët kanë për detyrë zbatimin e reformës në drejtësi, duket se ngërçi i disa muajve më parë është tejkaluar”, shkruan “KJ”, pasi KED tashmë drejtohet nga Vitore Tusha, një njeri i afërt me familjen Berisha-Meta, ndërsa në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është zgjedhur ish-sekretarja e Ilir Metës.

Ndaj “KJ”, në emër të Ilir Metës, tregon se presidenti është më i qetë pas largimit të Ardian Dvoranit dhe sipas organit zyrtar mediatik të Metës, tashmë reforma në drejtësi është futur në udhën e duhur:

“Emri i zyrtari të vetëm që lakohej më shumë në opinionin e Venecias ishte ai i Ardian Dvoranit, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Veprimet dhe mos veprimet e tij në krye të KED krijuan një situatë të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare.

I njëjti person që ishte anëtar-kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i KED kishte marrë kompetenca të gjithë pushtetshme duke u bërë ZOT i reformës në drejtësi.

Vetëm një person, i mbingarkuar me funksione juridike, a thua Shqipëria nuk kish më gjyqtarë dhe juristë të aftë, zgjidhte emrat për në Gjykatën Kushtetuese, filtronte kandidatët për në Gjykatën e Lartë dhe ndikonte në të gjitha emërimet kyçe të drejtësisë.

Këshillin e Emërimeve në Drejtësi e ktheu në një institucion privat, ku nuk dihej se kur zhvilloheshin mbledhje.

Madje dhe kur njoftoheshin anëtarët për mbledhjen, nuk thirrjen institucioni i Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e tjerë.

Kulmi arriti me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku Ardian Dvorani si njeriu i gjithëpushtetshëm i drejtësisë së re, mori de fakto dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

Jo vetëm caktoi emrat e kandidatëve që duheshin emëruar sipas shijeve politike të rilindjes, por dërgoi me vonesë listat dhe i tha Presidencës së afati i përzgjedhjes kaloi dhe emrin e radhës e cakton KED.

Këto dhe marrëzira të tjera juridike janë shpjeguar në mënyrë të qartë në opinionin e Komisionit të Venecias, ku Dvorani nga njeriu i ligjit shfaqet si njeriu më anti-ligj dhe kundër reformës në drejtësi.

Sigurisht, Ardian Dvorani e dinte që po shkelte ligjin dhe nuk i bëri ndërhyrjet për interesa personale. Pas tij qëndrojnë strategët rilindas të kapjes së reformës në drejtësi.

Dvorani nuk ishte thjesht individ, por një projekt i PS-së për të kapur gjithë reformën në drejtësi. Deri diku ja arriti të zbatojë kapjen e sistemit. Një pjesë e institucioneve të reja që kemi kanë brenda tyre emra të dalë nga listat politike të Dvoranit.

Paditë e kreut të shtetit dhe hetimi i SPAK, nëse do të jetë profesional, do të sqarojnë mekanizimin e dështimit të reformës nga juristi që u katapultua nga rilindja në sistemin e drejtësisë.

Që akuzat ndaj tij ishin të drejta tashmë nuk e thotë më vetëm Venecia, por dhe fakti se pas ikjes së tij nga KED dhe Gjykata e Lartë, procesi i ngritjes së institucioneve të drejtësisë është zhbllokuar.

Kjo nuk mjafton për të thënë se reforma është e suksesshme. Nuk mund të thuhet se telashet mbaruan dhe s’ka më “Dvoranë” të tjerë, por të paktën kamikazë politikë rilindas që hiqen si dashnorë të reformës nuk do të dalin më kaq hapur kundër Kushtetutës dhe ligjeve”.

16 komente në “Halli i Ilir Metës me Ardian Dvoranin: Tani që e hoqëm qafe, shpëtuam. Rreforma po shkon siç duam”

  1. Epiriii says:

    Tanime skemi më Kamikaz Rilindas, por Kemi Sejmenë te 2shes META&BERISHA. Me pak fjale ikem nga Shiu ne Bresher

    1. UNDEFINED SUNITUS says:

      Po sikur e shakarkoi Edkari dhe ai shfatari i Librazhdit , shatngistin e Cepanit?
      =
      LOL!

  2. H says:

    Mafja shqiptare nuk çrrënjoset dot. Ky do jetë ndëshkimi i shoqërisë ..

  3. Surratmuti says:

    Ky me ngjan mua…??????

  4. 7% i pa gjykuar akoma says:

    meqe e lane n’dore te ketij hajduti, ka per t’dale e hajrit…ja varin ujkut mecit ne qaf..mjer populli,aty duhet vetem lufte e armatosur,perndryshe nuk ka drejtesi e nuk ju merren pasurit e vjedhura….lufte …lufte e vetem lufta i ve pikat mbi i.

  5. rrema says:

    Tani ju be muti reformrs ne drejtesi, nuk di pse nuk po prononsohen qarte SHBA dhe BE. Kryehajdutin Like FLORIRI ska me kush e denon sepse ne pikat kyce vuri levat e tije. Duhet te veprojne qarte SHBA se sa per BE vari trsaten….

  6. Frroku says:

    “Kush ka qane,ka per te qane”! Shqip:
    “Kush ka qene,eshte e do te jete”.
    Kjo eshte shqipja e vertete.

  7. apolonacademy says:

    Dmth qe ky qelbesire e shkel me kembe europen ameriken , dhe popullin shqiptar , ketu merr fund gjithcka , flm zoti Rama per kete poshterisi qe I bere popullit qe te besoi voten , ska me ashiqare qe jeni te gjithe bashke , ju politikane brekdhjere, qe hyret me corape te grisura e me brek me mut , ne politike , dhe tani na dilni me shtres pellushi se te pasurit e kesaj bote .

  8. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Diku kam lexuar qe krijesa me e madhe ne bote ishte nje kerpudhe,ne rastin konkret,jo ashtu si mendojme ne kerpudhe e zakonshme,por nje bime tjeter qe hyne ne familjen e kerpullave.
    Kerpulla ne fjale ishte nje alge me rrenje nentokesore qe shtriheshin ne nje siperfaqe prej qindra metrash katror dhe me nje peshe te llogaritur prej rrethb 400 Tone.
    Pikerisht kjo me vjen ndermend tani me kete tipin,ketu ne foto,te cilit nuk dua as emrin ti permend.
    Kete sistem qe kane krijuar keta,nxenesi dhe bashkpunetore te Dr. Mortjes,nuk kemi per ta hequr dote nga kjo bote.
    Perse?
    Sepse korrupsioni eshte kthyer ne sistem.
    Larguam bllokmenet,per te instaluar Lalz-menet,apo Sauk-menet.
    Eshte naive te mendohet se keta do denojne njeri tjetrin.
    Keta jane gjymtyre te nje trupi,i bie qe dora e majte te presi doren e djathte,apo kemben e “mezit”
    Si thote ajo kenga?
    O te zeste shqipetare,det o det……..

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    A do ta perjetojme valle ate dite,kur shqiptaret te bashkuar ti marin perpara si buldoz dhe ti nxjerin nga sarajet e tyre ne Lalez(kujdes ate banjon e maces) dhe nga Kodra e Diellit ?

  10. Teuta says:

    Larguam ate qe i kishte mbaruar afati dhe emruam nje qe i kishte mbaruar mandati. A ka ndryshim mbarimi i afatit me mbarimin e mandatit ? C’do te thote presidenti per kete ? A eshte mbrojtur kushtetuta zoti president ? Apo eshe ne kete rast fole me dekrete ? A je dakort se presidenti mbron kushteturen ,apo mbron interesin e tij….. Na rrofsh per dimer ,zoti president.!

  11. Ujku Plak says:

    Pse kot them une qe Mona eshte kare derre.Ju qifsha Ripjelljen.Pd.Lsi.etj….Mjere Shqipetaret cfar i prete!

  12. Shenjestra says:

    Amerika nuk qenka gje.Ambasadorja Amerikane eshte terhequr dhe po bene ç’thot Meta me Berishen.Shume keq.Kishim besim se Amerika do bente nje reforme te drejte te drejtesise,nje drejtesi per te gjithe shqipetaret,por tani eshte e qarte se ajo eshte ne doren e Metes dhe Berishes,ketyre dy krimineleve dhe hajduteve me te mbedhenj shqipetar qe po i marin shpirtin popullit.

  13. kURR

    TE GJITHEVE DO JU SHKERDHEJM ROBT ZVARRE DO JU TERHEQIM

  14. Qytetar says:

    Po more po, z.Meta, tani me te vertete do te behet drejtesi , por eshte drejtesi e djallit ashtu si e deshe dhe si je ti o bajraktar injorant. Ky popull tashme ska cfare te humbasi me , ndaj ruaj me thënën.

  15. aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Jemi futur ne rrethin e djallit edhe nuk po dalim dote,ose po vime anes si pordha neper breke.
    Doktor Mortja e ka lidhur aq keq oshkurin sa ska njeri qe i ben derman.
    Keta mafioz tallin mender sumen me ne,per sa kohe USA dhe BE do kene me te rendesishem te ashtuquajturin stabilitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje