Meta: Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE gjatë presidencës gjermane janë të larta, qeveria të zbatojë kushtet

1 Korrik 2020, 10:11Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta e ka cilësur  marrjen nga Gjermania të Presidencës së rradhës së Bashkimit Europian, si një mundësi që nuk duhet humbur kurrsësi.

Përmes një shënimi në facebook, Meta thotë se pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE gjatë presidencës gjermane janë të larta, dhe  i bën apel qeverisë që të të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

“Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!

Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”- shkruan Meta. (TemA)

3 komente në “Meta: Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE gjatë presidencës gjermane janë të larta, qeveria të zbatojë kushtet”

  1. Ladi says:

    Hajduti e do shume shqiperine.

  2. H says:

    Sikur Merkeli ta dijë se çfarë hajduti i korruptuar je, nuk do ta jepte kurrë dorën.

  3. a says:

    Hej …. a jeni budallenj ore?
    Negociatat kane filluar ne vitin 1992 …. ca doni te filloni prape nga a para … po beni restart !!!! HA HA HA HA
    Cdo vit fillojne negociatat …. pastaj fillojne prape ….. pastaj fillojne prape …
    Beni ca vite pushim se u lodhet duke filluar nga fillimi.
    Beni nje pune deri ne fund ju hengert mortja ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje