Artan Fuga bën zbulimin e madh: Ministritë duan që studentët të infektojnë njeri tjetrin, po vrasin rininë dhe inteligjencën shqiptare

2 Korrik 2020, 15:41Sociale TEMA

Artan Fuga thotë që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit po synojnë që të rinjtë të infektohen me Covid-19.

Ai zbulon se ka një skemë për të infektuar dhe vrarë rininë.

Akademiku gjykon se përmes kësaj po merret pushtet me vdekje.

Postimi i plotë 

Vdekje a Pushtet !!!
——————–

Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?

Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,

kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!

A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?

Vdekje a liri, apo vdekje a pushtet?

A ka kod Penal?

A ka më arsye në këtë vend?

Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?(TemA)

4 komente në “Artan Fuga bën zbulimin e madh: Ministritë duan që studentët të infektojnë njeri tjetrin, po vrasin rininë dhe inteligjencën shqiptare”

  1. Media nuk duhet të keqkuptohet. says:

    Artani e ka fjalen vetem per Ministrite e Çmendurise.

  2. ppa says:

    I ziu profesor, ka degraduar krejt.

  3. besian says:

    mund të ketë të drejtë SADIZMI ekziston

  4. qazim says:

    O cfar deduksioni idiot dhe i lig prodhohet nga kjo mendje e mbrapshte dhe perverse. Nuk kam lexuar asnje artikull normal nga kjo “mendje e madhe filozofi”. Eshte tamam Shvejk. Cudi se si Tema se ka bere ende personazh te Antenes,do ja kalonte dhe Jarit pompist-presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje