Basha në Pogradec: "Ramavirusi" ka harxhuar 700 mln euro për fasada, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

5 Korrik 2020, 10:21Politika TEMA

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha shprehte se “Ramavirusi” ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, ndërsa sipas kryedemokratit,  fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Teksa poston disa foto nga takimi me fermerët në Progradec Basha shprehet se bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

“Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit.

Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera.

RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës.

Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.”– shkruan Basha. (TemA)

5 komente në “Basha në Pogradec: “Ramavirusi” ka harxhuar 700 mln euro për fasada, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit”

  1. Shkodrani says:

    Na e turpëroj Pd e burrave ky burrogru. O mjer në do ngelim me Edvinin kushe di Edhe sa??

    1. Revizori says:

      Fiks, Shkodrani.
      Çfare eshte ky debil qe bën fushate si me qenë Arjan Çani? Ka mbledhur tere servilat dhe injorantët ne kryesi, dhe tani merr keshilla idiote prej tyre:
      “Shefi, kam gjetur nje fjale fantastike. Ta quajne Ramavirus. Nuk do dije Rama ku te futet prej kesaj.”
      Dhe Basha pergjigjet si idiot:
      “Bravo Gazi, do shperblehesh.”
      Ç’na gjeti me keta kafshe, qe i kane hapur nje grope kaq te thelle PD-se, sa vetem nje zot e di ne se do dale apo Jo. Natyrisht që fajin kryesore ka Komunisti Sali, por edhe keta rronxhobonxhot qe ka mbledhur ne kryesi nuk bien poshte.
      Rama merr lopaten qe t’i hape gropen vetes, keta ja heqin lopaten nga dora: “Joooo, kjo na duhet neve, te varrosim PD-ne.”
      Edhe Rama u thote, “mire mo, si te doni”, dhe fap festen mbi sy.

  2. Bobi says:

    Sa na ke kenaqur me lugen bosh edhe zotrote. Je njeriu me i provuar dhe njekohesisht gjithmone i deshtuar. Te vetmen gje per te cilen je kampion eshte te flesh gjume e te qash si femije qaraman.

  3. Rimi says:

    Qytetet shqiptare ngjanin si Kandahari o Lulush.
    Supas teje duheshin lene ashtu sic ishin germadha.
    Fale nderhyrjeve tani vizitohen edhe nga turiste te huaj dhe nuk na vjen turp si me pare.
    I ke pare si jane rinuar Belshi Korca Elbasani Fieri Lushnja Berati etj etj etj Po Tirana
    Pse nuk kemi te drejte ne te jetojme ne qytete normale ????
    Kujt kujton ti se ja mbush mendjen

  4. C’eshte e verteta,te nderuar qytetar, ky Basha ka te drejte. Ky beri sakrificen me te madhe me rrugen e kombit. Ne fund i humben 230 milion Euro, dhe rruga ngeli gjysmake e paperfunduar edhe sot. Thone se Saliu beri je vendim ne emer te qeverise ,duke thene se per keto para te humbura ka pergjegjesi edhe qeveria. Qeveria nuk u tregua vigjilente ne kohen qe Basha si minister transporti ishte i semure nga paranomania, nje semundje kjo qe kapte te gjithe drejtuesit e qeverive, ja tamam si ky Covidi -19,por me nje ndryshim se ,gripi i quajtur paranomania nuk te vdes ,por te shendosh… Edhe pse ishin duke u shendoshur ,hallin e kishin tek populli. Ja keshtu si e kane sot …. Zoti i ruajte keta politikanet tane. Edhe pse populli i perse me dru nga karrikja ,keta e kerkojne perseri. Kjo puna e karrikes si duket eshte semundje e pasherueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje