ANALIZA/ Arsen Hoxha: Edhe arbitri Laver Alla i ka nja dy fjalë për trajnerin ilir Daja, por…

8 Korrik 2020, 19:30Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha, ish arbiter i FIFA-s

Në fakt tituli i këtij shkrimi nuk ka të bëjë fare me atë që mendon e mund të bëjë arbitri Alla, sepse nga veta natyra e tij ai është fjalë pak dhe nuk parapëlqen të replikojë. Është djalë i edukuar dhe i drejtë dhe që në vazhdimsi ka shprehur respekt jo vetëm ndaj profesionit të tij, por edhe ndaj atyre aë shpesh i takon tu vendosë drejtësinë sportive.

Ai ka gjykuar mjaft ndeshje të Kategorisë Superiore, madje edhe të Skënderbeut. Nuk është përzgjedhur asnjeherë arbitrër i FIFA-s, por është një prej arbitrave më të mirë në vendin tonë, që do të thotë se ai asnjëherë nuk është konisderuar si i përkryer profesionalisht, sepse në fakt edhe unë, shokët e mij dhe arbitrat ekzistues të FIFA-s asnjëherë nuk kemi qenë të tillë.

Në fushën e arbitrimit, Alla ka afërsisht të njëjetën përvojë me atë 25 vejçare që krenohet trajneri ilir Daja, i cili në përgjithësi ka bërë një emër të mirë në profesionin e tij, por edhe ai si gjithë ne që jemi marrë me futboll, nuk u ka shpëtuar dot kritikave dhe dështimeve, prandaj e mira do të jetë që të mos harrohet ky realitet, në mënyrë të veçantë kur analizojmë punën e të tjerëve.

Nuk është pjesë e punës dhe kopetencë e një trajneri që të përcaktojë nëse një arbitër duhet të gjykojë më në Kategorinë Superiore apo jo. Janë organe të tjera ato që kanë këto kompetenca.

Trajneri i ekipit të Skënderbeut z. Daja, në kundërshtim flagrant jo vetëm me etikën qytetare por edhe rregullat sportive, kërkoi publikisht që arbitri Alla të mos gjykojë më në Kategorinë Superiore, thjesht si një justifikim për dështimin e punës së tij dhe ekipit që ai drejtoi në ndeshjen me Teutën.

Me siguri që edhe Alla i ka nja dy fjalë për ti thënë trajnerit Daja, por si një respektues i rregullave, ai nuk dëshiron ti shkelë ato.

Por, në mendjen e tij i ripërsëriten mjaft nga deklarimet e trajnerit dhe i çuditur pyet veten se si ka mundësi, që një kartelë e vetme e nxjerrë qoftë edhe në mënyrë të gabuar, të pasket infleunecuar kaq shumë në disfatën e ekipit që trajneri Daja drejton?!

Por, ndërkohë kur vet ky trajner rreshton disa gabime të punës së tij dhe të futbollistëve në fushë, Alla ndjehet diçka më i lehtësuar.

Ja disa prej tyre që trajneri Daja i pranoj:

Që mbas ndeshjes me Bylisin ne kemi qenë shumë pak agresiv.

Përsa më sipër arbitri Alla është në të drejtën e tij morale që ti thotë nja dy fjalë trajnerit justifikues si:

Në fakt Allës as i shkojnë në mendje ti drejtojë këto pyetje trajnerit Daja, sepse ai është i vendosur në zbatimin e rregullave sportive.

Këtë duhet ta bëjnë zyrtarët e arbitrave, Komisioni i Disiplinës i FSHF-së si dhe kritikët sportive sepse është një dukuri që kohët e fundit po përsëritet shpesh jo vetëm nga trajnerët por edhe nga presidentët, dhe fatkeqsisht këto deklarata që janë në kundërshtim flagrant me etikën dhe rregullat e aktivitetit, për fat të keq po kalojnë pa u ndëshkuar.

3 komente në “ANALIZA/ Arsen Hoxha: Edhe arbitri Laver Alla i ka nja dy fjalë për trajnerin ilir Daja, por…”

  1. Albani says:

    ARBITRI ME I KEQ NE HISTORINE E FUTBOLLIT SHQIPTAR ESHTE KY MISTRECINGA FIERI ,E EMRIN ARSEN HOXHA.
    GJITHMON I NJEANESHEM NE GJYKIMET E TIJ DHE GJITHMONE NE FAVOR TE EKIPEVE TE KRYEQYTETIT.
    SA PER NDESHJEN E FUNDIT, DURRSI VS SKENDERBEU, VETEM QORRAT DHE QORRI ME DASHJE ARSEN XHUCI, NUK PANE GABIMET ME DASHJE QE BENTE LAVER LALUCI. NDERHYRJE ME TAKE ASHTU SI MUND TE PERDORESH SHPATEN E TURQVE NE KOHEN E LUFTES NE MESJETE; NDERYRJE NGA MBRAPA DHE RREZIMIN E LOJTARIT TE SKENDERBEUT NE TRE RASTE NE NJE PREJ TE CILAVE U DESH NDERHYRJA E STAFIT MJEKESORN PER T’I ARDHUR NE NDIHME; FAULL I DHENE KUNDER SKENDERBEUT ME ARYETIMIN SE I VURI KURRIAIN LOJTARIT TE DURRSIT, KUR LOJTARI I SKENDERBEUT NUK KISHTE MUNDESI APO NUK KISHTE FUSHE PAMJE QE TE DIKTONTE SE LOJTARI I DURRSIT DO T’I HIDHEJ NE AJER SIPER NGA MBRAPA;
    KETO DHE TE TJERA FRENONIN SULMIN E LOJTAREVE TE SKENDERBUT.
    DY PENALLTI TE PADHENA KUR LOJTARET E SKENDERBEUT U RREZUN ME NDERHYRJE NGA MBRAPA NE ZOEN E DURRSIT; NJE FAUL I DHENE AFER ZONES TE REPTESISE TE SKENDERBUT KUR NE FAKT ISHTE LOJTARI DURRSAK QE ARDHI NGA MBRAPA DHE QELLIMISHT GODET KEMBET E LOJTARIT TE SKENDERBUET DHE RREZOHET PER TOKE.
    LE T’I SHIKOJE EDHE NJEHERE PAMJET FILMIKE TE NDESHJES KY ISH ARBITRI QORR ME DASHJE DHE DO TE BINDET SE TE GJITHA SA THA TRAINERI DAJA DHE AKOMA ME SHUME TE GJITHA KETO RASTE QE PERMEND UNE DHE TE SHIKOJE SE SA I NJEANESHEM ESHTE NE KONSTATIMET QE BENM NE KETE SHKRIM. VESI DEL ME MBARIMIN E JETES.

  2. Albani says:

    kush te autorizoj ty arbitri me i poshter ne historine e futbollit dhwiptar qe te flasesh ne emer te Laver Verdalles?
    Padyshim qe jane mllefet qe ke ndaj Skenderbeut gjat karieres tende te felliqur qe flet ne emer te Kaver Alles.

  3. Isufi says:

    Arsen liliputit:
    1. Ky arbitri Laver Alla ka goje ve te flase dhe ka edhe mundesi vete te shkruaje apo te jape intervista.
    Ti nuk ke pse flet ne emer te tij.
    2. Arbitri Alla ka qene i denuar nga UEFA nga muaji shkurt 2020 dhe detri ne diten qe u zhvillua kjo ndeshje mes Durrsit dhe Skenderbeut. Prandaj keto lavderime pa shije nuk ke pse i ben ti dhe meqenese i ke bere tregon se ti vazhdon te jesh i njejti me ate arsenin qe gjykonte perhere dhe vazhdimisht me perkrahje te disa skuadrave te caktuara.
    3. Si njeri i pacipe qe je abuzon me ndershmerine e trainerit Daja qe vlereson cdo gje me objektivitet, gje qe ty te ka munguar gjate tere karieres tende si gjyqtar i shpifur.
    4. Si gjyqtar ke qedne dhe vazhdon te jesh i lig, por dhe si njeri duket qe je po aq i lig!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje