Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një deklaratë të publikuar të premten, kandidati i pritshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara në rajon.
“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është kritike që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara,” shkruan zoti Biden. Kjo zgjidhje, shprehet më tej ish-nënpresidenti amerikan, do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për antarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.
Arritja e këtij synimi, vazhdon zoti Biden, kërkon bashkëpunim transatlantik. Partneriteti mes SHBA dhe Evropës kërkon angazhimin e të gjitha palëve, si dhe përfshirjen dhe udhëheqjen e Amerikës. Ish-nënpresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
“Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan zoti Biden.
Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat presidencial në kuvendin e partisë në gusht, shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”. Ai u bën thirrje udhëheqësve të dy vendeve të përqafojnë “shpirtin e kompromisit dhe ripajtimit në këto bisedime, duke ditur se kanë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”.
Përfaqësuesi i presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi menjëherë ndaj deklaratës duke e akuzuar zotin Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve. Me këtë akt, shkruan ambasadori Grenell në një seri postimesh në Twitter, ai garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.
“Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it,” shprehet më tej zoti Grenell, “administrata Trump është e përqëndruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve”.
“Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump”.
Zoti Grenell përmend marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor e rrugor mes dy vendeve të arritura me angazhimin amerikan si shembull se administrata Trump ka arritur “rezultate të dëshiruara prej kohësh dhe Joe Biden vetëm vazhdon e flet, ashtu siç ka bërë për 40 vjet në Uashington”.
Joe Biden, shkruan më tej Ambasadori Grenell, ka qenë gabim në thuajse çdo vendim të rëndësishëm të politikës së jashtme, prandaj “nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai përsëri ofron vetëm fjalë e premtime boshe për popullin e Kosovës e Serbisë”.
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ishin në plan të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA. Takimi u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.
Ambasadori Grenell është shprehur se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa ka shprehur mbështetje për përpjekjen e evropianëve për rifillimin e bisediemeve.
Eshte e vertete qe administrata Obama e la menjane kete problem akut te Ballkanit perendimor!E pakuptime dhe disi e habiteshme kjo neglizhence e ketij mandati(Obama) ku beri te mundur ringritjen e lobit Serbe duke marre frenat e lojes per te zvogeluar ne maksimum krimet e luftes e nga i akuzuar ka dale ne viktimizim ,a thua se Kosova ka pushtuar apo bere gjenocid ne Serbi!Ndaj uroj qe kjo çeshtje kaq e nxehte nuk duhet te peundoje ne loje te piset se “kuh e ka topin” por duhet ti jape njehere e mire fund kesaj tragjedie shekullore qe tashme dihet boterisht se nga kush dhe perse u be!
Nje gje eshte disi e pakuptimte ,nuk mund te leshe albiter ate qe coptoi trojet Shqipetare sikur te ishte koker molle!Ndaj interesi gjeopolitik e detyron SHBA qe urgjentisht ti jape zgjidhje kerij problemi madhor per kombin e coptuar Shqipetar jo vetem me zgjidhjen perfundimtare por edhe me denimin e gjenocidit te ushtruar ndaj popullates Kosovare ku u debuan per rreth nje milion e dyqindmije nga vatrat e tyre nga makina ushtarake Millovishjane !
Ndryshe kurre nuk do te kete paqe ne Ballkanin Perendimore ku gjysma e popullsise se saj eshte Shqipetare!Ka ardhur koha qe padrejtesite duhet te vihen ne vend e perse jo te kerkohet edhe falje nga ata qe ruajne paqen ne Mitrovice naten e diten bashkepunojne me Serbet qe u genjen mendja se Mitrovicen e Veriut mund ta fitone si 107 vite me pare,duke punuar nga çdo ane e me çdo mjet qe te perçajne kombin Shqipetare me ane te disa nacionalisteve fondamentalist si Al Binet e kompani duke u bere qejfin serbeve me egot e tyre per pushtet paçka se humbet Kosova e kombi Shqipetar!