Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar ashpër pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të kundërshtuar hapjen e listave.
Ajo shprehet se PD dhe LSI përdorën qytetarët për të bërë pazar.
Në një konferencë për gazetarët, Hajdari u shpreh se dy forcat e opozitës kanë interesa të ngushta familjare.
“U tha se listat e hapura janë një ndryshim i madh që duan kohë për tu implementuar.
Kjo nuk është e vërtetë. Kemi që në 2019 që objekti i reformës zgjedhore u ndryshua me këmbëngulje të madhe që ne të futnim ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave.
Më pas u pasua me iniciativën qytetare për hapjen e listave. Ironia këtu është që PD, LSI edhe pse braktisën mandatet i përdorën qytetarët për të imponuar një agjende që nuk kishin asnjë rol në parlament. Pra ata braktisën vullnetin e qytetarëve dhe i përdoren njerëzit për të bërë pazar.
Nëse PD dhe LSI kërkojnë sërish të imponohen duke thënë se ata do kenë monopolin e opozitës kjo për mua shkon në një shterpë sepse janë në interesa të ngushta familjare. Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Unë nuk jam nga ata njerëz që mendojnë se listat e hapura do fusin në parlament kriminelë. Më vjen keq që Basha nuk arriti dot që të kishte lartësinë e duhur për të mbështetur iniciativën për listat e hapura. Basha nuk e mbajti këtë premtim dhe sot goditi këtë premtim që vetë e ka bërë. Unë mendoj që një politikan duhet të ketë qëndrueshmëri. Listat e hapura është një premtim që po i jepet qytetarëve shqiptarë që nesër ata të zgjedhin atë person që meriton të shkojë në parlament”, tha Hajdari.
Per inat te sime vjere do” fle “me millonan.
Opozita e rruges 1- per inat te opozite parlamentare ,2- per te ti plotesuar deshiren uryre qe ju binden gamimit me te madh demokratik lenia e mandatit dhe bojkotit ,3-per interesa personale te kupoles drejtuse ,4- per sabotim te hapjes se negociatve,5- per te bere pazare politike, 6- per manipulim te votavesic e ka tradite,me shpresa te rotacioni politik, hoqi dore nga listat e hapura si nje liri e drejtesi ndaj votes , por edhe si rekomandim i OSBE-ODHIRdhe plotesimin e nje nga kushtet e BE-se,pavaresisht qe e kishte si objektiv qe para nje viti , tani kerkon alibi per jusifikuar se i ngeli “dobici” ne prag .