“Koha për trajner shqiptar”, Olsi Rama: Projekti italian dështoi, Sormani la anijen që të mbytej. Nuk ia fal

15 Korrik 2020, 20:30Sport TEMA

Ditët e fundit te Partizani ka pasur një mori çështjesh siç janë futbollistët që rezultuan pozitivë me Covid-19 apo edhe  trajneri Adolfo Sormani që la skuadrën ditën e derbit ndaj Tiranës.

Për të folur për këto, por dhe shumë tema të tjera që rrethojnë klubin e kuq me ne është drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama.

Çfarë ndodhi realisht ditën e derbit?

O.Rama: Ditën e mërkurë stërvitja u krye normalisht dhe në darkë u krye dhe marrja e tamponëve. Ditën e enjte stërvitja u shty tre herë, u zhvillua në orën 21:30 dhe i pyetëm futbollistët si ndiheshin, i matëm dhe temperaturën ata ishin në gjendje optimale dhe vendosëm të kryenim stërvitjen, seancë në të cilën stafi nuk mori pjesë pa komunikuar me drejtuesit, duhet ta them këtë gjë. Ditën e premte u munduam të vendosnim kontakte, por përsëri nuk pati kontakt me drejtuesit.

Vendimi për të qëndruar vetë në stol. Çfarë ndodhi pasi përfundoi ndeshja?

O.Rama: Zgjedhja për të qenë në stol ishte për ti qëndruar pranë ekipit, më mbrapa ishte i parikuperueshëm raporti me stafin teknik kështu që u gjet mënyra të ndaheshin rrugët tona.

Traineri ka deklaruar në mediat italiane se ndërprerja e kontratës ka qenë me konsensus nga të dy palët. Si qëndron e vërteta?

O.Rama: Nëse do vinte në derën e Partizanit sigurisht që do isha unë i pari që do i thoja se një kapiten që le anijen të mbytet dhe del për vete në breg nuk ka më moralin të jetë përsëri kapiteni i kësaj anije. Mori shpërblimin përsa i përket punës që kishte bërë deri në këtë moment dhe mund të themi që mori dhe një pagesë, i premë biletën me pak fjalë për të ikur në Itali.
Me pak ngacmim do thoja që nëse do kishte vërtet kaq frikë nga pandemia besoj se duke qenë koshient për të zbatuar rregullat, duhej të qëndronte në Shqipëri të kishte bërë 14 ditët e karantinës e pastaj të shkonte pranë familjareve të tij ai dhe stafi. Sigurisht që kemi nisur të mendojmë se kush janë opsionet, do shohim brenda realitetit shqiptar.

Kur thoni se traineri do të jetë shqiptar, a ka gjasa për një rikthim të Skënder Geges?

O.Rama: Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira padiskutim sepse është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë sepse të gjitha zgjedhjet që bëhen tek Partizani janë zgjedhje dhe të presidentit dhe të drejtorit. Për momentin eksperimenti italian është i dështuar kështu që nuk besoj se do të ketë afrime prej andej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje