Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13, pas betimit të Manjola Kajanës.
Pas betimit të saj ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë.
Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për politikanët.
Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se me rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK po ngushtohet laku për të korruptuarit.
“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Cte genjen mendja moj zonje.Peshkaqenet ketu e kane care rjeten,kane mbetur vetem sardele.Keta kane vene aq pasuri sa i blejne dhe i shesin te gjithe ambasadoret te mare se bashku.Nuk ka te pakten ne europe me te pasur e re koruptuar se keta tanet,Bejne sikur zihen por kur nuhasin rezikun behen bashke sa nuk i can jo spak por as fbi.Politikanet tane jane specie e ralle ,kane vene aq pasuri sa nuk pyesin per asgje ne bote
Thua nje realitet Vlora 3 edhe pse eshte “i hidhur” per ne shqiptaret!