Ilir Meta i është kthyer retorikës së ashpër politike këtë të enjte, gjatë një konference për shtyp.
Ai ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet dhe kryeministrin e dalë nga votimet që do të mbahen vitin e ardhshëm, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Në seancën plenare të Parlamentit, të datës 21.04.2008, Ilir Meta ka kundërshtuar me forcë këtë sistem zgjedhor, të cilin po e mbron sot. Nga procesverbali i diskimeve i siguruar nga Shqiptarja.com, Meta, në atë kohë kryetar i LSI, kërkonte lista të hapura, duke argumentuar se listat e mbyllura i bëjë deputetët ushtarë të partive të tyre.
Në fjalën e tij gjatë seancës ku u miratuan ndryshimet kushtetuese të 2008, duke kaluar nga listat e hapura në të mbyllura, Meta ndër të tjera thotë se “jo vetëm kaq, por me këtë sistem dhe me turpin e madh që keni bërë, që keni vendosur edhe në Kushtetutë sesi do të jenë listat e deputetëve të renditura dhe nuk mund të ndryshohet renditja e përcaktuar nga kryetarët e partive, ju keni treguar moralin e vërtetë që i trembeni ballafaqimit me qytetarët shqiptarë; moralin e vërtetë që deputetët nuk duhet të sjellin më shqetësimet dhe problemet e komunitetit, por duhet të jenë ushtarë të kryetarëve të partive”.
12 vjet më vonë, Ilir Meta kundërshton veten e vet, pasi tashmë i intereson ky sistem që është.
Fjala e plotë e Ilir Metës kundër mbylljes së listave në 21 prill 2008
“Zonja Kryetare, Nuk do t‘ju marr shumë kohë, sepse sot nuk duhen shumë argumente, pasi gjithçka është e paravendosur në mënyrën më antidemokratike dhe më të turpshme, sepse bëhet fjalë për të ndryshuar në thelb Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kushtetutë kjo e votuar me referendum nga populli shqiptar. Pikërisht sot Sali Berisha merr të gjitha ato që kërkoi nga populli shqiptar 14 vjet më parë në referendumin kur ai hodhi projektkushtetutën e tij, pra arrin sot të gjitha pushtetet që donte atëherë, por këtë po e arrin pa referendum; po e arrin këtë këtu në Parlament, i merr të gjitha në një tavolinë ku është diskutuar dhe ne nuk kemi qenë, pikërisht nga Kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama. Janë ndryshime që në thelb dhe në zemër godasin Kushtetutën dhe parlamentarizmin në Shqipëri; janë ndryshime që godasin në zemër pluralizmin politik në vend.
Pas këtyre ndryshimeve kushtetuese, Shqipëria nuk mund të jetë më republikë parlamentare. Ajo mund të quhet një republikë berishiane, sepse ndryshimet që bëhen sot në Kushtetutë, bëhen në funksion të forcimit të jashtëzakonshëm të pozitave të Kryeministrit dhe në kurriz të parlamentarizmit, në kurriz të të gjitha institucioneve kushtetuese që janë garante për të drejtat themelore të qytetarëve të këtij vendi.
Sot, përmes zhvlerësimit që i bëhet institucionit të Presidentit, i cili, tashmë, mund të zgjidhet ose mund të ndërrohet, sikurse ndodh rëndom me anëtarë bordesh, që i përmendi një parafolës apo me një ministër të thjeshtë, në fakt, kemi goditjen më të madhe që u jepet gjithë institucioneve kushtetuese në vend, që janë garante për mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo qytetari shqiptar, sepse pozicioni mbipartiak i deritanishëm i Presidentit, për shkak të mënyrës së zgjedhjes së caktuar në Kushtetutën e deritanishme, ka qenë garancia për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve në këtë vend. Ku shkuan premtimet e drejtuesve të dy partive të vjetra përpara se të uleshin në tryezën për zgjedhjen e Presidentit, kur shpreheshin se e mira është që Presidenti të zgjidhet nga populli, por, meqenëse ne nuk kemi kohë, atëherë këtë herë do bëjmë si do bëjmë, e do ta zgjedhim në tavolinë, por herën tjetër do ta zgjedhim në popull? Përse i shmangen këtij premtimi dhe këtij angazhimi?
Përgjigjja është e thjeshtë: ndryshimet kushtetuese, që e kthejnë Republikën e Shqipërisë në republikë berishiane, sepse Berisha është sot Kryeministër dhe nuk është President si në vitin 1994, forcojnë në mënyrë të jashtëzakonshme karakterin partiak të shtetit dhe godasin në zemër karakterin demokratik të shtetit të së drejtës. Mburren me të madhe se do të bëjnë një reformë të hatashme zgjedhore për të eliminuar “Dushkun”. Këtë e thonë pikërisht ata që pollën “Dushkun”, duke shkelur Kushtetutën; ata që po bëjnë këto ndryshime duke blerë 30 deputetët e “Dushkut”, që janë këtu sot në Parlament. Më këta po ndryshohet Kushtetuta dhe po hidhet poshtë vullneti i një populli të tërë i shprehur përpara 9 vjetësh.
Nuk jemi kundër proporcionalit rajonal, meqenëse e kërkoni; nuk kemi qenë as kundër maxhoritarit, meqenëse keni hallin e maxhorancave të fuqishme, sepse edhe maxhoritari i pastër është një sistem i ndershëm, por sistemi që ju propozoni është një sistem hileqar, i pandershëm, sepse ai përsëri do të pjellë deformime të votës së shqiptarëve, do të godasë barazinë e votës, që është një element thelbësor edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ne do të votonim sistemin proporcional rajonal, në rast se Shqipëria do të ndahej në rajone zgjedhore me numër të barabartë zgjedhësish dhe do të kishte, pak a shumë, të njëjtin prag; ose nëse do të kishte një korrektim nacional, përndryshe sistemi që ju sillni është një deformim, është një tjetër mashtrim për opinionin publik.
Jo vetëm kaq, por me këtë sistem dhe me turpin e madh që keni bërë, që keni vendosur edhe në Kushtetutë sesi do të jenë listat e deputetëve të renditura dhe nuk mund të ndryshohet renditja e përcaktuar nga kryetarët e partive, ju keni treguar moralin e vërtetë që i trembeni ballafaqimit me qytetarët shqiptarë; moralin e vërtetë që deputetët nuk duhet të sjellin më shqetësimet dhe problemet e komunitetit, por duhet të jenë ushtarë të kryetarëve të partive. Ju, njëkohësisht, me këtë veprim që po bëni sot, me mënyrën më të pandershme, me një mënyrë jo transparente po tregoni që po bëheni viktima të një afere shumë të madhe dhe të fëlliqur, shumë antishqiptare midis Sali Berishës dhe Edi Ramës; po merrni përgjegjësinë për një Kushtetutë, që, në rast se do të miratohet nga ju, sot do të quhet Kushtetuta e Sali Ramës ose ndryshe Kushtetuta e Gërdecit, ku gjenden peng që të dy, tashmë.
aahhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahaha
xhuxhi gangsterr po shef terr !
dil nga bodrumi shkerdhtata Esadiste
nuk ka shpetim per ty dhe vucidolsin kojshin tat putanat ee kombit
Z.mere
Mbrenda ores ke shkruar 5 artikuj per meten jetegjatsia e shkrimit 10min
Ku e ke hallin ste pelqenje komentet apo dikush te telefonon dhe i heq?
KUQ E ZI
RREPEEKT
I KE RON TURINJVE KAPTIN PORDHES
KY O ME I RREZIKSHEEM SE META ETJ BASHKE
ME SHPIRT PUTANE S’GJEN NEE BOTE
Une jam nje votues dhe simpatizant i PD gjirhmon votoi kete parti bashke me fisin tim numeroz , por qe kur u afrua me kete IlirMeten nje njeri i peshtire pa dinjitet PD po behet e pa pelqyeshme nga ne demokratet , duket se PD ska fuqi te ngreji pantallonat e saja dhe mbeshtetet tek nje felliqesire si Monika .Ju kujtohet Enver Hoxha dhe Nexhmija qe ishin te dy ne majat e partise se punes, keshtu dhe keta te dy familje qe zhgaraviten pas politikes mebllok ne dore u bene shkaktare te vrasjeve te 4 vete. Po nuk u largua PD nga Lsi nuk ka per te ngritur koke.
PD-ja e ka pasur gjithmone te keqen perbrenda dhe ai e ka emrin Sali Berisha, ose ndryshe: Doktor Mortja.
Me LSI-ne thjesht ka gjetur tenxherja kapakun.
Kur te zhduket ky njeri nga PD-ja atehere do te filloje te marri fryme kjo parti e gjithe Shqiperia qe do clirohet nga nje re sterre e zeze.
Edi do shkaperdheje perfundimisht bastardet e kombit…
Po ne zgjedhjet e ardheshme,simbas te gjitha gjasave dhe sondazheve te bera,opozita e bashkume,Luli,Monika,Nardi e kompani dhe shume analistave te fuqishem dhe nostradamusve te vendit tone opozita e bashkume do fitoje ne menyre plebishitare,si mundesh ti qe te mos dekretosh Lulin K.M dhe te mos njohesh parlamentin me kryetare Monen,kjo eshte papergjegjshmeri e madhe,per nje kryetar shteti te na lesh pa parlament dhe pa qeveri,po deri athere do te ndryshoje mendja ty,se je burr me mend dhe atdhetar i madh
Νuk do të jet president deri në zgjedhjet e ardhëshme, do të shkarkohet dhe drejt e në qenef.
Une them se mazhoranca sot duhet ti tregoj vendin ilir metes dhe gjithe krimineleve ne krye me bashen e sali berishen,i cili sdo mend se eshte hartursi i te gjitha krimeve tash e 30 vite,prandaj pa u zhdukur kjo klike ska qetesi dhe sdo kete kurre zgjedhje per shqiptaret, kercenimi i metes eshte tentative per te mbrojtur krimin dhe kriminelet.
Boll ma me kete Hajdut te Pashembellte!!!! Jepini Hakun e Zotit e te Percillet per ne Rec te Shkodres. O SPAK -Na Ke Bo Marak Cfare Pret o Dak Futini Ketij Delenxhiu nje Dajak.
Te gjithe pushtetaret tane ne keto 30 vitet e hajduterise I ka zene dhembi buke dhe e mendojne veten te pazevendesueshem dhe harrojne qe ketij populli i kane sjelle vecse varferi duke mbushur xhepat e tyre dhe duke ia marre pronen tjetrit dhe duke ja dhene nje tjetri qe strashegon gje. Cdo gje duhet per votimet te jete e hapur dhe mos ti shkoj ne mend me listat ku blihej vendi i deputetit me para. Kush ta meritoj le ta gezoj postin. Plehrat qe na dalin perdite ne tv edhe disa haleniste qe nuk dine te lidhin ushkuret duhet te largohen.
Mossssssssssssssssss se na dhjeve o like, si nuk do te njohesh ti km qe do te dale nga zgjedhjet? Po kush te pjedh ty more hajdut me cizme. Zgjedhjet i bejne qytetaret dhe ato i certifikojne ato, ty nuk do te vije radha as te flasesh nje fjale kundra tyre.
Meta është hajdut i mirënjohur dhe si i tillë nuk ka asnjë autoritet as si person , as si politikant dhe as si president. Sido të sillet del para dyshimi se e bën të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.