Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtarë

16 Korrik 2020, 13:29Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Këtë dashurinë, që ka shperthyer për referendumet, e kam shumë të qartê se nga vjen. Ndoshta edhe nga fakti se në Shqipëri janë bërë shpesh dhe kanë zgjidhur punë ato, që nga viti 1998, kur u miratua kushtetuta.

Por problemi ështê se që referendumi për listat e hapura të bëhet, duhet që dikush të mbrojë mbajtjen e tyre mbyllur.

Dhe deri tani nuk ka dalë asnjë “trim” që t’i marrë përsipër listat e mbyllura, që të paktën të kishte kauzë referendumi.

Të mos hyjmë fare pastaj në teknikalitete, që duhen 28 deputetë apo 2/3 e parlamentit për ta vënë në lëvizje dhe për ta çuar në dorë të popullit këtë vendimmarrje.

Dhe të gjithë e dimë parimin e shenjtë juridik, se kur nuk ka padi nuk mund të ketë çështje.

1 komente në “Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtarë”

  1. qytetar says:

    Ah, jo Astrit Me dashje ose jo harruat Referendumin e Famshem te vitit 1994 per Kushtetuten i cili tregoj shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje