Meta: Hapja e lista zeron paktin e 5 Qershorit. Kuvendi s'ka numrat që të bëjë ndryshimet kushtetuese, 82 deputetë janë legjitim

16 Korrik 2020, 13:35Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta deklaron se hapja e listave prish marrëveshjen e 5 qershorit. Në një dalje për median, Meta deklaroi se propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore për gjetjen e një konsensusi mes palëve për reformën zgjedhore.

Kreu i shtetit pohoi se ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës zgjedhore nuk mund të ndodhin, pasi sipas tij maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme.

“E cilësova të arritshme marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje, sikurse e dini, u mbështet nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe nga sekretari i Shtetit, Pompeo, nga Barreli.

Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së. 

Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshimi kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore për gjetjen e një konsensusi. Është e domosdoshme që palët politke t’i qëndroje besnike marrëveshjes, aq më tepër që janë invetsuar dhe ndërkombëtarët. 

Kjo marrëveshje i hap rrugën Shqipërisë drejt BE. Këto ndryshime janë në kundërshtim të plotë me parimin e Venecias, si udhërrëfyesi i vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve. 

Ndryshimet ligjore duhet të bëhen 1 vit para zgjedhjeve. Përse Kuvendi aktual se ka legjitimitetin e plotë për ndryshimet kushtetuese. E theksoj në mënyrë të përsëritur se Kuvendi se ka legjitimitetin kushtetuese për të realizuar këto ndryshime.

Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitim që kanë fituar mandatin nga procesi zgjedhor ku përfshin dhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan me të drejt që të dorëhiqeshin nga largimi i deputeteve të opozitës.

Pas heqjes bllok të deputetëve të opozitës, mund të themi se ata nuk ishin pjese e Kuvendit. Edhe pse shteruam të gjitha listat partive opozitare, prej 18 muajsh, edhe sot Kuvendi ka formalisht 122 deputetë nga 140 deputetë, që është detyrim i Kushtetues. Jo vetëm kaq, të gjitha proceduar e parashikuara nga Kushtetuta, nuk janë plotësua.”, tha Meta. (TemA)

5 komente në “Meta: Hapja e lista zeron paktin e 5 Qershorit. Kuvendi s’ka numrat që të bëjë ndryshimet kushtetuese, 82 deputetë janë legjitim”

  1. Raul says:

    Na e keni bere kete paktin e 5 Qershorit si mareveshja Start 2 per armet berthamore, amon se pjese e paktit te 5 qershorit eshte dhe opozita rrugore. Po si opozita rrugore me Klevis krricin e faros paska vlere me shume se opozita parlamentare me Muslim Murrizin dhe Z.Hajdari. absurdet e Habib Burgibes se Tunizise nuk kane fund

  2. Sulejmani says:

    O personazh i viteve,i ndigjuar,i filmuar,o i fotografuar,o i shkruar,o i kuruar,o i pa harruar,mos harro,se je produkt pazarresh,po erdhi koha qe te gjesh vendin qe te takon,shko ne votime i barabarte me te pa fuqishmit,shife veten sa te vlen lekura,jo duke u ngjitur mbas qerres se rradhe dhe atehere,kur te te pecaktohet vlera,mer melodine simbas takatit

  3. Asuni says:

    O Lir hajduti …ti duhet te ishe largu me koh nga politika tani duhet te pushoje ne burg

  4. h says:

    Ti i shave deri dje nderkombëtarët o hajdut i degjeneruar,

  5. Kuq e zi says:

    Bravo bravo …
    Shperndaje ate mut kuvendi qe te ngriti sot e nje vit me pare komision hetimi dhe ska koqe me te shkarku…
    Cirrja masken kur thone qe presidenti eshte me opoziten kur dihet se kush te zgjodhi dhe te votoi ne kuvend
    “Eshte presidenti me i mire qe ka pas shqiperia” kjo ishte formula
    Pra sa here rama kerkon te duket si kundershtari yt cirrja masken dhe thuaja me ze te larte “NQS JAM PRESIDENT I OPOZITES PSE NUK ME SHKARKON?” Komisioni hetimor ka kaluar kater here afatin tre mujor qe ligji parasheh dhe vazhdon e ben manovra ne xunkth
    Me vjen keq per ata te mjere qe kujtojne se ti je kundershtari i rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje