Të gjithë në pritje

16 Korrik 2020, 17:03Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Kur thonë se ‘Lul Basha bën vrap në vend!’, dhe e mendojnë këtë si një ‘naiv’ të rastit, të gjithë gabojnë. Meqë po e shtrojmë idenë e pritjes tamam në fushën e politikës, prandaj po marrim ‘Lulin’. Por ai nuk është një budalla, është një njeri që shumë- shumë e ka zënë ‘histeria e mbrojtjes’. Ia ka dalë për bukuri që, të paktën këta shtatë vjet, të ekzistojë duke pritur radhën.

Kështu janë vendosur të gjithë në radhë dhe po presin. Ndoshta nuk dallohen kaq qartë në ‘radhën e qumështit’, por në fakt janë njësoj si Luli.

Ja kush pret i pari: Këta që presin Evropën, ndoshta edhe ju dhe unë që po flasim.

Kjo është njësoj si ‘pritja e ëmbël’ e vajzave VIP. Të gjitha zënë radhën cila do ta shpallë e para shtatzëninë. I ndiqni lajmet: ‘Vlogerja në pritje të ëmbël… E dashura e Led…, në pritje të ëmbël, Arb…, në pritje të ëmbël, Bler…, Klea, Diell…, në pritje të ëmbël’. Pse e shfaqin ‘pritjen…’ kaq dashurisht këto vajza të njohura? Për to nuk ka rëndësi nëse një ditë do të jenë nëna apo ç’nëna do të jenë; rëndësi ka që të duken si të plotësuara, me shtatzëni… Edhe Shqipëria politike- një vajzë e tillë është: Në pritje të ëmbël me Evropën. Dihet se organizatat e Evropës shpesh i bëjnë të pabërën, premtojnë e nuk bëjnë gjë, e lënë në fund të radhës, e prozvaldin, i tregojnë karotën, i fusin pyka, këshillojnë si nga Olimpi ‘bëj kështu se ndryshe’ të rraha…, megjithatë Shqipëria politike pret Evropën. ‘Shtatzëninë’ evropiane e kërkojnë politikanët, se sa për popullin- populli e ka të garantuar europianizmin që kur e bëri zoti Shqipërinë në këtë breg deti. Por Evropa pranon që të jetë si një vjehërr harbut për secilën nga ‘shtatzënat’ politike: Kur Evropa rreh qeverinë, del presidenti e hap barkun e fryrë; kur Venecia thotë broçkulla, dalin të dy palët se cila të kapë kotësira për vete… Vetë Evropa politike, e cila është e dyshimtë si e tillë, ndodhet në krizën e kthesave; ndoshta ditën që i vjen radha Shqipërisë, ajo do të jetë tjetër gjë. Si vetë njeriun, edhe shtetet e koncorciumet politike- në kthesa i përgjojnë mjerimi, sëmundja, vdekja. Sëmundjen e vet Unioni Evropian po ua transmeton këtyre që presin… Presin duke humbur dinjitetin.

Edhe vetë Evropa pret…, po çfarë pret?

Është përgjigje e shkurtër: Evropa pret Trampin. Edhe në raport me ne shqiptarët- Evropa pret Trampin. Ditët e fundit Evropa ka fituar njëfarë supermacie, atë supermaci lojërash ‘poshtë brezit’, lojëra që zakonisht luan me shtetet e vegjël, sidomos qëkurse Evropa nuk ka më burra shteti.

Këto ditë, Evropa iu punoi një reng shqiptarëve, pavarësisht se në Kosovë- por njësoj do ta bënte edhe në Tiranë: Në momentin kur po ndërtohej kështjella e paqes në gadishull, sidomos mes Kosovës e Serbisë, Evropa ngriti akuzë kundër liderëve çlirimtarë në Kosovë. Tani duhet të presin të gjithë: Presidenti para kryqit, Ushtria Çlirimtare do të pyesë veten a jam në gjumë apo jam kriminele; Vuçic do të presë pafajësinë e Millosheviqit; Mati do të presë derisa ufo-t të ndërtojnë ‘shtëpinë e verdhë’ që nuk ka ekzistuar kurrë… Por mbi të gjitha Evropa do të presë nëse presidenti Trump do t’i japë koncesione. Në luftën e egër dhe të heshtur përballë Kinës së bombës ‘virus’, Evropa do të përdorë influencat ballkanike për të dalë nga kriza e ekzistencës. Evropa ndodhet në një vizion të ngrysur, dhe në të njëjtën atmosferë i përdor edhe konfliktet, mjediset, heronjtë. Evropa politike nuk ka zgjidhje, prandaj pret… Nuk e shikoni lidershipin e saj si në një teatër absurd?: Gjithçka është e pazgjidhshme, nuk ka burra shteti, nuk ka liderë, njëri mund të zërë vendin e tjetrit dhe secili vendin e Amerikës… Presin.

Këta që presin atë që nuk mundet…:

Jo të gjithë ia kanë idenë, madje shikojnë aq ngushtë sa vajza ‘histerike’ e Frojdit që ra në depresion për shkak të ‘un-it’. Kur i ishte afruar një djalë, ajo mendoi se e gjeti ‘kalorësin’. Mirëpo ai iku për vete, pa thënë asgjë; trenat që mund ta sillnin, erdhën e ikën, por ai jo. Politikanët, sidomos bosët e mëdhenj me mjekër, presin t’u vijë treni me pushtetin e tyre. Ata nuk e dinë se me çfarë mjetesh do të vijë: a me dhunë?, a me rotacion kot së koti?, a me sharje?, a me kulisa?…, kjo nuk ka rëndësi për ta. Ka qenë një kohë që kishin pushtet pa fund, para pa fund, kishin servilë e vrasës, gjykatës familjarë si infermierë të qenve; kishin edhe budallëkun e turmave… Prapë të njëjtët, domethënë?…

Lëri këta, se këta janë fëmijë të absurdit.

Ajo çfarë pritet nuk është lëvozhga që mban deti mbi valë. Pritet ajo që  është thellë:

Opozita as ia ka haberin, as do që ta mësojë; ndërsa qeveria rrotullon çamçakëzin nëpër gojë në pritje si do të bëhet. A do të jetë e zonja qeveria që të zgjidhë çështjet e fundit të detit?

“Njerëzimi është si një  pus me dy kova. Ndërsa njëra zbret për t’u mbushur, tjetra ngjitet për  t’u zbrazur’, shkruante shkrimtari ikonë e letërsisë së absurdit, Samuel Beckett. Shqipëria tashmë është bërë edhe më e rëndësishme në sensin gjeopolitik, dhe prandaj duhet të marrë e të japë barrë të rënda:

E para, i duhet të zgjedhë mes zgjidhjes së fortë të llojit të ‘luftës së ftohtë’ me Iranin apo botën Islamike dhe vijave politike të Amerikës. Shqipërisë i duhet të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për të siguruar veten dhe Perëndimin nga rreziqet në ‘Manzë’. Apo ka tjetër mendje lidhur me Amerikën?. Çfarë pritet pas kësaj?

E dyta, raportet me fqinjët mbi Kosovën sovrane dhe me ‘gylenizmin’ e Turqisë: Nëse kulisat ‘evopianiste’ plus faktorë të tjerë lindorë do të tentojnë të ‘zhbëjnë’ shtetin më të ri me shumicë shqiptare, çfarë do të ndodhë? Herën e parë, 1999, shqiptarët u bashkuan vëllazërisht sipas kodeve para- politike. Po tani, që nuk mund të përsëritet e njëjta gjë, çfarë do të bëjmë për të mbajtur peshat? Garanci është prezenca Amerikane në rajon, por çfarë po bën shteti ynë për ta garantuar më tej?… Peshat rrinë poshtë, dhe kombi ynë mban vlera dhe barrë.

… Nuk pritet të bjerë petalja e lumturisë nën pemën e pushtetit.

11 komente në “Të gjithë në pritje”

  1. shoku says:

    Europa dhe SHBA po bejne 30 vjet qe flasin ,apo na mesojne,apo pse mos te themi qe bejne silur na mesojne. PO ne me te vertet jemi kaq nxenes te dobet ,sa per 30 vjet s’paskerkemi kaluar as dhjeteshen e pare te matematikes ? Mos valle qenkerkemi kaq te dobet edhe ne lexim, e nuk i lexojme dote leksionet e Europes dhe SHBA-se ? Ndoshta mos valle Europa dhe Amerika na dergojne mesuesit me te dobet per t’na mesuar ? Dikush do te thote : – Pse ka mesues te dobet ? Po. Ka, Per mendimin tim une them se ne jemi vet shkaktaret. Ne fillim te viteve 1990, kur filloi ndryshimi i sistemit, pam qe erdhen jo mesues ,por profesore me te mire. Erdhe titullare shtetesh nga me te degjuarit e Europes dhe Amerikes. Mos valle keta profesor u termaksen ,kur pane se ne po tregonim se ishim barnare te vendit tone ? Edhe kjo mund te jete .
    E para ata u termaksen,kur na pane qe t’u vinim kazmen uzinave e fabrikave, hekurushave e shkollave. Fahatari edhe pse e dinte qe kanali duhej per vaditje e prishi, preu e shkaterroi bllpqe te tera me vreshta , peme frutore e deri tek rezervuaret, Punetori nuk la kombinat ,uzine , hekurudhe , madje donte qe te shkaterronin edhe hidrocentralet. Po,po utermaksen e thane : ” Bo bo c’na gjeti me keta. Madje u bene pishman qe punuan per shkaterrimin e sistemit komunist. U termaksen ,kur shikonin shkaterrimin e vorrezave te deshmoreve, lapidareve e veprave historike qe tregonin identitetin e nje kombi . Thane : po,po keta qenkerkan njerez te eger. U termaksen kur pane se edhe objekteve kulturore po u vihej kazma.. Pane e thane. Kapen lesht e kokes me dore ,kur pane ngritjen e firmave piramidale . Si ka mundesi qe leku te pjelli leke. U trondit bota me ne ,kur pane shkaterrimin e depove te armeve, pra ngjaraj e 1997-tes. U detyruan te shkretet te bejne takime ne mes te detit, te ruhen nga bandat ,se shteti kishte vdekur… Ja pra qe ata ende s’kane besim ,kur shikojne qe grupe te caktuara ,edhe pse deputet ,apo drejtues Partish vene e shajne grupin tjeter qe drejton vendin. Ndaj t’mos na vije keq . Kemi qene ejemi te fundit. Kete po e verteton edhe Maqedonia e Veriut ,tper te cilen s’kane as me te voglin dyshim per te hapur negociatave. Per shqiperin gjene detyra mbi detyrat per t’na mbajtur larg vetes se tyre. Kete e verteton edhe qendrimi i Gjermanise e cila vecoi Shqiperine nga Maqedonia. A ka me turp, a ka besim per ndertim shteti,kurm drejtesia jone ka qene e qelbur nga koka tek kembet ? Kur na mer nje ambasadore e na meson ne shtepine e saj ? A jemi me tru,apo ne vend te trurit kemi tallash ?

  2. Ilir says:

    Ky eshte ai plehra qe shkruan per Trump sikur Trump te jete nje intelektual?! Kaq duhet per te perbuzur kete mi ambasadash.

  3. Mario says:

    Ke nje pene te arte Z Cupi.Njerez si ty duhen te jene ne parlament ose President,halli qe na mbyten injorantet,hajdutet,kriminelet.Rrespekte,per mua qe te lexoj prej 30 vjetesh je Profesori i Gazetarise. Mario

  4. ABC KORCA says:

    Koha eshte gjeja e çmuar…
    Mençuria eshte ajo qe s’kemi…
    Dallget po fryne nga ana e kundert…
    Pashallaret..?! Nuk presin gje..!!! Rrine rehat…Qose osmanlleku.
    Amon ore kur i kemi zgjidhur ndonjeher ne problemet kombetare qe ti zgjidhim tani…jo po europa pret trampin jo po europa nuk ka politike.
    Europa politike ka dhe rrezultatet i shfaqi me se miri me akuzat pas 25 viteve dhe me detyrimin qe i beri rames qe te liroje vendin…te tjerat jane myhabet shqiposh

  5. cuk cuk says:

    Prap ky madheshtori? Ky fenomeni boteror, gjeniu, filozofi, i vetmi njeri me mendje te lire ne Europen lindore? Ky eshte i vetmi gazetar antikomunis i Zerit te Popullit dhe i vetmi njeri i madh qe thote se Italia dhe Gjermania cliruan Kosoven gjate luftes II boterore, pra edhe Shqiperine. Eshte Lord. Por nuk kuptohet mire nese ka mendjen e hapur apo b*then.

  6. ai says:

    Ti shoku ke harruar që ne e Kosova u vume ne gare kush te ndertonte me shume XHAMI, bile ne ndertuam dhe xhami me 4 apo 6 minare si ajo ne Tirane si me e madhja ne Ballkan, qe te pellisnim sa me shume per fene ISLAME. Se harrova qe ne fillim sapo nisem luften per t’u futur ne Europe ne me pare u futem ne KONFERENCEN ISLAMIKE.

  7. Njeriu says:

    Sidoqofte gjerat jane relativisht (qe do te thote jo absolutisht) keshtu.

    Cdo te thote kjo?

    Do te thote, qe shqiptari eshte si mekanizem me gunge, qe kur ja thote mendje, nganjehere dhe nuk pret.

    E kur i thote mendja per te mos pritur, i del per zot qellimit te mire.

    Dhe ne fakt ashtu do te ndodhe, discka e mire per shumicen e shqiptare do te behet.

    Dhe kjo miresi eshte me shume afer se larg.

    Dhe ne e po e mbyllim kete koment me thenjen, sa me shume paqe e miresi per te gjithe shqiptaret.

    Duke e dashur dic me teper, e urryer, sulmuar, ofenduar me pak njeri tjetrin.

    Gje e cila eshte e mundur.

  8. Perhere kenaqesi e vacante te.lexosh te madhin Ferok Cupi.

  9. Ku janë? says:

    Zoti Frrok Cupi, Ju duhet të ngrini një shkollë për të trajnuar burra shteti. Baba im ka pas thanë, “Burrat i muer lufta. Ata që mbetën i vranë opingat”. Kush do t’i bējë burrat e shtetit? Ngrini nje institucion e trajnoni burra, jo vetëm nga Shqipëria, por krejt Ballkani.
    Respekte!

  10. Tomorri says:

    Shume interesante Z.Frok
    Mendoj se duhet te dalim me nje kongluzion,p.sh. :
    1.Shkaktaret e situates
    2.Evropa dhelper
    3.Populli ne kembe
    Te falenderoj Z.Çupi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje