Tre deputetë të Parlamentit Europian (aleatë të PD): Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo modifikim pa konsensus mund të vërë në rrezik nisjen e negociatave

16 Korrik 2020, 18:12Politika TEMA

Tre deputetë të Parlamentit Europian përmes një deklarate zyrtare, i bënë thirrje parlamentit shqiptar që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit mbi Reformën Zgjedhore.

Deklarata e kreut të Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister, i grupit të Partive Popullore Europiane, raportueses për Shqipërinë Isabel Santos dhe kreut të Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (i grupit të PPE) thotë:

“Presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa minuar konsensusin e arritur mes qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur konsensusin e të gjitha partive politike mund të vërë në rrezik mbledhjen e konferencës së parë për negociatat dhe, si pasojë, të ngadalësojë procesin e integrimit europian.

Çdo shtet është i lirë të caktojë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit dhe konsensusit kombëtar. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë se çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë transparente, duke nisur të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Besojmë se Shqipëria do të respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushën e reformave kyçe.

Parlamenti Europian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian dhe është gati të punojë me parlamentin e Shqipërisë për lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit sa i përket reformave kyçe në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies, që janë të nevojshme për të ardhmen europiane të vendit”.

8 komente në “Tre deputetë të Parlamentit Europian (aleatë të PD): Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo modifikim pa konsensus mund të vërë në rrezik nisjen e negociatave”

  1. Tarzani says:

    Po po do bejme ca te doni ju

  2. Na cate karin me keto negociata says:

    ….nuk i duam , me presion na ruajne karin .Rama mos u ul .

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Per hir te se vertetes,keto jane opinione private te tre parlamentareve evropiane,nje prej te cileve grek.
    Parlamenti Evropian ka aktualisht 705 deputet(burimi,Google) pra 705 opinione.
    Parlamenti Gjerman,709 deputet(burimi Google),pra 709 opinione.
    O shqiptar,gjithmone me opinione do ikim ne?
    Ai tha keshtu ,ky tha keshtu.
    Kur nuk i intereson obo-bo-zites,ne jemi shtet sovran,nuk pyesim per perendimin.
    Kur nuk i intereson Presh-identit,ne nuk jemi Republike Ambasodariale.
    PS. Gomari e nxjerr te zotin nga balta,apo ishte ndryshe?!
    Kush ka frike nga listat e hapura,ai ka frike nga e verteta.

  4. Eugen says:

    O Merooo aleate te PD ose jo i shikon funksionet qe kane… nuk po dini c’ te shkruani se nuk mbroni dot marrezite e nje te cmenduri qe e ka kuptuar se po i vjen fundi dhe periqen tr zgjase kete fund me manovra te ndyra

  5. Alleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    A,se per pak harrova,Parlamenti Evropian ka tre bahcevan dhe 30 pastruese ,mos harroni tju merni edhe atyre opinionin.
    Per te qene korrekt,Parlamenti Gjerman ka 4 bahcevan 33 pastruese dhe 2 elektriciste.
    Ju lutem mos harroni ti nitervistoni.
    PS. Keta njihen me letra,nuk kam informacioni per at qe punojne ne te zeze,per ate pyesni Fatkeq Mediun.
    Ai ka burime te sigurta informacioni.
    Mire u lexofshim ne qyfyret e tjera.

  6. Trebeshina says:

    Po Grosruku dhe Doris Packu cfare mendimi kane,po pse berishistet e Europes do vendosin per Shqiperine,apo populli shqiptar?!

  7. Besnik says:

    Lexoj ketu shume bythelepiresa te ketij pushteti edhe me e keqja vazhdon me bythelepirsat si ne kohen e fashistit Sali Berisha e tani me skizofrenin e drogaxhiun Edi Rama. Ore e kuptoni qe keta pisa jane bashke edhe nuk duan qe neve te celim negociatat me BE sepse nuk vjedhin dot me 80-90% te cdo lloj tenderi etj etj. Keta duhen zhdukur o popull njeher e mire sepse po na behen semundje ngjitese. Nuk shikoni Maqedonin ku 29 vjet shtet ka edhe ben zgjedhie demokratike.

    1. Besnik ,

      mos u irito me lepirjet .
      kohet kane dryshuar .
      njeriu po meson shume edhe nga kafsha sot .
      gjithe shkenca eshte fokusuar ke kafshet .
      prej tyre mesohet shume .
      —-
      psh njeriu pa , qe qeni lepinte perpara se te .-inte qenen,
      dhe njeriu filloj ta lepije para e pas .
      prandaj sduhet te paragjykojme lepirjet para ose pase
      ku ka sot pa lepirje more

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje