Tronditet Partizani! FIFA e ndëshkon rëndë prej Çinarit

16 Korrik 2020, 10:57Sport TEMA

Lajm shumë i hidhur për Partizanin. Sikurse njofton “Panorama Sport”, të kuqtë, kampionët e vendit në shkurrëzim e sipër, janë dënuar nga FIFA për të mos bërë dot merkato në këtë verë dhe dimrin e ardhsghëm. Po kështu, janë gjobitur edhe me 80 mijë euro. Shkak është bërë gjyqi i humbur për Erald Çinarin. Ky i fundit kishte firmosur me Alaves në Spanjë para dy vitesh, pastaj u huazua tek Istra në Kroaci. Më tej firmosi me Partizanin, por kjo marrëveshje është konsideruar në shkelje të rregullave përkatëse të FIFA-s. Për pasojë, gjyqi ka vendosur kundër Partizanit.

Mësohet se edhe vetë futbollisti shkodran është pezulluar për 4 muaj nga aktiviteti. I pyetur nga “Panorama Sport”, sekretari i përgjithshëm i klubit 16 herë kampion, Gerald Burba, ka pranuar dënimin: “Po, është i vërtetë si lajm dhe jemi vënë në dijeni të kësaj çështjeje. Vendimi është dhënë para dy ditësh. Problemi është serioz, por jo i pazgjidhshëm. Ne si klub po përgatisim dosjen e apelimit në KAS, ku si fillim do të kërkojmë pezullimin e efekteve të vendimit, që do të thotë zhbllokimin e merkatos me të gjitha gjasat në fillim të muajit gusht. Ky gjyq ka kohë që vazhdon. Dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë dhe sigurisht që nuk do të jetë Partizani.

Në vendimin e arsyetuar të FIFA-s është shtrembëruar komplet realiteti i fakteve, si për shembull duke pretenduar se Çinari ka qenë lojtar nën kontratë me Istrën dhe Partizani është paraqitur si palë që e ka ‘rrëmbyer’ lojtarin prej tyre. Kjo është e papranueshme dhe sigurisht e padrejtë, duke ditur që ne kemi paguar një shifër të konsiderueshme për të blerë të drejtat e kartonit të lojtarit nga Vllaznia. Ekzistojnë prova shkresore të mjaftueshme për të vërtetuar që Partizani është pala e vetme në këtë proces, që nuk duhet të mbajë asnjë përgjegjësi. Ne do të bëjmë ‘kundërsulmin’ tonë për këtë çështje dhe në fund jemi të sigurt që përgjegjësia dhe drejtësia do të shkojë aty ku duhet”.

2 komente në “Tronditet Partizani! FIFA e ndëshkon rëndë prej Çinarit”

  1. Hygerta says:

    Ohohoooo. Drejtesia qenka vene ne vend. Parate ti paguaj Erjon Braçe me Finon dhe Demin. Partizani bie nga iategoria po qe se nuk e ndihmon qeveria.

  2. specialisti says:

    Une e blej nga dikush qe e ka vjedhur, nderkohe qe nuk kam asnje dijeni se eshte e vjedhur! E kam blere me para ne dore, nga dikush qe e ka ne pronesi me dokumenta te rregullta dhe se kam vjedhur. E ka vjedhur dikush tjeter!? Le te denohet ai qe e vodhi, jo une qe e bleva! Madje mua duhet te me kthehen edhe leket qe pagova. Besoj eshte e qarte per cdokend!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje