Ndryshimet kushtetuese pritet të marrin një zhvillim të ri. Një lëvizje që në fakt e preku përciptazi në fund të deklaratës së tij edhe Gazmend Bardhi, një ditë më parë.
Përpos ultimatumeve të opozitës se nuk është koha për ndryshime kushtetuese dhe se çështje të tilla si; listat e hapura apo koalicionet parazgjedhore duhet të kalojnë në referendum, nga selia e PD-së vjen një qëndrim më i moderuar; ato të diskutohen në mbledhjen e Këshillit Politik.
Këtë lëvizje e paralajmëroi vetë Ilir Meta i cili i kërkoi që pa gdhirë takim kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Nga biseda me Bashën, Meta ka kuptuar se PD-ja kërkon që ndryshimet kushtetuese të kthehen për diskutim në mbledhjen e Këshillit Politik, por pa u vonuar në miratimin marrëveshjes së 5 qershorit.
Por cili është qëndrimi? Meta ka shpërndarë pjesë nga deklarata e një dite më parë e sekretarit të Përgjithshëm të PD:
“Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga marrëveshja e 14 janarit dhe nga marrëveshja e 5 qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit”.
Me sa duket Ilir Meta i trembet “tradhtisë” së Lulzim Bashës dhe një marrëveshje të re të këtij të fundit, me Edi Ramën.
Ndaj dhe e ka thirrur që pa gdhirë në takim, Lulzim Bashën.
Duhet thënë se Lulzim Basha vetë me gojën e vet, është kujdesur që të mos shprehet kundër hapjes së listave.
Aq më tepër që ai vetë e ka premtuar një gjë të tillë, vetëm tre vite më parë.
Demokraci allashqiptarce.
Mer me leng,se me leng,se mishi mbaroi.
Keshilli Politik?
Cfare duhet te kuptoj me kete term?
Ka shume pyetje qe me vijne ne koke,pooooor asnje pergjigje,
me pak fjale pazari vazhdon.
Likja nuk o djal i keq dhe Luli gjithashtu.
Doktori eshte burr i vjeter,Nard Noka na duhet kur ikin dritat
dhe Dash Shehi per ndonje barsalet.
Fatkeq Mediu di shume gjera qe mund te na prishi pune
dhe Monika duhet per kuotat femerore,
gjithmone pasi ti kete futur nje shiringe Botoks
dhe Monika
Mbare shqiptaria e di mire qe LSI eshte nje parti hajdutesh, partia e floririt te vjedhur prandaj Lul Basha nqse do te mos jete dora e Sali kriminelit por te jete vetevetja (me gjithe njollat qe ka) duhet te behet burre te mos mbetet lule,thirri mendjes Lul se Saliu ka me ta ngul……
Hiq mos e rruni, Shqiperine e Enverit, Ramizit,Saliut,Metes.Bashes dhe Ramutit e ka marre lumi…….
Cfare kane te perbashket keto monstra?
Nuk po e them, e kuptoni vete, se sdua te merziz Mero djalin ….dhe Zerin e Popullit “Tema”
Fute diskutim ne “Keshillin Politik” qe ta kthejne ne nje boze per javet ne vijim. It never fails.. Po vjen seriali rradhes qe ne tavolinat e shqiptareve tu shtrohet darka e paces se Fahriut. Seriali pare ai su kenaq dhe iku. Seriali i dyte ky su kenaq dhe iku, e keshtu deri ne 30 Korrik mbeten dhe nja 13 seriale te tjera qe skenaqen dhe ikon. Nga Vitrinat, tek “Ndermjetesi”..