Mosmarrëveshjet europiane për miliardat e rikuperimit: Ç’ndodhi me Macron?

20 Korrik 2020, 18:58Bota TEMA

Drejtuesit e Bashkimit Europian që përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi një paketë ndihme për t’u rikuperuar nga pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Sipas informacioneve, ekzistojnë ndryshime të thella midis drejtuesve kur bëhet fjalë për përparësitë dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve.

Disa drejtues besojnë se paketa e propozuar prej 750 miliardë eurosh është shumë e madhe dhe se ajo duhet të vijë në formën e një kredie, e jo të një granti siç u propozua fillimisht.

Sipas mediave të huaja, bisedimet ishin të vështira dhe madje pati shkëndija midis liderëve individualë. Përkatësisht, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Presidenti francez Emmanuel Macron dyshohet se i ra me dorë tavolinës dhe kërcënoi të largohej nga diskutimi.

Kryeministri hollandez Mark Rutte gjithashtu pranoi se marrëveshjet deri më tani kanë dështuar, dhe e lanë të hapur mundësinë e një pezullimi të plotë të negociatave.

Bisedimet janë vendosur të rifillojnë të hënën pasdite, takimi më i gjatë i liderëve të BE që nga Nice në vitin 2000, kur bisedimet zgjatën pesë ditë.

Në përpjekje për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u kujtoi udhëheqësve se më shumë se 600,000 njerëz kishin vdekur nga virusi në të gjithë botën dhe shprehu shpresë se bisedimet do të përfundonin sa më shpejt që të jetë e mundur me një rezultat pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje