La postin për të luftuar Covid, kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra

22 Korrik 2020, 08:10Sociale TEMA

Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv  e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19, ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite të saj, teksa lufton për jetën e pacientëve të prekur me Covid.

Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq  nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi.

Në video vihet re është se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me kokë poshtë, prej tyre djersa derdhet “ujë”.

“Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…”, shkruan Ana në postimin e saj.

Postimi i plote i Ana Luca

Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja …

Sepse ne jemi te gjithe bashke! ne jemi ne lufte me covid 19! Te heshtur e te perkushtuar!

Ne flasim me gjuhen e sherbimit mjekesor nga nje armate e tere personeli mjekesor!

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”

Isaia 40:31

4 komente në “La postin për të luftuar Covid, kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra”

  1. drita says:

    Mirnjohje pa fund,Zoti ua shperbleft sakrificen tuaj.

  2. Nik says:

    Respekt pèr punèn e kryer edhe pse thuhet nè xhiro se çdo shèrbim nè spital po nuk pagove DR nuk tè bèjn vizitèn.Pak kohè mè par njè njeriu im u shtrua nè spitalin e vlorès,paguan DR pèr vizitèn pastaj pran njeriut tè sèmur DR tha tè vij njè prej familjes ti qèndroj natèn,infermjerja dha vetèm ilaçet dhe nuk u pa mè gjith natèn.Nxjerin tè sèmurin nga spitali qè èshtè mosh e re dhe ndjehet pèrsèri keq,telefonojn DR qè e ndjek pacientin por nuk pèrgjigjet dhe se hap telefonin?Kjo èsht rilindja qè unè shumè i besoja?

  3. Klodi says:

    Respekt. Pa fjale. Ju jeni heronjte e vertete te ketij vendi. Ne te tjeret sa i hajme buken kot!

  4. Lilo says:

    Respekte dhe perulje per njerez si ju! Zoti jua shperblefte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje