Tit Vasili i LSI sulmon Ramën dhe fyen Këshillin Politik: Pacient me Covid-19 në tru, po flet me vete në sokakun e të marrëve

22 Korrik 2020, 18:50Politika TEMA

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për ‘Zgjedhoren’ në Pallatin e Kongreseve, ku të parët që dolën dhe folën për mediat ishin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Hajdari tha se i mshojnë fortë faktin të hapjes së listave 100% dhe konfirmoi votën e saj dhe të kolegëve nesër për “marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ndërsa Murrizi tha se ekspertët zgjedhore të pranishëm në mbledhje, u shprehën se votimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 qershor nuk e prek marrëveshjen e arritur në 5 qershor për reformën zgjedhore.

Sakaq, ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së në këtë Këshill, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në facebook, Vasili ironizon Ramën duke e quajtur “pacient të sëmurë me Covid-19 në tru, e që flet me vete në sokakun e të marrëve (këshilli politik) ne Pallatin e Kongreseve”.

1 komente në “Tit Vasili i LSI sulmon Ramën dhe fyen Këshillin Politik: Pacient me Covid-19 në tru, po flet me vete në sokakun e të marrëve”

  1. Patrioti says:

    Mos e kurse injorancen se je ne mosh te veshtir per pun….. Ju lutem nje mirkuptim per titin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje