Thellohet dhe merr një tjetër rrjedhë skandali financiar me protagonist Shkëlzen Berishën, i cili deklaron se ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë si garanci bankës pikërisht këto prona, vlera e të cilave është dukshëm shumë më e ulët se sa principali, pra se vlera totale që Shkëlzeni i ka borxh bankës. Dokumentet e reja të siguruara nga Report Tv ngrenë dyshime të forta mbi këtë afere. Kompania ‘Logal’ sh.p.k me pronar Shkëlzen Berishën është e regjistruar në vitin 2015 dhe zyrtarisht zhvillon si aktivitet ”menaxhimin e hapësirave për zhvillim biznesi dhe procesesh përpunuese të produkteve ushqimore, frutave etj”.
Në datën 24 dhjetor 2018 Shkëlzen Berisha si ortaku i vetëm merr vendimin të firmosë një kredi me Banka Intesa Sanpaolo për një vlerë prej 1.8 miliona euro për të financuar një kontratë shit-blerje të mbyllur në datën 19 dhjetor 2018, pra 6 ditë përpara. Por si e ka paguar kontratën nëse ende nuk kishte marrë kredi?
Por ky nuk është misteri i vetëm. Më të njëjtin vendim Shkëlzen Berisha vendos t’i ofrojë bankës si koletarel për financimin e 1.8 milionë euro një listë pronash ”të përfituar me fonde të kësaj kredie”. Behet fjalë për 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, të gjitha pozicionuar në zonën kadastrale 2605 të fshatit Marqinet të Vorës, ngjitur me zonën e Gërdecit, kur në vitin 2008 shpërtheu bashkë me një fabrikë demontimi fishekësh ushtarake, duke shënuar skandalin politik më i madh që kishte prekur deri atëherë familjen Berisha.
Në zonën e Marqinetit vlera e tokës varion nga 20 deri 30 euro metri katror maksimumi, ndërsa për sa i përket godinave varet nga vjetërsia, por në çdo rast vlera totale e pronave duket disa herë me e vogël se sa totali i financimit të kërkuar. Si ka mundësi që banka mund të ketë financuar 1.8 milion euro me një kolateral që normalisht duhet të vlejë minimumi 120 % totali i principalit, ndërkohë në këtë rast vlen disa herë më pak?
Në dokumentin financiar të kompanisë ”Logal” për vitin 2018, vit që përkon edhe blerje edhe marrjen e kredisë, nuk rezulton të deklaruara pronat e paluajtshme që Shkëlzeni pretendon se i posedon dhe se i ka lënë si kolateral për të marrë kredinë. Por në bilanc rezulton një kredi prej 232 milionë lekë (të reja) dhe blerje të impiantesh dhe makineri për një vlerë 241 milionë lekë të reja. Por, nëse kontrata blerje ishte për toka arë, truall dhe godinat, pse në bilanc dalin impiantet dhe makineri?
Por çudia vazhdon. Nga verifikimi i pasqyrave financiare kompania e Shkëlzen Berishës ‘Logal’ sh.p.k nuk është e besueshme për të bindur bankat për t’i dhënë kredi të tilla në shuma të tilla. Në fakt ka pasaktësi të rënda sa i takon vlerës së fluksit të parave të kompanisë. Konkretisht, pasqyra e fluksit të mjeteve monetare për vitin 2017, që është një tregues besueshmërie për bankat, ka pasaktësi dhe mospërputhje. Gjendja në bankë e kompanisë sipas bilancit te 2017 ishte 508 750 lekë, ndërkohë fluksi i mjeteve monetare i deklaruar në 2018 është vetëm 2.070.494 lekë, pra më pak se 20.000 euro. Si mund ta këtë besuar banka dhe lëshuar një kredi 1.8 milionë euro?
Por ka edhe një mister të fundit. Kompania ”Logal” e Shkëlzen Berishës ka deklaruar për vitin 2018 rreth 32 milionë lekë (të reja) të ardhura, ndërkohë që kosto e personeli është vetëm 9.798 lekë: praktikisht del një kompani pa staf, dhe njeriu i vetëm i punësuar ka një rrogë 500 lekë në muaj, jashtë çdo parashikimi ligjor.
Si ka mundësi që djali i ish-kryeministrit që akuzon çdo ditë gjithë shqiptaret për vjedhje, evazion tatimor, korrupsion, rezulton të jetë përfshirë në një skandal financiar me këto përmasa, dhe asnjë institucionin shtetëror nuk ka reaguar? Apo është akoma në fuqi parimi që ligji vlen për të gjithë, përveç familjes Berisha?! (shqiptarja.com)
Zoti vente dore mbi keta bastarde…
Ore nje gje nuk e kuptoj nese keto para ja ka dhene banka dhe jo taksat tona juve cfare ju duhet ? Do beni dhe llogarite e bankes tani?
Or Endri, perse je kaq i trashe? Marrja e kreditit eshte larje e paster e parave. Justifikohen 1.8 milion Euro me marrjen e ketij krediti. Kur nuk i kupton gjerat mos merr pjese ne diskutim.
Ky veprim e kopilit te Liri Berishes eshte nje nga veprimet e tij qe te legalizoje parate e perfituara ne rruge te paligjshme.
Trapi
Ky zoteria ka ne dokumentat e pronesise
5000 meter katror ndertim magazina
Nga tirana deri ne Durres ne 2 anet e rruges kudo qe te shkosh ndertim i ri apo i vjeter me xham apo pa xham nuk ka nen 300 euro per meter katror.
Shkurt 5000 meter katror ndertim X per 300euro/ merer katror minimumi i cmimt te ndertimit.
Ky zoteria vetem nga objektet paska kolateral 1.5 milione euro, pa llogaritur token.
Pra duket si drita e diellit qe ky tipi qenkansuper ne rregull ligjerisht edhe banka gjithashtu.
Arsyeja pse rilindja pompon fake news eshte e thjeshte ,jo se do i vene gjobe berishes se keta nuk kane bythe, po ja mos genjejne ndonje delenxhi qe shikoni se po vjedh berisha, dhe me thene te drejten, delenxhinjte sidomos te rilindasit jane me shumice.
Kjo nuk ndryshon ndonje gje keta lloj delenxhinjsh me fake news apo pa fake news rilindjen do votojne, thjesht per pjesen tjeter te popullsise i mbushni mendien perdite e me shume qe rilindja vetem mashtron dhe kjo kuptohet e ka koston e saj. Ja zgjedhjet erdhen sondazhet flasin vete.
Endri eshte e vertete qe ja ka dhene Banka dhe ajo eshte pergjegjese per kete por mos harro qe edhe pse Bankat jane private eshte notmale te kene nje rregullator qe eshte autoriteti mbikqyres i Bankes apo Ministria e Financave. Nuk e njoh kete fushe por po flas ashtu sic mendoj une. Intesa SanPaolo eshte Banke Italiane qe ka aktivitet ne Shqiperi qe me fillimet e demokracise pra qe kur i jati i ketij koke pi….t ka sunduar ne kete vend. Italianet njihen per manipulime ne te gjithe boten. Ti mendon se nje kryeminister i nje vendi nuk gjen dot mundesine per te fshehur parate?? Ja ku e ke rastin dhe sa te tjera i dime te gjithe. Firmat piramidale p.sh. Te gjitha ndertimet,pallatet kush i ndertoi?? Me cilat leke jane ndertuar?? Ku i gjetan kaq shoejt??? Cilet ishin keta ndertues qe u bene te pasur sa hap e mbyll syte???? Mos shiko tani pas 30 vjetesh se normal tani ata e kane krulijuar bazen dhe e justifikojne parane dhe prap po te kerkosh gjen. Jane para droge,krimi etj etj.
Gjithmon ligji ka qene vetem per te varferit. TI RRUNI KARIN BERISHES EDHE ZENIT, EDIT APO METES, BASHES APO KUNATIT. BALLES APO AHMETAJVE ME GJITH DASHNORE QE KA.
KESHTUQE SHKRUANI SA DONI MUT DO HANI.
I biri i Sali Birishit vrau 26 njerez te pafajshem duke perfshire dhe femije dhe nuk veproi drejtesia e ju doni qe te veproje se paska marre para ne menyre te padrejte.Ku eshte ai zagari Rama qe u premtoi familjareve te te vrareve per drejtesi???
Nuk eshte sensacion,skandalet e kesaj familje nuk kane fund.
Kjo familje eshte mallkim per Shqiperine.
Ne njofim problemin prej vitesh,mirepo zgjidhje nuk kemi.
Keta e kane kapur shtetin per k…qesh.
3 dekada kane shejket e shpellave,qe kane pushtuar kete vend.
Dhe mbasi vjedhin, vrasin aty dhe femije,mbi vendin e krimit guxojne dhe ngrejne biznesit e tyre,qe ndjehen sikur vazhdojne tu bejne shurren ne koke viktimave te pafajeshme.Bashe me viktimat dhe nje mender populli te tere.
Dhe po tre dekada,ka qe turma aziatike-europiane,vjen verdalle tyre me durtrokitje,apo me kam-kum qe i kane ngrene mune.
SPAK ky organ qe u shpik per te hedhur hi ne syte e shqiptareve neqoftese ka njerez qe u ka mbetur pak integritet ose duhet te japin doreheqjen e mos ti marin leket e ketij populli te uritur ose ti futen me themel e ta zberthejne familjen BERISHA e tu tregojne shqipetareve gjith te verteten mbi pasurin e tyre ku i kane e ku si kane .O tani o kure. Edhe amerika al-kaponen duke mos e kapur dot ne kontrabande e kapen te taksat.Ne se ndonje prokuror apo gjykates do te ler emer qe te krenohen familjaret e tij ne breza duhet te veproje
?
Perse nuk arrestohet…..
Partia Socialiste duhet te shkarkoje urgjentisht frikacakun Edi Rama, i cili zhgenjeu shqiptaret edhe per shkarkimin e Ilir Floririt.
O Franc nuk ma do mendja te jesh kaq i trashe sa te mendosh qe e ka ne dore Edi Rama i cili nuk eshte vene ne ate post me kusht qe:Te mos preke familjen Berisha pasi ajo eshte “monoment agjenturash” dhe ruhet nga CIA!
Sali Berisha vtau ne 2 Prill 1992 per te marre pushtetin me anen e UDB-se Jugosllave dhe gjithkush heshti qe dinte skemat!Ndryshe nuk do te ishte realizuar kjo baterdi ne kete vend!
Sali Berisha beri krimin me te madh duke thyer embargon me ish Jugosllavin duke çua nafte per te furnizuar makinerine ushtarake Serbe e njekohesisht edhe per te humbur gjurmet e shites se armeve shipetare kur dihet qe nga nje raport i thjeshte ekonomik gjithkush pra çdo individ ne ete vend sot minimumi aso kohe duhet te kishte ne xhepin e tij para rreth 2800 dollare e gjithkush heshti sepse dihet qe ai monitorohej nga NATO!
Mos te vazhdoje edhe me tridhjete e tete krime te tjera monstruoze nga ku krimin me te shemtuar ne mes te dites duke riperseritur vrasjen e kater protestuesve paqesore kesaj radhe jo me UDB-ne por me Garden e Republikes e minimumi qe mori ishte etiketimi “Burre shteti”!
Sali Berisha edhe sot po te doje vret e kerkush nuk ka fuqi jo ta denoje por edhe ti permende emrin sepse “miqte” urgjentisht e gjejne zgjidhjen duke hapur ndonje plage te vjeter per te spostuar vemendjen!
Ndaj o Franc jo Edi Rama por te ngrihet populli per denimin e tij ,te jesh i sigurte qe do te amplifikohet ndonje ngjarrje madhore qe kerkujt mos ti bjere ne mendje Berisha ky Bin Laden i Ballkanit qe ka dy mundesi qe te ndahet nga kjo bote ose me ngordhje natyrale,ose duke e eleminuar “fabrika qe e prodhoi” per interesa te saj!
Ndaj duhet te kesh pak mend e llogjike qe kushdo qe vihet ne krye te qeverive viziten e pare e bene ne “fabriken e nendheshme” duke dhene garancite perkatese!
Ndryshe perfundon si ondamentalisti populist Albin Kurti duke mos i kaluar 45 dite ne qeveri!
Eshte momenti te hetoj Spaku, e nuk duhet te vonohet me.Soji i berishve,i e like floririt, i mones, e i basheve duhet te vihen para drejtesise, per vjedhjet e kryera nga 90 e deri me sot. Mjafte me eshte koha per te vepruar, e te behen shembull per peshqit e vegjel.
O Endri, ne te vertet ashtu eshte, ketu fajin e ka pushteti gjyqesor i korruptuar qe nuk i ve prangat ketyre gjakpireve
Ka vetem nje shpegim qe ky krimineli Birbo shin akoma.
Thuhet se ndan paret qe vazhdon te vjedhe me Erjon Bracen dhe Edi Ramen
Ozuna – Mi NiГ±a (Video Oficial)
Vazhdoni bëni politikë, ekonomi dhe propagandë me fcb!
Nuk arrij ta kuptoj se ç’lidhje kane keto shkrime me shqiptarët.
Zoteria na i paska marre keto para ne nje banke te nivelit te dyte qe eshte komplet private.
Po sikur te mos ja kthejë asnje çindarkë bankes ku eshte problemi ketu.
Ne vend qe të shkruani per arritjet e rilindjes, per tenderat abuzivë , per kompanite fantazma qe marrin milona euro nga buxheti i shtetit ( pra nga paret ) tuaja e jo te mijat.
Me tenderat e ministriae se mbrojtjes asaj te shendetesie te trasporteve e ku ta di un.
Ju vazhdoni te derdellosni me propaganden tuaj te felliqur se çfare bën djali i SALI BERISHËS i cili ka 7 vjet qe nuk eshte ne pushtet dhe kompania na paska filluar aktivitetin ne vitin 2015 kur ne pushtet jane komunistet.
A e kuptoni se sa te felliqur qe jeni ???
1.8 milion euro banka I ka dhene pasi ky I ka dhene bankes 20 deri 40 % me shume… qe jane para te vjedhura nga korrupsioni ose para te mbledhura nga taksat tona.
Pastrim parash hesapi.
Sa te marri pak veten Kryetari aktual i Kontrollit te shtetit , propozuar nga Presidenti . Keto pune do te goditen me mire nga bashkepunimi President – Kontroll- Sypeshkaqen . Ilir Meta , nuk ben emerime , pa interes . C’do njeri i emeruar , prej tij , eshte nje sejmen , qe zbaton verberisht urdherat e Ustait, pa pyetur , per asnje ligj , per asnj e kod moral , vec kanunit, qe kane hartuar midis vedit . Meta eshte nje Berishe i sofistikuar . Berisha ndihet krenar me pasusin e tij besnik deri ne vdekje . Zgalem
Secili mundohet te japin mendimin e tij sic e kupton, por une u keshilloj qe te lexoni komentuesin ” Deshmitari” dhe te mbyllet ky debat me kaq. Vetem perpiquni ta kuptoni.
Shihet qarte se kemi te bejme me pastrim parash te pista. Shihet edhe me qarte akoma se nuk ka shtet.
Kuptohet po ashtu se Rama, Berisha, Meta etj hane ne nje canak. Drejtesi nuk ka per tu bere kurre se ndryshe sistemi bie. Driteroi e tha bukur dikur: “Kjo nuk eshte demokraci, por shkerdhatokraci”. Nuk ka me shprese. Pasuria u nda. Kush vodhi, grabiti njerezit dhe pasurite kombetare do mbetet i pasur dhe do beje pjese te “elita” e vendit. Te tjeret le te shpresojne se Zoti do e beje mire!