Mësuesi shkodran i Medresesë ndërroi jetë nga Covid-19, ceremonia e varrimit jashtë çdo protokolli shëndetësor

27 Korrik 2020, 23:30Sociale TEMA

Gazjoni kishte shumë miq. Dhe të shumtë ishin ata që donin t’i jepnin lamtumirën e fundit sot mësuesit të matematikës në Medresenë e Shkodrës, dega e djemve, pasi humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Por në këto ditë, kur situata e përhapjes së koronavirusit mbetet shqetësuese, autoritetet shëndetësore theksojnë se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave në ambiente me shumë njerëz dhe të mbyllura është e domosdoshme.

Por, në ceremoninë e tij të varrimit, sikurse mund të shihet edhe nga fotot e mbërritur në redaksinë e Ora Neës, kishte një pjesëmarrje të madhe njerëzish dhe respektimi i distancimit fizik është injoruar, siç është injoruar nga disa dhe mbajtja e maskës.

As nga autoritet duket se nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar këtë grumbullim njerëzish dhe respektimin e distancës që shpëton jetën tënde por dhe të njerëzve që rrethojnë .

Mos harroni! Koronavirusi eshte mes nesh. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.

Në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar 117 raste të reja dhe 6 viktima. Shkodra ka pasur ditën e sotme një rast të ri dhe një tjeter të vdekur nga Covid-19, në moshën 49 vjecare. Situata në spitale shfaqet shqetësuese pasi 114 persona janë të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Shkodra sot u zgjua e pikëlluar. Përcollën për në banesën e fundit mësuesin e përkushtuar dhe mjaft të dashur, Gazjon Rusi, ishte babai i tre fëmijëve dhe u nda nga jeta sot në mëngjes në moshën 39-vjeçare.

7 komente në “Mësuesi shkodran i Medresesë ndërroi jetë nga Covid-19, ceremonia e varrimit jashtë çdo protokolli shëndetësor”

  1. Nardi kombinatit says:

    Kafshe me fytyre njeriu, si mblidhen ne kte kohe kto njerez pa asnji lloj pergjegjsie

  2. Juristi says:

    Shkodra,”djepi kultures”,por e mbushur plot me budallenj.Ne kete qytet,po te jesh normal, te marrin per budalla

  3. Fajin e kanë debilat says:

    Nje njeri i nderuar qe u shoqerua per ne banesen e fundit nga shumë gomerë.
    Po te kishte mundesi t’u fliste, do t’u kishte thene:
    “Çfare bëni o gomerë? Harruar qe une vdiqa nga virusi?”
    Por ai qe u fliste nxenesve çdo ditë me gjuhën e numurave, nuk kishte mundesi t’u fliste gomereve. Nuk do kishte vlere, sidoqofte.
    Gjynah fëmijët qe mbeten pa baba, pa gomeret nuk i gjen gjë.
    Nga sa kuptohet, Shkodra ka patur respekt per te.
    Iku nje njeri i nderuar dhe jetojne debilat.

  4. Moisi Golemi says:

    Një turk më pak.

  5. Taulanti says:

    “Gazjon” nuk është emër shkodran.

  6. Bram says:

    fshifte Korona te gjithe aty. Thjesht ca idiote me pak.

  7. ceni says:

    Idiote te mjere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje