FOTOT: Shqiptarja që konkuron për Miss Teen USA, drejton forumin për trafikun njerëzor

28 Korrik 2020, 09:15Lifestyle TEMA
FOTOT: Shqiptarja që konkuron për Miss Teen USA, drejton forumin

Samantha Sarelli, është vajza shqiptaro-amerikane që ka fituar “Miss Connecticut Teen USA 2020” dhe që do të drejtojë një forum virtual për çështjen e trafikut njerëzor.

Veprimtaria do të bëhet në bashkëpunim me OKB-në që ka shpallur Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Personave.
Synimi është që të rritet ndërgjegjia e opinionit publik për këtë problem të vazhdueshëm.

Samantha do ta drejtojë forumin ku do të flasin disa ekspertë të kësaj fushe. Ajo ka edhe një seri videosh në platformat e saj të medias sociale “Trafiku njerëzor: Viktima të heshtura” (Human Trafficking: Victims Without Voices).

Për ta ndjekur në Zoom forumin ID është 739 723 0310 kurse fjalëkalimi LOVE. Mund ta ndiqni në Twitter si @missctteenusa.

Samantha Sarelli studjon në Trinity College dhe synon të diplomohet në Ekonomi dhe Shkenca Politike, Më pas, synon të shkojë në Yale për të studjuar drejtësi.

Si shqiptaro-amerikane e brezit të parë, ajo është krenare për familjen dhe trashëgiminë e saj shqiptare. (Përgatiti: Ruben Avxhiu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje