SPAK nis hetimin pasuror ndaj Ylli Ndroqit: Ja akuzat ndaj biznesmenit dhe dyshimet mbi pasurinë marramendëse

3 Gusht 2020, 12:38Politika TEMA

Biznesmeni i njohur Ylli Ndroqi është shoqëruar në polici ku i është komunikuar procedimi penal.

Gazeta “TemA” mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.

Bëhet me dije se nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″ (ligji Antimafia):

Në njofrimin e përcjellë nga SPAK, ndër të tjera thuhet:

1. Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.

Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi.

2. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Së pari, pasuritë e mësipërme janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Trafikimit të narkotikëve″ dhe ″Organizata kriminale″, sipas legjislacionit penal turk, parshikuar njëkohësisht si vepër penale nga nenet 283/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar gjatë përshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij. Me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.

5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.

6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.

7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.

9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi

10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.
19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.

25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, thuhet në njoftim. (TemA)

68 komente në “SPAK nis hetimin pasuror ndaj Ylli Ndroqit: Ja akuzat ndaj biznesmenit dhe dyshimet mbi pasurinë marramendëse”

  1. I shkerdheni motren says:

    ….te gjith do vene ne pidh te motrave te tyre kush eshte hequr si kapo .

    1. ben says:

      A sa mire
      Sot, dhe shume mire arestoje ylli ndroqin dhe i seluestrojne pasurine.
      Neser rradhen e kane ca te tjere.
      Keshtu duhet!!!!
      Duhet pastruar shqiperia nga ca plehra.

    2. Bert tirona says:

      Mreti i heroines u ul ne gjunje. Rrofte Shqiperia

      1. Shqip says:

        Në qoftë se ky Ndroqi ka bërë vetëm trafik droge le t’a arrestojnë italianët apo turqit, Shqipërisë ky nuk i ka vjedhur gjë. Saliu, Iliri, Luli e shumë të tjerë kanë vjedhur pronën e shtetit (popullit) ata të shkojnë në burg

        1. Universiteti i Tiranes says:

          O koqe, po kaq i trash je bre? Ky shiti nje thes me miell edhe me leket e pazarit bleu gjysmen e Tiranes, kur prinderve te tu e te mij u ra bretku nje jete te tere e mezi blene dhome e guzhine. Bleu edhe nja shtate a tete Benza per te edukuar brezin e ri “Mos u beni budallenj duke lexuar libra e punuar si prindrit tuaj se ja, shiko une – nje cope gedhe te thyej koken me para e te bej m…. mu ne universitet “

    3. Drejtesia e munguar says:

      Konsulli i nderit i Meksikes do pagoje per kontributin qe ka dhene karteleve te droges vite me radhe. Ky popull ka nevoje per ndihme financiare me shume se kurre keto dite… pac kemben a arte o bir.

    4. Emigranti says:

      Hë me tu befsha ka shtet ketu apo jo….Rropt shkerdhejani kelysheve te kurvave…se kane rrjepur popullun..e shkrete.

  2. Glori says:

    Like po te afrohet . Uroj te jete e vertete se ka 20 vjet qe ska njeri we se dinte kush e si eshte pasuruar Xhemal Pasmaciu. A do dali ajo Sonila tani ti thuri hymne besnikerie e bytheleprsat si Zheji me co cdo bejne ????

    1. Kaçi says:

      Ka edhe politikanë që kanë dhjet fishin më të pasur se Ylli dhe që janë të pa prekshëm. Këta zotërojnë vila në gjirin e Lalzit, kanë fëmijët “për arsye sigurie” në shkolla private në Angli dhe zotërojnë miliona dollarë dhe miliona euro nga parat e fituara në mënyrë kriminale, si dhe nga vjedhia e floririt në 97-tën.
      Për këta persona, ka prova të pa kontestueshme si dhe video që provon fajsin e tyre. Ka të tjerë politikan, ku fëmijët e tyre si dhe vetë ata, janë implikuar në korrupsion aktiv, vrasje, si dhe organizim për rrëzimin e qeverisë me dhunë,shkatërrim dhe shpërndarje armatimi luftarak.
      Është mirë që SPAK të punojnë paralel, si me cironkat dhe sardelet, ashtu edhe me mega peshkaqentë dhe balenat vrasës. Ujrat e politikës dhe ekonomis Shqiptare janë qelbur
      nga këta llloj peshqishqish të ndënjur. SPAK, zgjohu dhe fillo pastrimin nga koka tek këmbët dhe nga këmbët tek koka.

      1. durimi says:

        Nje here ne nje takim ne monizem me palen Kineze ,kur u pyeten per ngadalesin e ekonomise Kineze ata u pergjigj lidhur me kete zhvillim :Kina tha ai, eshte si Elefandi qe i hedhe hapt ngadale por te sigurte per te mos u kthyer mbrapa,edhe puna e Edit i nderuar Kaçi ,insitucionet qe po ngre ne kete vend po i nderton me hapa te ngadalta por te sigurta qe te gjithe do pergjigjen nje per nje nga Saliu tek Aliu ,nga Meta e Bleta!Nuk del Edi nga politika po nuk beri histori ne kete vend ,duke çuar keta legena perpara drejtesise nje per nje ,qe me te drejte ti i lakon!
        Te kini besim se Demokraci me dy standarte nuk ka ndaj jetoni dhe shikoni!Kurr mos e harroni deklaraten e tij :”Prisni se s’keni pare gje akoma”!

  3. Ferdi says:

    Nuk behej llaf ne kohen e Sales qe ti dilnin ne shesh aktivitetet e paligjshme ketij. Ne kohen e Sales
    ky u be konsull dhe po ne kohen e tij mori token dhe ndertoi gjithe ate ndertese te Oras, te cilen do ta kishte zili dhe RAI. Dava injoranti i kthyer intelektual me pare droge. Shtet narkotik ky eshte, tregto dhe nderto e mbeshtet mbeshtetesit.

  4. qytetar says:

    Ky paska qene tamam pisnesmen !!!!!

  5. Spartaku says:

    Filloi spastrimi kimik, dmth zbythja e hajduteve dhe krimineleve qe me parate e grabitura kane influencuar ne politike duke siguruar privilegje akoma me te medha! Pasurite sekuestrohen dhe pastaj administrohen ose shiten nga shteti per te mbushur arken e zbrazur. SPAK je Spartak!

  6. Doda says:

    Hajt me kembe te mbare.
    Pritet qe Tedi Blushi te dale ne konference shtypi dhe ne emer te shefit te tij te shprehe pergezimet me te ngrohta per SPAK per kete veprim.
    Presim.
    Zheji nga ana e tij do beje nje emision ku do pasqyroje kete goditje te SPAK si nje hap i rendesishem i reformes ne Drejtesi.

  7. Bulqize says:

    Keto nuk jane as gjysmat.
    Vetem nga LSI – ja , ky ka marre nja dhjete miniera ne martanesh

  8. E shkreta says:

    Po që s’i ecën fare kësaj Sonilës! Në çdo TV ku shkon, vjen sekuestrimi! Ça tersi. Tashti vrap te Syri i qorr Pekës, kush mbërrin i pari.
    “U mbyt gjemia me gjeneralë
    O burra shpejto, kush mund të dalë.
    Paçet* Fashizmit (Ndroqit) e Vinceremos
    Se iku koha e Babaqemos”

    *Paçet – në kuptimin ktheji bythët, bëji munxët

    1. bubi says:

      Atje ku shkel Sona,zjarr e flake e bene vendin ishalla shkon per vizite tek ca te tjere Tv, tja qes fundin.Sa ters….

    2. Ylli ndroqi says:

      Ti ke hallin e Soniles apo lekve qe do paguajne shqiptaret per ish shefin e soniles? Ja ktu do jemi kur ky ndroqi ta fitoj ne arbitrazh ceshtjen e te marr nja 180 milion euro per prishje imazhi! Kta or mik jan te lidhur brek e bythe. Rama i ndan leket me kta. Skan si vjedhin me dhe sekuestrojne si puna e agonit me uturime te madhe e pastaj shqiptaret paguajne milionat e eurove qe ndan becheti me ramen e tani ylli me ramen. A mor te mjere sa te ceket qe jeni

    3. Regoni i Vërteti says:

      PO MI SUFLLAQJA E RILINDJES POR HARROVE SA KA VAJTUR FATURA E GJYQIT TE BECHETIT O TE QIFTE KINA PRAGUN E SHTEPISE?!

      1. Shiko kush flet says:

        Eej, nuk u beme të gjithë si shtepia jote. Pse ke ti marredhenie te mira me Kinën dhe vijne e i bejne sherbimet familjes tende, ne s’kemi pune me kinezet.
        Po ti hallall, se ja ke pare hajrin.

  9. Astrit says:

    Te besojme se do filloje pastrimi nga keto qelbesira..

  10. amerikani says:

    Sonila Meco do te hape testamentitn e Ilva Tares qe shkruan se si te lepihet e te mbahet mire nje trafikant. Keto sorra gazetarie kane mbajtur lloj lloj llumrash ne media vetem per 5 lek. Turpi i Shqiperise jane te ashtuquajturat Elita qe duhet te ishin pa kompromis me drogen dhe kriminelet ordinere. Por keto halabake bene me keq se nje trafikant, keto halabake i pastruan bythen trafikantit dhe tani lajne duart.

  11. gavrosh says:

    Ilva Tare dhe Sonila Mece do ti cojne rrobat e lara ne burg dhe do ti lajne rrobat pis te Yllit dhe te Mimozes se tij

  12. Tuk Tuk says:

    Cfare fytyre ,o Zot sa posht ke ra moj Shqiperi…para nga mafia dhe me tv ky haxhi qamil xhuxh…si mund te ndihmoje demokracine dhe Kombin nje mi mafioz.

  13. Zana says:

    Ky njeri nje perfaqeson median, nderkohe vet i zhytur ne inkriminim.

  14. Roland says:

    Merrni edhe like floririn edhe monik shurren … merreni edhe sonila meçon , tu bej pipa ne qeli …yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy…farë e qirë….

  15. Fiqo says:

    More, ju te Spak s’beni dot gje fare aman, po nuk thirret Saliun, Ilirin, Zenin etj. Ketu do jemi dhe ca vjet dhe kjo ishte nje loje sa te mbyllin syte Saliu me shoket e tij qe arriten deri tek Kadafi ne rere apo Kongo me zinkun dhe diamantin se florri u ngarkua me gomar. keto jane ….me rigon. S’ka bese! Sa çudi: ne i themi Spak-ut ja ujku, Spaku kthen koken menjane!

  16. uskania says:

    Do ngelet pa vajtur në gjyqin për shpifje kundër Erion Velisë.???

  17. Ana says:

    Fshatari dhe mafiozi me i madh i te gjitha koherave, vone u kap.

  18. Aleks says:

    Filloi pastrimi i Shqiperisë! Saliu, Likja dhe ata qe i dhane krimit status diplomatik, dmth; Luli, Likja, Bumçi dhe Ditekeq Bushati duhet te hetohen thellesisht per riciklim te te ardhurave te krimit dhe shperdorim detyre. Sandrit, qe ka bere dhe biznes me trafikantin e Mirenjohur, ti rezervohet dhoma perballe Xhemailit ne Reç!!!

  19. Altin Dauti says:

    Maskara burr hajdut dhe gjobvenes .

  20. Emigranti says:

    Mos haroni fjalin….nuk kini par gje akoma….filloj stuhia qe te pastrohet vendi nga plerat …po dhe shteti behet me lek nga leket qe na kan zhvatur keta vampire anadollak….ndalu bre k.der beg….se ka hendek….esht e vertet ….urime drejtesi e re …heqte kemben zvare ….se jan pa fund keta…hajde ne te semes o pasmaci….

  21. Skerdi Nallbani says:

    Ky matrapaz qe leviz me helikopter me leket e gjobave qe ve merikton denim me vdekje jo burg e sekuestro

  22. Roland says:

    Keta bq e lane albanistan vendin e shqiponjave …keta kurva duhen varur ne
    Itar …po perpara se ti varin , tu fusin nje hu ne byth

  23. klodi says:

    I erdhi ora hajdutit bravo spaku per punen

  24. SPAK-SPANK says:

    Mediat e ketij jan ato qe bejn terror antishqiptar tash sa vjet me ne krye Artur Bubuzhelin me shoke?….
    Per ca i eshte bere popullit shqiptar edhe kokat ne hu gardhi t’ju shoh nuk me vjen keq se jeta e robqirave grek, rus etj nuk eshte me e shtrenjte se jeta e nje shqiptari. I ka zoti ne liste te gjith ata qe kan bere djallezi ne kurriz te popullit shqiptar dhe do ta paguajne si di zoti vete.

  25. drinidl says:

    Gazete kurve dhe gazetar bashkpunetore te krimit , jo dyshim por eshte rast flagrant dhe i vertete , ndaj mjaft u munduat ti zbisni bemat e ketyre kriminelave me fjalet si kurvicka te sprovuara qe jeni , dhe ju ne veting plera gazetare se keni pjesen tuaj ne mos denoncimet per keta tipa .

    1. I urti says:

      Analizoni,Irfan Hysenbelliu,Koco Kokedhime,Pronari i KLANIT,Agim Ciraku etj.Ku ndryshojne nga Ylli.Si jane pasuruar dhe kush i ka lejuar.Vetem mente vjedhur.Media fashiste ne Shqiperi eshte avokatja dhe bashkepuntorja me forte e Krimit te Organizuar ne Shqiperi.Drejtesia e inkriminuar po bie,media e gjobave (ylli) filloi.Te jete e vertete qe gjerat po marin per mire?Valle do kemi fatin te shohim ndonje udheheqes te madh me pranga.

  26. On says:

    Po per shoket e Taulantit qe po ndertojne kur fillon?po per politikanet me vila kur?

  27. Huligani says:

    PD(Para Debila)
    Kjo eshte arritja me e madhe e fashizmit berishist,
    kriminelet e konvertuar ne intelektual dhe biznesmen.

  28. Atdheu Grida Sumës says:

    Po tani çfare koke peshku do qeroje Sonila mo aman, apo mbase hap nje TV Mona bagetia dhe kjo fillon e qeron kepushat prej floriri te Likes

  29. po Shkerdhenin e saleeh rrahman birishit ,
    kur do ta hetojn kto te Krimit te Organizum ,
    qi telekomandohen
    me telekomande nga Frankeshtajni i Lalzi-t ?

    hahahah kjo o thjeshte Show o te mjere
    perndryshe basha nuk bojte Vilat nji ne sauk ke Hill
    e tash ne Lalzi afer bandes e kryetareve Esadiste .
    SPAK o bir Kurvet o Pederaste i lindun me Prona pafund nee tan shqipnin
    ja ka pas lan nana :
    MOS U MASHTRONI NGA LOJA E KAPTERR HASONIT

  30. Blushi says:

    fytyre e peshtire

  31. Virusi says:

    Qe Ylli Ndroqi ishte trafikant, fliste gjithe Tirana. Po a eshte ky peshk i madh? Pse jo. Dosja ekzistonte por Ministrat e Drejtesise te LSI nuk lejonin gjykimin. Duket, SPAK nisi punen.

  32. bedriu.xh says:

    Pune e mire duket, por kam frike se do kete firo rruges. Radha e kelyshave te medhenj kur do te vije?

  33. h says:

    Kur te sekuestrohen pronat ktij katunarit,do trasmette emrat e
    dy katunarve nga ndroqi qe jane pasuruar me droge.

  34. Durrsaku says:

    Si ja moren do ja japin. U mesuam. Do thojn qe ishte gjykatesi i korruptuar.

  35. Shqiptar says:

    Hajde me kamb t’mbarè. Nji e nga nji,te gjithe ne burg. Pse mos ta provojne edhe keta burgun kur te gjithe popullin kane futur ne burg. Rrofte SPAK.!

  36. berati says:

    Me vjen keq per Sonilen,cfat i keq,keshtu i ndodhi dhe me Bexhetin.Tani pronaret e TV para se ta marin Sonen ne pune duhet te mendohen mire se tersi i modh qenka….

  37. fiqiri ismaili says:

    po cash mor spaku skeni kap?
    paskeni bere nje vrime ne uje.
    pervec makinave cfare mutin keni kap? qe justifikohen fare lehte…
    syte te ju i kemi o spak… kerkoni bashkepunimin e publikut… z. X dhe znj. Y jane mburrur gjithe andej duke treguar edhe sekrete te tyre…
    do Zoti sjeni si organet e tjera ligj zbatuese

  38. Marco USA says:

    Bukur shume, edhe me Becchetin keshtu u be, buje e madhe dhe hapje byth-esh, dhe ne fund na i nxorren 140 meleon euro nga xhepi yne. Bravo Rama, tallu me leket tona sikur te ishin tuajat.

  39. Edi says:

    SPAK kavendos te mos le nje dritare hapur per zerat qe bertasin kunder Rames?! Po merr masat per zgjedhjet SPAK?

    1. Qytetari says:

      Eshte shume e çuditshme. Ky zoteria ketu ka qene me vite. Eshte perfolur shume here si trafikant droge. Tani qe ka gjyqin me Erion Veliaj, tani i ndodh sekuestrimi. Me duket shume i dyshimte si aksion!

  40. Na myten says:

    Uroj t’iu duket Enveri i 1946 lule

  41. viktima says:

    Bravo S P A K. Rrofte Amerika. Te hiqen kondrabandistet.

  42. Pres says:

    Ahaha. Po i hidhja nje sy listes se sekuestrimit. Dhe duket hapur fodulleku i tij. Qe me targat e zgjedhura te makinave me inicialet e tij
    001 YN apo
    007 YN.
    tamam langaraq qe na e hiqte veten si Xhejms Bondi. Keta edhe kur jane kriminele te medhenj nuk kane nje fije serioziteti. Vetem imitojne te çalltisur mafiozet neper filma me Roll Rojsa.
    Dava shpifurinash

  43. Vatra says:

    Do të lirohet si super i pastër dhe i ndershëm kështu beson ai se paraja drejton drejtësinë dhe jo kahje tjeter

  44. klodi says:

    Maskara i maskarenjëve është njeri i lig .

  45. Klotilda says:

    Qe ne surrat duket ai qe eshte maskara burr duket qe ne shikim hajduteria qe fshe dhe llumi qe mbart brenda vetes .

  46. manjola says:

    Ky eshte akuzuar dhe ne turqi pr heroin kshu thuhet por mesa duket spak po funksionon edhe pre keta vemie

  47. mimoza says:

    Njeri i flliqur dhe i njollosur . Burr i keq

  48. Sherifi says:

    As nuk e njoh as dua ta njohe, po uroi qe sa me shpejte te veproi drejtesia e re me te korruptuarit, qofshin njerez qe meren me pune te pista, qofshin dhe pushyetare, kte kerkoin 98 % e Shqiptareve.

  49. p.m.p. says:

    Ky qenka Pisnesmen ashtu si “TAÇI OIL” i Liries se Saliut.

  50. J-32 says:

    Po mirë more SPAK nga Y-ja fillohet puna ?
    Ka 35 shkronja të tjera para Y-së, si p.sh. S, L, I, E, T, G, A, D etj.

  51. Niku says:

    Analiza eshte e thjeshte.
    1-Cfare pune ka bere ne Shqiperi, rekordet e punedhenesit, zyra e taksave, zyra e punes, siguracionet qe ka paguar.
    2-Nese i vetpunesuar, cfare aktiviteti, rekordet e kompanise, taksat qe ka paguar, rekordet vjetore te te ardhurave.
    3-Kur ka dale jashte Shqiperise, cfare pune ka bere ne Itali, Turqi apo diku gjetke. Rekordet e punes ne keto vende.
    4-Si jane vene pronat, a ka deklaruar te ardhurat, taksat qe ka paguar, personat e punesuar a jane te siguruar, listen e personave qe kane punuar ne bizneset e tij
    5-Veprimet financiare qe ka kryer me bankat brenda e jashte Shqiperise.
    6-Regjistrimet ne TIMS.
    7-Kur ka nderruar emrin, pasaportat qe jane leshuar.
    8-Informacionet e policive te vendeve ku ka jetuar ne Itali, Turqi…..
    9-Bizneset qe ka deklaruar gjoja me humbje per te manovruar me TVSH, e lojra te tjera te kesaj natyre.
    10-Te bashkepunojne, Interpol, ministria e financave, ministria e brendshme, drejtoria e siguracioneve, drejtoria kunder pastrimit te parave, SHIK, SPAK, BKH, dhe te filtrojne cdo informacion lidhur me kete mafioz.
    11-Te hetohen te gjitha tabulatet telefonike, qe ne fillim te krijimit te bizneseve te tij, lidhjet me persona te tjere, cfare historie kane keto persona me organet e ligjit ne Shqiperi.
    12- Te hetohen pronat ne emer te familjareve te tij.
    13- Te hetohen veprimet e avokateve te tij, lidhjet e tyre ne mbrojtje te krimit, verifikohet veprimet noteriale, dokumentat, mosperputhjet me data apo elemente te tjere.
    Suksese drejtesise se re e policise ne fillimin e pastrimit to ketyre plehrave qe i vune bizneset me droge e prostitucion. Ju lutem mos u ndalni ne aksionin tuaj pasi keta njerez jane thjesht vemje, nuk kane asnje lloj force. I mbani gjithnje nen vezhgim e do te shikoni se si do te shkermoqen.

  52. Niku says:

    Sonila vrapo tek Qim Peka se Ylli e hengri. Hee vajze mire, sherbeji tani Pekes se e ben mire ate pune. Ke lindur per ate pune.

  53. ganiu says:

    Levizja e SPAK kundrejt Pasmaciut do te mbetet e dobet per aq kohe sa Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Fatos Nano dhe shume te tjere plehra si keta vazhdojne te bredhin lirisht rrugeve te Tiranes.

  54. Nick says:

    Me vjen keq qe keni (kam) pritshmeri te larta!
    Uroj te mos jete zhgenjimi i rradhes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje