BE, 180 milionë euro për Shqipërinë! Spiropali: Besimi i investuar tek ne nga familja europiane, na inkurajon

12 Gusht 2020, 19:06Politika TEMA

Bashkimi Europian akordoi dje 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se, gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon.

“180 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Shqipërinë nga BE me qëllim përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, u shpreh Spiropali.

“Gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon aq sa edhe na lehtëson nga barra e këtij armiku që nuk ka kursyer botën mbanë!”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje