Tritan Kalo: Duam politikanë pa vese! Banorët e Rolling Hills, të Vilave në Gjirin e Lalzit apo Blloqeve të tjera, të tregojnë xhepat

12 Gusht 2020, 22:19Politika TEMA

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen nga politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, emrat e tre shokëve të gjimnazit, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia.

Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë. Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..

Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991…

Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!….

BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….

Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/

13 komente në “Tritan Kalo: Duam politikanë pa vese! Banorët e Rolling Hills, të Vilave në Gjirin e Lalzit apo Blloqeve të tjera, të tregojnë xhepat”

  1. Eri says:

    Njerezit e duhur te nje vendi dalin kur vendi eshte ne veshtiresi.Dhe Prof.Dok.Kalo e tregoi veten se eshte nje burre i vlefshem per vendin tone.President i Republikes eshte vendi i duhur per Prof. Kalon.

  2. v says:

    Doktor.Keta nuk kane xhepa ,se te kishin xhepa do ishte gjysma e te keqes.Keta kane thase.neqoftese ketyre qe na kane udhehequr keto 30 vjet do tu sekuestrohet ajo qe kane vjedhur behet edhe njehere shqiperia.Kemi rene ne dore te horave.Ketyre vetem amerika u ben derman duke u hequr vizat u heq oksigjenin .U futen ne politike me triko leshi dhe tani rojne si sheike. Kostumin kur vane ne parlament e blene te gabi ,tani i porosisin jashte ne dyqanet e modes

  3. qytetar says:

    Kush i ka treguar Xhepat deri tani ?????

  4. USA says:

    Ku kane xhepa keta kane banka. Tani seriozisht kujto se vilat jane qindra mije euro pse i ofendo pashallaret e kuq o mik.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Te gjithe jane te perlyer.. Te gjithe.. S’ka nevoj te tregojne xhepat qe te verifikosh sa hajdute jane bere. Shif ku jetojne, sa u kushtojne vilat e apartamentet, makinat qe jane jashte c’do imagjinate me nje rroge shteti.. Ahhh mor SPAK e BKH, thirri nje jave rrjesht nga 10-te per koke ne dite dhe mbaron filmi..

  6. Leshelija says:

    Dikur quhej Gjiri i Lalsit, tani eshte kthyer ne Gjirizi i Lalezit

  7. IFEIK says:

    Te lumte dr. Tritani.
    Por nuk zbazen kurre xhepat e tyre sepse vilat ebregdetit
    jane ndertuar tashme dhe jane ne pronesi te tyre, me emra te tjere……parate jane depozituar ne bankat e botes…eshte teper vone per te treguar te verteten e pasurise se tyre
    Nuk egziston asnje lloj besimi se do ndryshoje dicka.
    Mbase keto jane procese qe bota i ka kaluar para 100 vjeteve. Keshtu qe do i kalojme dhe ne. Mbase do gezojne sterniperit tane….

  8. IFEIK says:

    Te lumte dr. Tritani.
    Por nuk zbrazen kurre xhepat e tyre sepse vilat ebregdetit
    jane ndertuar tashme dhe jane ne pronesi te tyre, me emra te tjere……parate jane depozituar ne bankat e botes…eshte teper vone per te treguar te verteten e pasurise se tyre
    Nuk egziston asnje lloj besimi se do ndryshoje dicka.
    Mbase keto jane procese qe bota i ka kaluar para 100 vjeteve. Keshtu qe do i kalojme dhe ne. Mbase do gezojne sterniperit tane….

  9. bujari says:

    Te lumte dr. Kalo ke qelluar ne shenje. Keta te pa cipe kerkojne te fusin ne parlament persona pa vese dhe pa precedent kriminal(me se normale) kur vete ata jane kryehajdutet e vendit( me prona,pallate vila lluksoze, tkoa,dyqane pare (euro) pa hesap), kriminela(nuk po i rreshtoje se i di gjithe populli bemat e tyre), mashtrues, genjeshtar, mafioz e shume e shume bema te tjera qe edhe te huajte i kane quajtur GANGESTER. Me fjale te tjera te pamoralshmit u krkojne te tjerve moral.O zot ku kemi arritur me kete klase politike 30 vjecare qe e ka grabitur vendin dhe varferuar popullin ne nivelin e mbijeteses.

  10. Arta says:

    Ahahaha i paska hyre vetja në qejf doktorit. E beri “yll rrjetesh sociale” korona !

    Po rri O doktor, shih profesionin tënd. Kur të të kerkojne të tregosh xhepat e tu, tregoi dhe kaq.

    Kur ra termeti, u hypi vetja në qejf inxhinereve të ndertimit. Tani, infeksionisteve… .
    Dhe shan delirantët dhe mitomanet ky, kokrra e mitomanit dhe delirantit.

  11. Zeqo says:

    Tritan, po qe per xhepa fillo nga vehtja, se me sa thote gruaja qe ke lene ne Kanada, e ke bythen plot me bemat e tua atje.

  12. Free says:

    Gati 5 bilion euro jane vjedhur dhe kthyer ne prone private prrfaqsuar ne me pak se 1% e popullsise ne 30 vjet e pseudo-demokracise. Vetem nje dore e hekurt i nje sistemi populist mund ta shkundi kte vend. Perpjekjet US/EU jane vetem fasade oasi korrupsionin ata e mbollen dhe tani duan nje te tille ti sherbej atyre eksluzivisht. Populli ska zgjidhje vetem te pranoje te keqen me te vogel dhe te shpresoje per drejtesi kolektive.

  13. Andon L. says:

    Deklaratë super! Ju jeni një intelektual i vërtetë. Kolegët tuaj bëjnë reklama dhe mbushin xhepat e tyre! Ju jeni një mjek ndryshe që ne e meritojmë ne shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje