Rama, homazh për Musine Kokalarin: Vajza e bukur, jetoi për t'u flijuar në emër të dashurisë për vendin

13 Gusht 2020, 10:55Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në adresën e tij në rrjetin social një homazh për disidenten e komunizmit Musine Kokalari.

Kreu i qeverisë, në mesazhin e tij shkruan se Musineja jetoi për t’u flijuar në emër të dashurisë për vendin.

Sipas Ramës, jeta e saj i përngjan djegies së ngadaltë të qiririt, që Naimi, aq i dashur e themelor për të, e ktheu në imazhin ikonik të dhënies së gjithçkaje për të gjithë, si kusht për “të sjellë pakëz dritë”!

Postimi i plotë i Ramës:

HOMAZH

MUSINE KOKALARI, jetoi për t’u flijuar në emër të dashurisë. Jeta e saj i përngjan djegies së ngadaltë të qiririt, që Naimi, aq i dashur e themelor për të, e ktheu në imazhin ikonik të dhënies së gjithçkaje për të gjithë, si kusht për “të sjellë pakëz dritë”.

Drita që rrezatoi Musineja dhe idetë e saj, i ranë ndesh errësirës që ishte gllabërim e sipër atëmot të gjithkujt që ishte ndryshe, që ngjante ndryshe e që fliste ndryshe.

Vajza e bukur dhe që dha frymën e fundit kur ishte një grua e sfilitur në një pavion spitali pa histori, në Rrëshen, me 13 gusht 1983, la për historinë një ikonë me tre hipostaza: atë të vajzës së emancipuar dhe zonjë të fateve të veta, në dritën e rinisë; atë të gruas së përkushtuar ndaj përparimit të shoqërisë, me një vështrim largpamës drejt lirisë shoqërore, e njëkohësisht qasje kokëulur drejt më të dobëteve në shoqëri; atë të zonjës së lartë, kryengritëse e të papërkulur për të vërtetën e për drejtësinë edhe nën peshën e torturës dhe të kërcënimit prej asgjësimit fizik.

Pionere e social-demokracisë prej zjarrit që ndez dashuria për njerëzit pa dallim, plot hir në pamje e gjithaq talent në të shkruar, Musineja u bë delja e zezë e regjimit që tek bukuria femërore shihte një arsye për të dyshuar, e tek shpirti krijues një rrezik për t’u eliminuar.

Ajo grua e sakrifikuar në altarin e dashurisë për vendin, njerëzit e për lirinë e të menduarit sidomos, u tret si qiriri për të lënë pas një kujtim frymëzues për çdo vajzë e grua të këtij vendi, e një dëshmi sa të dhimbshme aq edhe madhështore të dinjitetit njerëzor në kohën e kolerës ideologjike.

#TëPAHARRUESHËM?

4 komente në “Rama, homazh për Musine Kokalarin: Vajza e bukur, jetoi për t’u flijuar në emër të dashurisë për vendin”

  1. Ideali says:

    Ndaje o idiot, ne anen e duhur apo ne ate te gabuar, te historise, ne erresie ishte yt at.Mashtrues i papare e i padegjuar, burim horrlleku dhe truri te semure.Te shohim deri kur do te te mbajne patericat e parase.

  2. Mrike Lokja says:

    Llapllapllapllap
    Blablabla

    Dhe Musineja vetem Si kministri ine vetem blablabla beri Kur vajzat shqiptare luftonin okupatorin nazi-fashist te vendit dhe per emancipimin e femres shqiptare.

    Bravo km ine
    Blablabla

  3. ik ere pirdhu says:

    Musineja , nje debile e asgje tjeter!

  4. Piro says:

    Perndjekja e Mysinese eshte njolle turpi ne historine politike te ketij vendi. Vagabondi gjirokastres e degdisi neper humbetira, per te mos e lene te jetonte si njeri e mes njerezve, per ta thyer. E ndoqi dhe persekutoi gjithe jeten derisa ajo vdiq ne vetmi sepse Musineja ndriconte me shume se horri ne pushtet. E vrau, qe iu shofte emri dhe gjaku atij maskarai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje