Rekrutimi i 60 agjentëve të FBI-së shqiptare: Nisin procedurat, përfundon trajnimi për Aida Hajnajn

13 Gusht 2020, 10:26Kronika TEMA

Më një shtator nis nga puna Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Burimet bëjnë me dije se ka përfunduar programi trajnues paraprak për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit më të thelluar.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifillojë puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të “FBI shqiptare” BKH, të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurrimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se selia e BKH-së do të jetë në katin e katërt të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një procesi rikonstruksoni.

1 komente në “Rekrutimi i 60 agjentëve të FBI-së shqiptare: Nisin procedurat, përfundon trajnimi për Aida Hajnajn”

  1. xhoxhi says:

    Po lërini llafet o derzi filloni arestimet sa më parë të shohim sa fajtorë janë ata që kanë drejtuar shtetin për 30 vjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje