Sondazhi në Malin e Zi: Shqiptarët mund të marrin vetëm 2 deputetë. Fitues sërish Gjukanoviç

14 Gusht 2020, 11:30Rajoni TEMA

Një sondazh i publikuar nga një institut i njohur në Mal të Zi, bëri të ditur se dy listat shqiptare do të arrijnë të marrin 2 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Sipas sondazhit të CEDEM nga Podgorica, i realizuar nga 5 deri më 12 gusht: Lista shqiptare e drejtuar nga Genci Nimanbegu — Nik Gjeloshaj në zgjedhjet e 30 gushtit ka mbështetjen e 1,9% të votuesve kurse lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za” me 0.4%. Ky rezultat nuk se është risi, pasi edhe në legjislaturën e shkuar, shqiptarët kanë sërish 2 deputet.

Ky sondazh shpall fitues partinë në pushtet PDS të Gjukanoviç me një rezultat nga 32.4% deri në 38.2% të votave. Ndërkaq, opozita pro-serbe llogaritet tek 22.1% deri me 27.3% të votave.

Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista pasi që tentativat e diasporës dhe faktorit mbarëkombëtar për të përsëritur modelin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dështoi.  Partia e Gjukanoviç udhëheq vendin pa ndërprerë prej vitit 1997.

2 komente në “Sondazhi në Malin e Zi: Shqiptarët mund të marrin vetëm 2 deputetë. Fitues sërish Gjukanoviç”

  1. lumi says:

    Keshtu kane tall qolet gjithe kohen me ne serbet malazezet,bullgaret,i japin ca leke nje pale shqiptareve,ca te tjereve u qine grate dhe vajzat dhe sbehen kurre dot bashke 2 shqiptare.Ptu rrace inferiore

  2. vjeshta says:

    Janë shitë katolikët shqiptarë të Malit të Zi te shkijet! Ndryshe rezultati do të ishte tjetër!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje