Vizita në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës, Rama u përgjigjet “shqipeve të vrerosura”: S’do shkoj për selfie, lidershipi ynë i OSBE ka fituar respekt

20 Gusht 2020, 15:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj te gjithe atyre skeptikeve qe e kane paragjykujar misionin e tij ne krye te OSBE ne Bjellorusi, ne perpjekje per te zgjidhur krizen.

Rama thote se nuk ka pse te vreroset askush pse nuk ka shkuar ne Mins dhe i ka humbur nje shans Shqiperise, duke nenvizuar se eshte ne komunikim me palet dhje mbi te gjitha me BE, KE dhe institucionet e tjera europiane.

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë!

Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????”, shkruan Rama.

2 komente në “Vizita në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës, Rama u përgjigjet “shqipeve të vrerosura”: S’do shkoj për selfie, lidershipi ynë i OSBE ka fituar respekt”

  1. Lik says:

    Vazhdo punen o vella, se zagaret ketej e andej kufirit kane hale ne sy punen tende. Urojne deshtimin tend paçka se demtohet edhe Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje