Letra/ Rama i shkruan Lukashenkos: Bjellorusia shtet i çmuar për OSBE-në, po ndjekim me shqetësim zhvillimet. Gati oferta jonë

23 Gusht 2020, 14:59Politika TEMA

Në një letër dërguar presidentit të Bjellorusisë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së dhe ministrja e Jashte e Suedisë, Ann Linde shkruajnë se si kryetarë të tanishëm dhe të ardhshëm të Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, janë duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi.

“Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë të Shërbimit për Bjellorusinë, në mënyrë që të dëgjojmë pikëpamjet në lidhje me situatën dhe të kemi një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i çmuar i organizatës sonë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, shkruhet në letër.

Dy ditë më parë, saktësisht më 21 gusht ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, sa i takon krizës politike në bjellorusi. Në një njoftim të saj thuhet se, “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Ne njoftim thuhet se, Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas. Po kështu, ambasada ruse në Tiranë shkruan se palët rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas./TCh

16 komente në “Letra/ Rama i shkruan Lukashenkos: Bjellorusia shtet i çmuar për OSBE-në, po ndjekim me shqetësim zhvillimet. Gati oferta jonë”

  1. Kim été says:

    Shpresojm që dhe Rama të fitoj vitin tjetër me të njëjtën përqindje.

  2. Vlora 9 says:

    O Edvin! Lukashenkos ja bejne sic desh ta bente ty Luli o trap. Dhe ti e di shume mire por hipokrizia dhe servilizmi te ka mbuluar o katran.

  3. monda says:

    Kur ka ngel OSBE ne doren tende i marrte muti shalet europes ashtu si ja ka marre Shqiperise.

  4. !! says:

    E ve me bast se Europa ka aprovuar propozimin e Rames per ti ngritur nervat Lukashenkos, per ta zvogluar ate.

  5. tironsi says:

    e nderove ne shqiperi ti por duhet te zgjidhesh problemet e biellorusise… ty te mar koka ere o pictor i deshtuar , se politikane nuk ke qene dhe nuk do te jesh asnje here ,,

  6. Viron Xhavara says:

    Tronditese.Mafia shqiptare qe shqyen dhe shqep popullin e vet per dite prej nje kohe te gjate,ku duket shume paster me ze dhe me figure ,drejton OSBE,me duket se Europa ka mare rokullimen,sepse eshte e pa mundur qe mafia shqiptare te mos kete suport prej saje.

  7. Luca says:

    E turpshme!
    Ky njeri i pamoral,hajdut profesionist ,tradhetar i vlerave te kombit te vet, i korruptuar si askush tjeter dhe shkatrrues i cdo vlere demokratike, na dashka ti
    mesoje leksionet e demakracise Bjellorusise!
    Kesaj i thone degjenerim total.Po si eshte e mundur nje imoral t’jap leksione morali te tjerve?!!

  8. Zigur Qarri says:

    Qente lehin, Rama vazhdon vazhdimin.

  9. Ledio says:

    Nuk dua te komentoj asnje gje me shume , thjesht me behet qejfi ( sinqerisht) qe nuk po flet njeri nje llafe te mire per kete legen/hajdut. Ky edhe OSBE thjesht genjejne veten. Do zgjidhi Rama/OSBE problemet e Bjellorusise mu ne dere te Moskes pa lejen e Putinit? Ju ka ikur truri ketyre.

  10. Virusi says:

    Mjer ju o komentues! Qe me dhembe te rene e goje te shkumuar, sy te zgurdulluar e mendje te cartur i versuleni tastieres dhe shkruani e cfare nuk shkruni kunder Rames. Vetem per te nxjerr helmin qe po ju mbyt. Po aty do e keni dhe per disa vjet. Ashtu shtatlarte e te perkushtuar, duke ndryshuar cdo dite futyren e nhe lagje apo qyteti, duke e bere kete vend me evropian e me te denje per te jetuar. Natyrisht kjo vlen per ata qe marin vesh nga qytetrimi, jo per te rriturit mes bajgave. Hec gjigand!

  11. Shenjestra says:

    Te gjithe keta qe komentojn kundra Edi Rames jane anormal.Eshte nder i madh qe nje kryeminister shqipetar drejteon OSBE.Por ju aq tru kini dhe aq dini te flisni.Ne radge te pare eshte nder per shqiperin o tutkuna.

  12. Predatori says:

    Letrën ja ka shkruar Gjiknuri me Vangjush Dakon dhe Habilajt.

  13. turi says:

    O ALBANEZER,flet ne emer te OSBE ai jo si KM Shqiptare.

  14. Arber says:

    Vertet e padrejte!
    Me Lukashenkon duhet te merret nje demokrat i madh si saleh-qen-berisha, pasi do ti tregonte pervojen e vet të zgjedhjeve të 1996-ës, pervojen e luftes se shtetit ndaj jugut më 1997, 14 shtatorin e 1998-ës, Gerdecin, etj.
    Sa inat me vjen! Te shkoje ky Rama, që salehi im demokrat e tolerant, e ka rrahur paq si shume te tjere…

  15. Shqiptari says:

    03Pershendetje, Ne Shqiperi ka halle e probleme madhore, sikur jane mireqenia e popullit, shendetsia, kryesorja fillimi i vitit te ri shkollor, dhe nuk e kuptoj per cfare arsye te gjitha mediat i mbushin lajmet me Bjellorusine. Jetoj prej disa vitesh ne perendim , dhe kur kontaktoj me njerez te ndryshem, kuptohet jo Shqiptare, nje pjese e mire e tyre nuk kane informacion se ku ndodhet Shqiperia, dhe rreth zhvillimit te vendit tone. Sipas ketyre njerezve per here te pare per Shqiptaret kane degjuar e mesuar ne vitet 1998-1999, kur serbet masakronin Shqiptaret ne Kosove .
    Nuk e kuptoj ka dy jave lajmet mbushen vetem me Bjellorusine, qe edhe si pozite gjeografike nuk ka lidhje fare me neve, jo me qe te kemi marrdhenie te ngushta ekonomoke.
    E vetmja marrdhenie eshte ne mendjen e kesaj qeverie, qe nxjerr ministrin me tufe me lule per te pritur vizitoret apo turistet si doni ti quani, qe kishin ardhur me avion ne Rinas.
    Edhe mediat pa perjashtim i bejne ”iso ” qeveria.
    Nuk po zgjatem me, se ndjej neveri per keto forca politike qe drejtojne vendin dhe ato qe duan te marrin pushtetin…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje